Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë (MSH), duke thënë se do të ishte padrejtësi nëse kjo e fundit nuk ua vazhdon kontratat mjekëve, infermierëve, laborantëve dhe stafit mbështetës, të cilët janë përballur me pandeminë COVID-19, shkruan Gazeta Metro. Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj, ka thënë se Kosova nuk e ka as gjendjen e as luksin të largojë 1.271 zyrtarë nga sistemi shëndetësor. “Kosova nuk e ka as gjendjen e as luksin të largojë 1.271 zyrtarë nga sistemi shëndetësor! Largimi i kuadrit më besnik dhe më të mirë që u përball me pandeminë, do të ishte padrejtësi. Për fat të ...
Komentet te Zemaj: 1 mijë e 271 profesionistë shëndetësor rrezikojnë të mbesin pa punë ditëve në vijim Janë të Mbyllura
Admin
Admin Posts
Meqenëse të hënën e 6 qershorit do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale, u vendos që të protestohet. Kështu deklaroi u.d. i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku gjatë një konference të sotme për media. Protesta është thirrur për të hënën në ora 11:00, orë kur nis seanca e Kuvendit, pikërisht para objektit të Kuvenidt të Kosovës. “Ne si organizata të dala nga lufta duke e pa qe Qeveria e Kosovës përmes ...
Komentet te Paralajmërojnë veteranët: Nëse eskalon protesta, përgjegjësia bie mbi Kurtin Janë të Mbyllura
Nga 6 deri më 9 qershor, do të organizohet Java e Krenarisë 2022 në Kosovë, ka njoftuar grupi organizativ i “Prishtina Ride”. Edicioni i gjashtë i Javës së Krenarisë do të vijë me sloganin “Edhe n’shtet, edhe n’shpi”. Në këto ditë, sipas njoftimit, përmes diskutimeve, ekspozitave artistike, aksioneve rrugore, festave e protestave, do të bëhen bashkë personat queer dhe aleatët “për të treguar se janë qytetarë të këtij shteti e pjesë e çdo familjeje kosovare”. Sipas organizatorëve, slogani pasqyron praninë dhe ekzistencën e mohuar të personave LGBTQI+ si në shtet, edhe në familje. “Në një vend ku shoqëria dhe familja në thelb janë heteronormative dhe patriarkale, është detyrë e shtetit ...
Komentet te “Edhe n’shtet, edhe n’shpi”, të hënën fillon “Java e Krenarisë” në Kosovë Janë të Mbyllura
Arbenita Ismajli shquhet si një nder femrat më të bukura shqiptare. Me një trup dhe një bukuri të jashtëzakonshme, Ismjali, merr vëmendje me çdo paraqitje, shkruan InfoKosova. Së fundi Arbanita ka postuar një fotografi për fansat e saj. E veshur me xhinse të ngushta, Arbanita thjesht dukej mahnitëse./InfoKosova/ Shiko foton: ...
Komentet te Me farmerkat e ngushtë, Arbenita shfaq të pasmet bombastike Janë të Mbyllura
Kryetari i Këshillit rajonal për të Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Halit Barani njihet si njeriu përplot dëshmi për krimet që kanë ndodhur nga paramilitarët serbë në Kosovë. Barani i cili kishte qenë edhe vet ushtar i UÇK-së, ishte njeriu që me fakte e kishte gozhduar kriminelin, kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq gjatë gjykimit në Hagë. E në një intervistë të dhënë së fundi, e cila ka filluar të shpërndahet në rrjetet sociale, Halit Barani ka folur për formimin e celulave të para të UÇK-së në Mitrovicë. “Më 1998 e kam formua togun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kodër të Baranëve Ylli ...
Komentet te Halit Barani zbulon detajet: Xhevat Isufin e kanë vra shqiptarët Janë të Mbyllura
Një rast i dyshimtë me Linë e Majmunit është në Kosovë, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) kanë njoftuar se po bëhet mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe rasteve të tij të kontaktit, shkruan Gazeta Metro. MSH njofton se pacienti 69 vjeçar për momentin është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK, ndërsa gjendja e tij është stabile. “Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, më datë 03 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit. Është i hospitalizuar në Klinikën ...
Komentet te Një rast i dyshimtë me Lijën e Majmunit në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë jep detajet Janë të Mbyllura
Mëngjesin e sotëm në fabrikën e llaqeve ‘Extra’ në komunën e Vushtrrisë ka shpërthyer një zjarr, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar, raporton Gazeta Sinjali. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, me ç’rast zjarri është fikur. Nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan zjarrin. Ndërkohë burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se si pasojë e lëndimeve, dy punëtorët janë dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë, por që të njëjtit janë udhëzuar që të transferohen në Qendrën Klinike Universitare të ...
Komentet te Shpërthen zjarri në fabrikën e prodhimit të llaqeve në Vushtrri, lëndohen dy punëtorë Janë të Mbyllura
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur dje në Gjakovë. Policia bën të ditur se ka arrestuar babë e bir pasi që të njëjtit janë përleshur mes vete. Në momentin e përleshjes, ata dyshohet se ishin në gjendje të dehur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Veriu/ ...
Komentet te Dehen babë e bir, më pas “kërcet” dajaku mes njëri tjetrit Janë të Mbyllura
Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, tash e ca kohë i ka dhënë fund lidhjes së saj me futbollistin Keith Groeneveld. Adriana, e cila ishte “gozhduar” për lidhjen e saj me një djalë shumë më të ri në moshë, ka kaluar momente të bukura me Keith, të cilat edhe i ndante kohë pas kohe në rrjete sociale. Aktorja së fundmi ka folur edhe për arsyen e ndarjes nga futbollisti. Ajo ka deklaruar se Keith dëshironte të krijonte familje dhe të kishte fëmijë. “Keith ka dashur shumë të krijojë familje. Unë nuk kam qenë ai personi që kam dashtë me pasë edhe një fëmijë tjetër. Keith ka qënë shumë më i ri ...
Komentet te Adriana Matoshi tregon arsyen e ndarjes nga Keith Janë të Mbyllura
Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur sërish beteja e avokatëve të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare për t’i nxjerrë në liri krerët e UÇK-së deri në nisjen e gjykimit. Kësisoj, Ben Emmerson, avokat i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka dërguar në Gjykatë parashtresat në shenjë kundërpërgjigje ndaj argumenteve të Prokurorisë e cila po tenton t’i mbajë ende prapa grilave udhëheqësit e luftës. Në këto parashtresa, Emmerson i është përgjigjur Prokurorisë e cila ka marrë si referencë periudhën e gjykimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në Tribunale Ndërkombëtare, periudhë kjo që sipas prokurorit të specializuar ishte “fatale” për dëshmitarët. Në këtë aspekt kundërargumenton Emmerson, duke cituar Zëdhënësen e atëhershme ...
Komentet te Avokati i Veselit: Nazim Bllaca s’ka qenë kurr në SHIK, ai ishte pjesë e inteligjencës serbe Janë të Mbyllura