Archives by: Admin

Admin

About the author

Admin Posts

Paralajmëron Banka Botërore: Shqipëria do të goditet nga kriza e çmimeve të drithërave dhe energjisë!

Lajme
Lufta në Ukrainë do të frenojë rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë në Shqipëri, për shkak se çmimet e larta do të ulin konsumin dhe do të rrisin kostot për bizneset, vlerësoi Banka Botërore në raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, “Manovrim mes krizash” që u publikua të mërkurën. Banka parashikon se sipas skenarit bazë, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në 3.2 për qind në vitin 2022. Kjo mbështetet në supozimin se faza më kritike e krizës do të arrijë të zbutet në tremujorin e dytë të 2022, edhe nëse efektet e sanksioneve vazhdojnë gjatë gjithë vitit 2022, madje edhe në vitin 2023. Megjithatë, kriza në Ukrainë, në rast ...
Komentet te Paralajmëron Banka Botërore: Shqipëria do të goditet nga kriza e çmimeve të drithërave dhe energjisë! Janë të Mbyllura

Arrestimet e reja nga Specialja? Flasin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar

Lajme
Ndaj ish-krerëve të UÇK-së që aktualisht po mbahen në Hagë, ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimi, është zgjeruar aktakuza. Si rrjedhojë e kësaj në media është raportuar se nga ky shtim i aktakuzës në të janë përfshirë edhe 13 pjesëtarë të UÇK-së. Ky grup, përveç përgjegjësive komanduese, akuzohet edhe për akuza specifike që pretendohet të jenë kryer gjatë dhe pas luftës, shkruan FrontOnline. Në atë që kanë raportuar mediat thuhet se ky grup, përveç përgjegjësive komanduese, akuzohet edhe për akuza specifike të cilat pretendohet të jenë kryer gjatë dhe pas luftës. E, si shkas i kësaj brenda pak ...
Komentet te Arrestimet e reja nga Specialja? Flasin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar Janë të Mbyllura

Specialja merr një vendim për Pjetër Shalën

Lajme
Gjykata Speciale merr një vendim për Pjetër Shalën. Gjykatësi paraprak, Nicolas Guillou, ka marrë vendim, me anë të së cilit, ia ka vazhduar masën e paraburgimit Pjetër Shalës, i cili po akuzohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për krime lufte. Sipas vendimit të gjyqtarit paraprak, ai ka rënë në konkludim se rreziqet që Shala mund të arratiset, pengoj ecurinë e procedurave të dhomave të Specializuara ose rreziku i kryerjes së krimeve të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që i dhanë dëshmi Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe/ose do të paraqiten para Dhomave të Specializuara, vazhdojnë të ekzistojnë. Shala u arrestua më ...
Komentet te Specialja merr një vendim për Pjetër Shalën Janë të Mbyllura

Kapet hajni i marketeve në Prishtinë

Lajme
Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në tri markete në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) në fillim të muajit prill kishte kryer vjedhje në marketin ‘QTA’, ndërsa 10 ditë më vonë dyshohet se ka kryer vjedhjen e dytë në marketin’ Viva Fresh’. Por ai nuk u ndal me kaq, pasi që dyshohet se 6 ditë më vonë kreu vjedhje të rëndë në një pikë tjetër të ‘Viva Fresh-it’. Sipas burimeve, pas një pune hetimore, është arritur që 27-vjeçari të identifikohet dhe të arrestohet. I ...
Komentet te Kapet hajni i marketeve në Prishtinë Janë të Mbyllura

E pabesueshme, por kjo patate është më e shtrenjta në botë – 1 kg kushton 500 euro

Kuriozitete
Patatja më e shtrenjtë në botë, e rritur në Île de Noirmoutier, një ishull në Gjirin e Biscay të Spanjës është Le Bonnotte. Këto patate të rralla rriten në tokë ranore që thith aromën e oqeanit. Hapësira e tokës në të cilën rriten patatet është e kufizuar në më pak se 50 metra katrorë. Bonnot-et e brishta dhe delikate mblidhen ekskluzivisht me dorë, një nga një, vetëm gjatë një jave në vit, gjë që shpjegon çmimin e lartë prej 500 euro për kilogram. Këto patate nuk duhet të qërohen, pasi lëkura thith të gjitha aromat dhe shijet e tokës dhe ujin e detit aty pranë. Mund të përdoren për përgatitjen ...
Komentet te E pabesueshme, por kjo patate është më e shtrenjta në botë – 1 kg kushton 500 euro Janë të Mbyllura

Informacion sekret: Dy orë bisedë telefonike, ja çfarë foli Putini me Makronin

Lajme
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emanuel Makron zhvilluan ditën e sotme një bisedë telefonike që zgjati rreth dy orë, njofton presidenca e Parisit. Sipas Kremlinit, Putini informoi presidentin francez për të rejat më të fundit në lidhje me “operacionin special rus për të mbrojtur Donbasin”, siç e karakterizon Kremlini pushtimin rus të Ukrainës. Dy homologët folën gjithashtu për evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut Azvostav në Mariupol. Sipas medieve ruse thuhet se Putini ka deklaruar se Moksa është gati për dialog me Kievin , pavarësisht “pa përgatitjeve” të nga ana e autoriteteve të Kievit. Kujtojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur vazhdimisht i hapur ...
Komentet te Informacion sekret: Dy orë bisedë telefonike, ja çfarë foli Putini me Makronin Janë të Mbyllura

KAMERA E FSHEHTË/ “O ta hëngsha pi****”, një tjetër pedofil bie në rrjetën e “Piranjave”

Lajme Video
Pedofilia është një fenomen që është bërë gangrenë në shoqërinë shqiptare, ku meshkuj në moshë ngacmojnë seksualisht vajzat minorene, ku jo në pak raste edhe abuzojnë seksualisht me to. Ashtu si një javë më parë edhe këtë të martë “Piranjat” nën drejtimin e Florian Binajt dhe Arilena Arës, dhe punës së jashtëzakonshme të stafit kanë denoncuar një tjetër rast pedofilie. Këtë herë pedofili nuk e kishte më emrin Fazli, si ai mësuesi nga Kosova që tashmë është në burg, por Kristiani nga Lezha, i cili edhe ky ra në kurthin e “Kejsit” të Piranjave, mbas së cilës qëndron një superagjentja Aida Topalli. Njësoj si dhe në rastin e parë edhe ...
Komentet te KAMERA E FSHEHTË/ “O ta hëngsha pi****”, një tjetër pedofil bie në rrjetën e “Piranjave” Janë të Mbyllura

Gruaja dhe 7 vjeçari që vdiqën në aksident nuk ishin nënë e bir – dyshime se njëri shofer po pinte alkool teksa voziste

Lajme
Familjarët e tashmë të ndjerës Hana Aliu-Gucati u mblodhën për t’ia dhënë lamtumirën e fundit 37 vjeçares në varrezat e fshatit Morinë të Skenderajt. Vdekja e saj e papritur në aksidentin fatal që ndodhi të hënën në Gllobar të Drenasit bënë që edhe dhimbja të jetë më e madhe. Rruga që kishte marrë familja Gucati për të uruar familjarët për festën e Bajramit përfundoi tragjikisht. E me pamje të tilla ishte përballur kunati i së ndjerës Qerim Gucati. Gucati ka demantuar edhe lajmet që kanë qarkulluar gjatë ditës se dy viktimat ishin nënë e bir. Në anën tjetër familja Mehaj, që humbën djalin e tyre 7 vjeçar A.M, ende nuk ...
Komentet te Gruaja dhe 7 vjeçari që vdiqën në aksident nuk ishin nënë e bir – dyshime se njëri shofer po pinte alkool teksa voziste Janë të Mbyllura

Njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim, nuk lejohet që të futen në rezonancë magnetike

Shëndetësi
Ekografia muskuloskeletale ekzaminon strukturat e buta të sistemit muskuloskeletal (muskujt, tendinat, ligamentet ) dhe tregon për sëmundjet traumatike, dhimbjet e kyçeve, ënjtjen e muskujve / tendinave dhe sëmundjet sistemike degjenerative që prekin sistemin muskulor. Dr. Behar Toçilla, radiolog, ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, tregoi më shumë rreth kësaj metode. Ai tha se kjo metodë përdor valë zanore me frekuencë të lartë për të prodhuar imazhe të strukturave të brendshme të trupit. “Përdoret për traumat. Një sportist mund të bëjë një tërheqje muskulare dhe ekografia është e saktë, praktike dhe e shpejtë. Nëse ka një traumë, duhet të orientohet për një ekografi. Jo gjithmonë pacienti duhet të bëjë ...
Komentet te Njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim, nuk lejohet që të futen në rezonancë magnetike Janë të Mbyllura

Pal Lekaj deklarohet i pafajshëm për 53 milionët

Lajme
Pal Lekaj dhe të tjerët janë deklaruar të pafajshëm në rastin e “53 milionë eurove”. Të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm sot gjatë seancës fillestare e cila po mbahet në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gjykata Themelore në Prishtinë Në këtë rast akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri. Më 20 prill ishte mbajtur seanca fillestare në rastin e 53 milionëshit, por që ishte ndërprerë pasi ish ministri Pal Lekaj kishte deklaruar se nuk është pajisur me aktakuzë. Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shkurt 2021, ngriti aktakuzë ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës dhe Nebih Shatrit. Ndërsa, ...
Komentet te Pal Lekaj deklarohet i pafajshëm për 53 milionët Janë të Mbyllura