Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

SHOQATA E GASTRONOMËVE: DISKRIMINIMI I KOMUNITETEVE ËSHTË I PADREJTË

Lajme
Dje, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bëri thirrje që të bojkotohen lokalet në të cilat nuk lejohet hyrja dhe shërbimi për personat e komuniteteve romë, egjiptianë dhe ashkalinj, duke kërkuar që të mos mbështeten personat me ngarkesa raciste.   Në një mendje me ministrin Krasniqi është edhe Shoqata e Gastronomëve, e cila e ka vlerësuar si të padrejtë diferencimin e klientëve në baza etnike. Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Arian Vranica, zyrtar ligjor i kësaj shoqate, tha se si shoqatë nuk janë në dijeni të një dukurie të tillë, por e vlerësojnë si të padrejtë këtë diskriminim dhe cilësojnë se racizmi nuk lidhet me gastronominë, por ...
Komentet te SHOQATA E GASTRONOMËVE: DISKRIMINIMI I KOMUNITETEVE ËSHTË I PADREJTË Janë të Mbyllura

GJYKIMI PËR IVANOVIQIN NIS ME SHQETËSIMET E AVOKATIT PËR ZGJATJEN E RASTIT

Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore ndaj të akuzuarave në lidhje me vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.    Me të filluar seanca, Mahmut Halimi, avokati i të akuzuarit, Marko Roshiq, tha se rasti po prolongohet edhe shprehu shqetësime për ndonjë prapavijë. “Asnjë anëtarë i dëmtuarit të familjes nuk është prezentë për shkaqe të COVID 19, derisa tash salla është e mbushur me medie. Nesër klienti im i bënë tri gjet që qëndron në burg dhe këtu po bëhet një prapavijë këtu”, tha ai. Por gjyqtari, Valon Kurtaj, tha se nëse ka hamendësime të tilla të drejtohet në organet kompetente dhe nëse po e bënë ...
Komentet te GJYKIMI PËR IVANOVIQIN NIS ME SHQETËSIMET E AVOKATIT PËR ZGJATJEN E RASTIT Janë të Mbyllura

A DUHET TË SHQETËSOHENI NËSE PARTNERI U BËN SHPESH ‘LIKE’ VAJZAVE NË INSTAGRAM OSE FACEBOOK?

Lifestyle
Nuk ka dyshim se mediat sociale kanë ndryshuar disa sjellje në një marrëdhënie. Ndërsa është më e lehtë se kurrë të qëndroni në kontakt me dikë që pëlqeni, ka një anë negative: ai që ju pëlqeni e ka të lehtë të qëndrojë në kontakt me ‘të tjera’ Nëse i dashuri juaj është super aktiv në rrjete sociale, mund të keni pyetur veten, a është normale që ai të pëlqejë fotot e vajzave të tjera në Instagram ose Facebook? Epo, mirë se vini në lidhjet moderne! A keni dëgjuar se mund të jetë një sfidë? Dua të them, edhe nëse përgjithësisht është diçka normale të pëlqesh fotot e vajzave të tjera ...
Komentet te A DUHET TË SHQETËSOHENI NËSE PARTNERI U BËN SHPESH ‘LIKE’ VAJZAVE NË INSTAGRAM OSE FACEBOOK? Janë të Mbyllura

ASLLAN BAJRAMI E KISHTE INTERVISTUAR SI FËMIJË NË LUFTË DHE NUK DINTE ASGJË PËR TË, DJALI PARAQITET PAS 22 VITESH (VIDEO)

Lajme
Trupat e NATO-s po futeshin në Kosovë, derisa gazetari i njohur Asllan Bajrami me një operator mezi kishte arritur të shkonte në Kampin e Stankovecit në Maqedoni ku ishin të përqendruar një pjesë e madhe e refugjatëve. Bajrami thotë se në këtë kamp ka intervistuar shumë njerëz përfshirë edhe fëmijë për të kuptuar emocionet e tyre në prag të futjes së trupave të NATO-s në Kosovë. “Më kujtohet takova një fëmijë. E pyeta “Ç’kuptim ka për ty liria?”, ai qëndroi dy sekonda u zbeh dhe iku. Ishte një përgjigje pa fjalë, por në kronikë transmetonte shumë emocion”, tregon Bajrami në emisionin “Kojshia Show”. Gazetari thotë se djali më pas u ...
Komentet te ASLLAN BAJRAMI E KISHTE INTERVISTUAR SI FËMIJË NË LUFTË DHE NUK DINTE ASGJË PËR TË, DJALI PARAQITET PAS 22 VITESH (VIDEO) Janë të Mbyllura

NESËR KROACIA DO TË NISË PËR NË KOSOVË 130 USHTARË

Lajme
Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka njoftuar se nesër do të nisen 130 ushtarë kroatë si pjesë e misionit paqeruajtës KFOR në Kosovë.   Ceremonia solemne e nisjes do të fillojë nga ora 10:30 në kazermën ″Brigada e Ushtrisë Kroate” në Nasice. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq dhe ministri i Mbrojtjes Mario Banozhiq, transmetojnë mediat kroate. Ndryshe, ky është kontingjenti i 36-të me pjesëtarë të ushtrisë kroate që janë pjesë e NATO-s dhe nisen për të shërbyer në Kosovë. ...
Komentet te NESËR KROACIA DO TË NISË PËR NË KOSOVË 130 USHTARË Janë të Mbyllura

SIGURIMI PËRLESHET FIZIKISHT ME DISA PERSONA NË NJË QENDËR TREGTARE NË PRIZREN – NUK I RESPEKTUAN MASAT ANTI-COVID

Lajme
Një rrahje mes katër personave ka ndodhur rreth orës 18:45, në një qendër tregtare në Prizren. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka bërë të ditur se në incident janë përfshirë edhe pjesëtarë të sigurimit të qendrës. Sipas tij, katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren. “Në stacion janë shoqëruar katër persona, tre prej tyre do të ndalen në ndalim deri në gjashtë orë. Rasti po cilësohet si ‘lëndim i lehtë trupor’”. Tutje tha se deri te rrahja sipas informacioneve të para thuhet se ka ardhur për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID që janë në fuqi. /Telegrafi/ ...
Komentet te SIGURIMI PËRLESHET FIZIKISHT ME DISA PERSONA NË NJË QENDËR TREGTARE NË PRIZREN – NUK I RESPEKTUAN MASAT ANTI-COVID Janë të Mbyllura

57 VJEÇARJA VDES PASI GODITET NGA VETURA NË VETERNIK

Lajme
Një 57 vjecare është goditur për vdekje një veturë në lagjen Veternik në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 dhe është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Ndërkohë po punohet në identifikimin e ngasësit të automjetit dhe hetimin e rrethanave të aksidentit. “Sot rreth orës 17:30, në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 57 vjeçare, e cila nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe e njëjta, ka ndërruar ...
Komentet te 57 VJEÇARJA VDES PASI GODITET NGA VETURA NË VETERNIK Janë të Mbyllura

PROKURORIA E HEDH POSHTË KALLËZIMIN PENAL NDAJ SELIM SELIMIT E NEHAT THAQIT

Lajme
Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës (PSRK) ka hudhur poshtë kallëzimin penal të ngritur nga zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë (MD) ndaj Selim Selimit dhe Nehat Thaçit në prill të këtij viti, me pretendimin se kishin keqpërdorur pozitat zyrtare për t’i sjellë përfitim personit juridiko-privat.   Lajmin për vendimin për hudhjen e kallëzimit penal e ka konfirmuar prokurori special, Milot Krasniqi. “Po, e kemi trajtu rastin, arsyeja e hudhjes është se veprime e të dyshuarve nuk ka elemente të veprës penale për të cilat është ba kallëzimi penal e as për ndonjë vepër tjetër, e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare”, ka thënë prokurori Krasniqi për ‘‘Betimi për Drejtësi’’. Lajmi për ...
Komentet te PROKURORIA E HEDH POSHTË KALLËZIMIN PENAL NDAJ SELIM SELIMIT E NEHAT THAQIT Janë të Mbyllura

BE-JA INKURAJON BALLKANIN PERËNDIMOR QË TË BËJË MË SHUMË PËR TË PAGJETURIT

Lajme
Bashkimi Evropian i ka inkurajuar të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që të bëjnë më shumë përpjekje për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë konflikteve në territorin e ish-Jugosllavisë.   Kjo çështje është problem serioz në rajon dhe vazhdon të jetë pjesë e raporteve vjetore të progresit, që BE-ja i bën për vendet e Ballkanit. Çështja e personave të zhdukur gjatë luftës është një prej temave me prioritet edhe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së. Por, çështja e të zhdukurve është problem i gjerë në rajon dhe prek edhe raportet mes Kroacisë dhe Serbisë, si dhe mes Serbisë ...
Komentet te BE-JA INKURAJON BALLKANIN PERËNDIMOR QË TË BËJË MË SHUMË PËR TË PAGJETURIT Janë të Mbyllura

MBAHET TESTI KUALIFIKUES I KANDIDATËVE PËR 16 PROKURORË TË SHTETIT

Lajme
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri sot u mbajt Testi Kualifikues i kandidatëve në kuadër të procesit të rekrutimit të 16 prokurorëve në prokuroritë themelore, ku morën pjesë 277 kandidatë.   Ky proces ka filluar me shpalljen e konkursit në qershor të vitit 2020 dhe me rishpalljen e tij në maj 2021. Kandidatët kanë aplikuar përmes sistemit online të menaxhimit të dosjeve, me ç’rast iu është mundësuar të gjithë të interesuarve që të aplikojnë, duke bashkangjitur dokumentet e kërkuara në formatet e nevojshme digjitale. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbikëqyrur mbarëvajtjen e Testit Kualifikues në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Rekrutim dhe anëtarët e tjerë ...
Komentet te MBAHET TESTI KUALIFIKUES I KANDIDATËVE PËR 16 PROKURORË TË SHTETIT Janë të Mbyllura