Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama, lojën e basketbollit e paska pasion qysh nga fëmijëria. Kështu, të paktën i thanë Klan Kosovës arsimtarët që dikur i dhanë mësim Ramës në shkollën fillore “Hasan Prishtina”. “Ka qenë shumë nxënës i mirë në lëminë e basketbollit”, thotë një mësimdhënës. E ish-kujdestari i tij Nexhmi Avazi thotë se përveç në sport, ai ka qenë i zoti edhe në mësim dhe ka pasur sjellje shembullore. “Përparim Rama të gjitha klasët i ka kryer me nota pesëshe e sjellje shembullore…Ka pasur prirje në të gjitha lëndet mësimore, por matematikën e fizikën i ka dashur më së shumti”, deklaroi ish kujdestari i Përparimit. Ndërkaq, drejtoresha ...
Komentet te ÇFARË NXËNËSI ISHTE PËRPARIM RAMA? (VIDEO) Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka njoftuar se është duke përpiluar ankesa, lidhur me pretendimet se në ditën e mbajtjes së balotazhit, pra me 14 nëntorit, ka pasur presione ndaj votuesve dhe tendencë për ndryshimin e vullnetit qytetar në këtë komunë, Sipas LVV-së në Prizren, ka indikacione që në ditën e votimit, është devijuar vullneti qytetar në këtë komunë. “Shtabi ynë zgjedhor është në përpilim të ankesave, bazuar në ngjarjet që kanë ndodhur në ditën e votimit. Sipas dëshmive ka pasur presione ndaj votuesve në hyrjet e vendvotimeve, tendencë për ndryshimin e vullnetit qytetar në javën e fushatës përmes shpërndarjes së parave dhe të mirave materiale, por edhe kërcënime ndaj ...
Komentet te VETËVENDOSJE ANKOHET PËR REZULTATIN E ZGJEDHJEVE NË PRIZREN Janë të Mbyllura
Gazetari Ridvan Berisha i ka dalë në përkrahje deputetes së PDK-së, Blerta Deliu, pas deklaratës së saj dje në Kuvendin e Kosovës ndaj ministres Albulena Haxhiu, e më pastaj edhe u kritikua, shkruan Scanner. Berisha ka thënë se Blerta Deliu ka cung-trung t’fortë familjare nga ana e babës dhe e burrit. “Krejt ju për nder e dini se une i çmoje pa kanar vlerat e luftes, i respektoj me pietet edhe djemtë tane, atdhetare të pashoq, që ndodhen në burgun e Maqedonisë. Por ndonjehere bie nê kurthin e ndreqit”, shkruan Berisha. Sipas tij, Blerta është njëra prej deputeteve që përfaqeson shembullin me emancipues të një politikaneje të matur. Ndërkohë, ...
Komentet te RIDVAN BERISHA: NDALNI LINÇIMET NDAJ BLERTA DELIUT! Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Citaku ka thënë se qytetarët e Prizrenit kanë folur, vota e tyre është numëruar dhe rezultati si i tillë duhet pranuar. Çitaku ka shkruar në Facebook se është për keqardhje që Lëvizja Vetëvendosje po e refuzon vullnetin e qytetarëve. Postimi i plotë: ...
Komentet te ÇITAKU: PËR KEQARDHJE QË VV PO E REFUZON VULLNETIN E QYTETARËVE NË PRIZREN Janë të Mbyllura
KURTI: DO TË VOTOJA PËR BASHKIM ME SHQIPËRINË NËSE DO TË ORGANIZOHEJ REFERENDUM DEMOKRATIK E PAQËSOR
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në një intervistë me zë për revistën online “Monocle”ka folur për dialogun me Serbinë, referendumin e mundshëm për bashkim me Shqipërinë dhe gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Kurti tha se në të ardhmen do të votonte për bashkim me Shqipërinë vetëm nëse do të kishte një referendum paqësor dhe demokratik, shkruan Gazeta Express. “Në të ardhmen nëse do të prezentohej si një referendum demokratik në mënyrë paqësore do të votoja pro, por e përsëris prap, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”, ka thënë Kurti kur është pyetur prerazi se si do të votonte në një referendum për bashkim me ...
Komentet te KURTI: DO TË VOTOJA PËR BASHKIM ME SHQIPËRINË NËSE DO TË ORGANIZOHEJ REFERENDUM DEMOKRATIK E PAQËSOR Janë të Mbyllura
Pas vendimit të PZAP-së për të anuluar votat e Komunës së Dragashit, LDK ka dërguar sot në Gjykatën Supreme ankesë kundër këtij vendimi. “PZAP dje morri vendim të paprecedentë në sistemin zgjedhor të Kosovës, tre gjyqtarë të PZAP-së kanë anuluar të gjitha votat e mërgatës, pa kontaktuar, pa verifikuar e pa kërkuar të vërtetën në Dragash”, deklaroi në një konferencë për media zëdhënësja e LDK-së Sibel Halimi. Ajo thotë se të njëjtat vota ishin certifikuar dhe marrë parasysh në raundin e parë të zgjedhjeve, përcjell Telegrafi. “Ato vota ishin verifikuar hapur, numëruar e pranuar sit ë rregullta nga KQZ edhe në raundin e dytë. Kjo është një përpjekje antidemokratike për ...
Komentet te PAS VENDIMIT TË PZAP-IT PËR ANULIM TË VOTAVE TË DIASPORËS PËR DRAGASHIN, LDK ANKOHET NË SUPREME Janë të Mbyllura
Një gjarpër i madh është kapur në tavanin e një shtëpie në Tajlandë, pasi zvarraniku i rrezikshëm kishte ngrënë macen e një familjeje. Kjo vërehej edhe në trupin e gjarprit, që në një pjesë ishte më i trashë. Gjarpri gjigant u gjet mbi një shtresë të tavanit, pasi macja e familjes u zhduk nga vendbanimi Nakhon Sawan në Tajlandë, shkruan Metro UK, transmeton Gazeta Express. Një anëtar i familjes telefonoi një grup të shpëtimtarëvve vullnetarë, pasi e vërejti gjarprin përmes një vrime. Një vullnetar u mundua që ta tërhiqte gjarprin, por në atë çast shemben disa pjesë të shtresës së tavanit për shkak të peshës së madhe të gjarprit. Në ...
Komentet te MOMENTI KUR GJARPRI GJIGANT HIQET NGA TAVANI, PASI KISHTE NGRËNË MACEN E FAMILJES (VIDEO) Janë të Mbyllura
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në Rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 13:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti. /Telegrafi/ ...
Komentet te AKSIDENT NË PRISHTINË, LËNDOHEN DY PERSONA Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.022 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës. Deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.546 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.665. Në total numri i rasteve aktive është 352. Respektoni distancën! Mbani higjienën! __________________ ...
Komentet te RAPORTI DITORË I IKSHPK-SË Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, më 19.11.2021, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: I.O., I.B., S.N., M.M. dhe A.TH., për shkak të veprave penale “Fajdeja”, “Mashtrimi” dhe “Detyrimi”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, të pandehurit S.N., I.O dhe I.B., nga fundi i vitit 2013 deri në shtator 2015, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 343 të KPRK-së dhe “Detyrimi”, nga neni 340 të KPRK-së. Ndërsa, i pandehuri M.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 343 të KPRK-së, ...
Komentet te AKTAKUZË KUNDËR PESË PERSONAVE PËR FAJDE DETYRIM E MASHTRIM Janë të Mbyllura