Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të obligohen me një marrëveshje të përbashkët për përpjekjet e përbashkëta për të luftuar evazionin fiskal në të tri vendet. Kështu thuhet në tekstin e Memorandumit të mirëkuptimit, në të cilin Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje dhe të cilin përfaqësuesit e tre vendeve duhet ta nënshkruajnë në qytetin maqedonas të Ohrit, në takimin e nismës “Ballkani i Hapur”, të planifikuar për të mërkurën, më 8 qershor. Krahas kësaj, në Ohër do të nënshkruhet edhe marrëveshje për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, si dhe memorandume për bashkëpunim kulturor dhe në fushën e turizmit. Në asnjërën prej katër dokumenteve të planifikuara ...
Komentet te Kosova refuzoi të marrë pjesë, çfarë pritet të ndodhë në Samitin e Ohrit? Janë të Mbyllura
Admin
Admin Posts
Moti në ditët e fundjavës në Kosovë pritet të jetë stabil, me diell dhe i nxehtë, raporton Gazeta Sinjali. Sipas Prishtina Weather, orëve të pasdites mund të ketë edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima, ndërsa nga java e ardhshme parashihet destabilizim i motit. Temperaturat pësojnë rënie, e do ketë më shumë vranësira me zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende sjellin reshje më të shumta, e në vende lokale edhe breshër. Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira përgjatë fundjave, megjithëse kohë pas kohe, vlerat e çastit të grimcave të materies shënojnë rritje e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta. 4.06 – ...
Komentet te Ky është parashikimi i motit për fundjavë dhe ditët në vijim Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:15 në fshatin Qifllak të komunës së Rahovecit, ku një i ri ka humbur jetën në vendin e tij të punës pasi ka rënë në bunkerin e seperacionit të rërës, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se viktima është Jetmir Krasniqi, 27-vjeçar. Intervenimi i ekipit mjekësor ishte i menjëhershëm të cilët kanë bërë të ditur se pasi dolën në vendin e ngjarjes, 27-vjeçari ishte ende gjallë, por që i njëjti ka ndërruar jetë pasi u dërgua në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ky është 27-vjeçari që humbi jetën në vendin e tij të punës në Rahovec Janë të Mbyllura
Ndiqni më posht intervistë me Liburn Aliun në kanalin T7 në youtube. https://www.youtube.com/watch?v=_lOhIN8dHhE ...
Komentet te Intervistë ekskluzive me Ministrin Liburn Aliu/ Pressing LIVE Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka kapur 90 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe ka arrestuar dy persona lidhur me rastin, raporton Gazeta Sinjali. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Sveçla ka thënë se s’do bëhet asnjë kompromis për asnjë individ dhe do të shkatërrohet çdo grup i organizuar kriminal të cilët po trafikojnë apo po kultivojnë drogë në Kosovë. Postimi i plotë: Të dashur qytetarë, Sapo u zbuluan mbi 90 kg drogë e llojit marihuanë dhe u arrestuan dy persona. Shqetësimi juaj për përhapjen e përdorimit të llojeve të ndryshme të drogave, sidomos nga ...
Komentet te Policia e Kosovës në aksion/ Kapen mbi 90 kilogramë drogë dhe arrestohen dy persona Janë të Mbyllura
Veteranët e Luftës kanë organizuar protestë kundër Qeverisë Kurti, për ditën e hënë, shkruan Gazeta Metro. Këtë e bëri të ditur sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku me anë të një postimi në Facebook. Ai tha se protesta po organizohet për shkak se pushteti i VV-së po do t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale. “Meqenëse të hënën me datë 06.06.2022 në ora 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heqë veteranët e luftës ...
Komentet te Pakënaqësi e madhe ndaj Qeverisë Kurti: Veteranët thërrasin protestë për ditën e hënë Janë të Mbyllura
Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin financiar të Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të ditur se një zyrtare e kësaj Ministrie gjatë periudhës sa kishte qenë në pushim të lehonisë ishte paguar plotë 3 mijë 811 euro nga buxheti i shtetit. Ani pse, Ministria është dashur të paguan vetëm 1 mijë e 980 euro, ku nga ky dikaster tashmë zyrtarja ka përfituar 1 mijë e 831 euro më shumë. Ministria nuk i kishte bërë fare ndalesat e pushimit të lehonisë, ndalesën e shujtës dhe shtesës për COVID-19. Në raportin e auditorit thuhet se: “Në një rast kemi identifikuar se Ministria kishte bërë kompensim në shumën totale të pagës bazë duke ...
Komentet te Zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë, u pagua rreth 2 mijë euro më shumë për pushimin e lehonisë Janë të Mbyllura
Avokati i njohur Xhevdet Smakiqi ka ironizuar me Blerim Sallahun lidhje me deklaratën e tij për vaj shkruan Dielli.info Sot takova Abit Haziraj nga Llausha e Skenderajit, qe e la Zvicrren në vitin 1998 dhe ishte komando i UÇK-së, patriot dhe hero i gjallë, qe luftoi për te i’a sjellur lirinë Blerim Sallahut dhe tipave si ai qe “Shpejtësia e tutes nga armiku i’u shperndahej në barkë e kokë si Zejtini në Tepësi” Abit Haziraj tash në pension dhe një trim i rrallë qe kurrë ky shtet i Kosovës nuk ua kthenë borxhin e respektin. Ju kujtojmë se Sallahu në një deklaratë për media kishte krahasuar punën e Ministrisë së ...
Komentet te Avokati i njohur Smakiqi ironizon me Blerim Sallahun. “Kur luftonte Abit Haziraj friga juaj u shpërndante në bark” Janë të Mbyllura
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka mbajtur një konferencë për media, lidhur me tenderët njëburimor nga Ministria e Infrastrukturës, e cila drejtohet nga ministri Liburn Aliu. Sipas deputetes Hoxha, Ministria e cila drejtohet nga ministri Aliu, brenda një viti ka lidhur 42 kontrata për punë shtesë, për të cilat nuk është zhvilluar procedura e prokurimit, shkruan Gazeta Sinjali. ”Me 18 prill të këtij viti, përmes një konference të ngjashme për shtyp, ju kemi adresuar mediave dhe qytetarëve, për të ngritur shqetësimet tona të bazuara rreth keqpërdorimit të pushtetit në Ministrinë e Infrastrukturës, duke prezantuar fakte e dëshmi për atë që ne e konsiderojmë si një ndër ...
Komentet te PDK: Të hetohet keqpërdorimi i 9 milionëve për 42 kontrata njëburimore, ministri të dorëhiqet Janë të Mbyllura
Logoja e VV’së është vizatuar me lule në një park të Podujevës, komunë kjo që qeveriset nga Shpejtim Bulliqi. Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe LDK’ja në Podujevë, ku ka akuzuar direkt pushtetin për promovim të logos së organizatës politike. Ndaj këtij politizimi të parqeve të pakta të Podujevës ka reaguar edhe asamblisti i LDK’së, Ekrem Rrahmani. “E pabesueshme eshte deri ku mundet me shku budallakia e njerzve. Dikush duhet me dhene llogari qysh komuna e Podujeves, taksat e qytetareve, projektet e komunes po perdoren per promovim te partise!”, ka shkruar ai. Në fotot e publikuara tashëm, vërehen lule të mbjella në formë të shkronjave VV. /Gazetametro/ ...
Komentet te Edhe këtë e bën Shpejtim Bulliqi: Mbjell lule në parkun e komunës, duke e bërë logon e VV’së Janë të Mbyllura