Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

DY RASTE TË FALSIFIKIMIT TË KARTËMONEDHËS 500 EURO

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar dy raste të falsifikimit të kartëmonedhës 500 euro, shkruan Gazeta Express. Rasti i parë është raportuar në Fushë Kosovë. Atje është raportuar se një bankë ka pranuar një kartëmonedhë 500 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. “Fushë Kosovë 11.11.2021 – 20:50. Me 19.11.2021 nga një bankë është raportuar se kanë pranuar një monedhë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. Rasti i dytë vjen është raportuar në Prizren. Edhe në Prizren banka ka raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë ...
Komentet te DY RASTE TË FALSIFIKIMIT TË KARTËMONEDHËS 500 EURO Janë të Mbyllura

USHQIMET QË LEHTËSOJNË ANKTHIN

Lifestyle
Çdo ditë përllogaritet se ne marrim rreth 300 vendime që lidhen me ushqimin. Mund të zgjedhim ushqime që na ndihmojnë, por gabimisht dhe mund të hamë ushqime që na shtojnë inflamacionin apo na krijojnë shqetësime   Një dietologe amerikane sugjeron ushqimet që sipas saj lehtësojnë ankthin.  Në librin e saj më të ri “Dieta anti-ankth”, ekspertja e dietologjisë amerikane Ali Miller thotë se mund të kurosh trurin me ushqim. “Ushqimet që hamë – thotë ajo – ndikojnë pozitivisht ose negativisht në kiminë cerebrale. Mund të rregullojnë humorin, emocionet dhe sinjalet që i dërgohen trurit”. Ndaj në periudha stresi kemi prirjen të hamë më shumë dhe ta teprojmë me të ëmblat ...
Komentet te USHQIMET QË LEHTËSOJNË ANKTHIN Janë të Mbyllura

BISLIMI TREGON SE JANË PARAQITUR AFATET PËR MARRËVESHJE FINALE ME SERBINË

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi me një marrëveshje gjithpërfshirëse do të përfundojë brenda një afati të caktuar, që sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi përputhet me mandatin e kryeministrit, Albin Kurti.   Bislimi tha se afatet kohore për arritje të marrëveshjes janë paraqitur, por ai nuk dha një datë të saktë. “Afatet kohore faktikisht janë paraqit, por kanë të bëjnë me njëfarë koincidence që edhe mandati i z.Kurti, edhe i z.Biden edhe i z.Borrell përputhen”, tha Bislimi. Bislimi theksoi se megjithatë, për Kosovën është shumë me rëndësi që marrëveshja të jetë e mirë. Ai u zotua se nuk do të nënshkruajnë marrëveshje e cila do të jetë në dëm të qytetarëve të Kosovës. ...
Komentet te BISLIMI TREGON SE JANË PARAQITUR AFATET PËR MARRËVESHJE FINALE ME SERBINË Janë të Mbyllura

MEDIUMI SPANJOLL: SPANJA PO E PËRGATIT KTHESËN HISTORIKE KARSHI KOSOVËS

Lajme
Qeveria e Pedro Sanchezit po përgatitet për një kthesë historike sa i përket qëndrimit të Spanjës për Kosovën. Qeveria spanjolle pritet ta njoh de fakto shtetin e Kosovës.   Burime diplomatike për gazetën spanjolle, “The Objective” thonë se fillimisht mund të hapet një zyre tregtare apo kulturore në Prishtinë, siç ndodhi gjatë regjimit të Frankos me BRSS-në dhe vendet e tjera komuniste, pa nënkuptuar njohjen e plotë, por nga Zyra për Informim Diplomatik (OID) i kanë thënë gazetës se këto opsione nuk janë në tavolinë për momentin dhe se të tjera janë duke u studiuar. Sekretari i Shtetit për Bashkimin Evropian, Juan Gonzalez-Barba, e bëri të qartë këtë të premte në ...
Komentet te MEDIUMI SPANJOLL: SPANJA PO E PËRGATIT KTHESËN HISTORIKE KARSHI KOSOVËS Janë të Mbyllura

KONFIRMOHET AMBASADORI I RI I SHBA-SË NË KOSOVË

Lajme
Jeffrey Hovenier do të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë.   Emërimi i tij u konfirmua nga Senati amerikan. Hovenier është diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan, i cili ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. Muajin e kaluar, në një seancë dëgjimore para Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Hovenier ka thënë se, nëse konfirmohet në postin e ambasadorit, ai do ta ketë prioritet vazhdimin e mbështetjes amerikane për një Kosovë sovrane e demokratike. Ai po ashtu ka thënë se do ta inkurajojë Kosovën për konstruktivitet dhe fleksibilitet në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ...
Komentet te KONFIRMOHET AMBASADORI I RI I SHBA-SË NË KOSOVË Janë të Mbyllura

KQZ-JA SHPALL REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË RUNDIT TË DYTË PËR 20 KOMUNA

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të dytë zgjedhjeve të mbajtura më 14 nëntor për kryetarë të komunave, përveç për Komunën e Dragashit.   Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditura rezultatet finale si vijon: Gjakovë: Ardian Gjini (AAK) 55.97 % – Mimoza Kusari Lila (LVV) 44.03% Drenas: Ramiz  Lladrovci 54.16 (PDK) %  – Driton Ajazi  (Demokratët për Drenasin) 45.84 % Gjilan: Alban Hyseni (LVV) 51.10 %  – Lutfi Haziri (LDK) 48.90% Istog: Ilir Ferati (LDK) 56.16 % – Bekë Berisha (AAK) 43.84 % Kaçanik: Besim Ilazi (PDK) 53.91 % – Jeton Raka (LVV) 46.09 % Klinë: Zenun Elezaj (AAK) 55.16 % – Esat Raci (PDK) 44.84 % Fushë Kosovë: Burim Berisha (LDK) 65.45 % – Enver Bajqinca ...
Komentet te KQZ-JA SHPALL REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË RUNDIT TË DYTË PËR 20 KOMUNA Janë të Mbyllura

PSE DUHET TË SHTONI PAK KAKAO NË KAFE?

Kuzhina
Nëse i përkisni kategorisë që nuk e duron dot hidhësinë natyrale të kafesë së thjeshtë, mund ta ëmbëlsoni pak duke shtuar kakao. Jo vetëm për këtë arsye, por shtimi i kakaos mund të ofrojë një sërë përfitimesh shëndetësore. Pluhuri i kakaos në kafe përshpejton funksionet metabolike dhe t’ju ndihmojë të humbni peshë më shpejt.   Kakao përmban polifenole, antioksidantë natyralë që ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit dhe trajtimin e inflamacionit kronik, sipas revistës Phytotherapy Research. Së fundmi, polifenolet që gjenden në kakao, ndihmojnë në luftën kundër plakjes, ndërkohë që nxisin funksionimin e mirë të zemrës. Pra, nëse ideja për të hedhur kakao në kafe nuk ju dukej mjaft tërheqëse, tani ...
Komentet te PSE DUHET TË SHTONI PAK KAKAO NË KAFE? Janë të Mbyllura

GJUMI I DOBËT RRIT STRESIN ME 30%

Lifestyle
Një seri problemesh të lidhura me gjumin me cilësi të dobët mund të rrisë për një të tretën nivelin e stresit emocional, tregon një studim i ri nga shkencëtarët në Berkeley me bazë në Kaliforni.   Kohët e fundit ata bënë një studim për të zbuluar se si gjumi i dobët dhe i dobët mund të ndikojë në gjendjen mendore të një personi. Pothuajse 330 njerëz midis moshës 18 dhe 50-vjeç u ekzaminuan gjatë studimit, dhe rezultatet u botuan në revistën profesionale ‘Nature Human Behaviour’. Në pjesën e parë të studimit, shkencëtarët përdorën MRI dhe polisomnografinë (studimin e gjumit) për të matur valët e trurit në 18 të rritur, ndërsa ...
Komentet te GJUMI I DOBËT RRIT STRESIN ME 30% Janë të Mbyllura

MË 26 NËNTOR MBAHET MBLEDHJA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË KOSOVËS DHE ASAJ TË SHQIPËRISË

Lajme Shqipëri
Më 26 nëntor do të mbahet mbledhja e ardhshme mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë. Kjo u bë e ditur në një njoftim të Qeverisë ku thuhet se kjo është mbledhja e shtatë. “Në këtë takim të sotëm, që u mbajt një javë para mbledhjes së shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet me 26 nëntor, u bisedua edhe për marrëveshjet e deritanishme në mes dy vendeve tona dhe ato potenciale të reja në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Telegrafi/   ...
Komentet te MË 26 NËNTOR MBAHET MBLEDHJA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË KOSOVËS DHE ASAJ TË SHQIPËRISË Janë të Mbyllura

KOSOVA PRET E PËRCJELL MIGRANTË

Lajme
Palestinezi Mohamad Al Tael, 26 vjeç, ka dhjetë muaj që është duke qëndruar në Kosovë, në kampin për azilkërkues në Magure. Ai ka udhëtuar për më shumë se tre muaj. Është nisur nga Turqia në Greqi, ka kaluar kohë në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe, në fund, është vendosur ilegalisht në Kosovë. Mohamadi thotë se planifikon të largohet edhe nga Kosova drejt një vendi, ku, sipas tij, mund të gjejë punë. “Plani im është që të dal jashtë, të filloj të gjej ndonjë punë, ndoshta të shoh sesi të bashkohem me familjen time nëse mundem”, thotë ai. Mohamadi ka gati katër vjet që është larguar nga vendlindja e tij në ...
Komentet te KOSOVA PRET E PËRCJELL MIGRANTË Janë të Mbyllura