Ditën e sotme (e martë), kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një video të bukur nga Valbona. Ai ka shfaqur bjeshkët me dëborë, të cilat i kanë dhënë një pamje magjike Valbonës në këtë kohë. Rama e ka shoqëruar videon me këngën më të re të Fifit, e cila mban titullin “Diell”, dhe është kompozuar gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP. Kënga e cila është incizuar në studion e Threedots, u publikua në versionin demo pas daljes së Fifit nga shtëpia, duke arritur një dëgjueshmëri të madhe. Me të parë që kryeministri shqiptar ka publikuar një video ...
Komentet te AS EDI RAMA NUK I REZISTON KËNGËS SË RE TË FIFIT, KJO E FUNDIT MBETET GOJËHAPUR KUR SHEH VIDEON E KRYEMINISTRIT ME KËNGËN “DIELL” (VIDEO) Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gazetari Milaim Zeka në emisionin Frontal të T7, ka folur për deputetin e VV-së, Enver Dugollin, shkruan Express. Pas një përplasjeje të Dugollit me Zekën, ky i fundit i tha deputetit të VV-së “hajvan”. “Pse është Enver Dugolli, kaq njeri hajvan dhe ultë dhe me quan mua ‘znaqkë’?”, ka pyetur fillimisht Zeka. Tutje, Zeka ka thënë se nëse vazhdon ta quajë “hajvan” Dugollin, mund ta fyej botën e hajvanatit. “Është shumë më rënë me e quajt hajvan sepse unë po e fyej botën e hajvanatit duke krahasuar Enverin me ta. Sepse nuk ka tigër, as lopë që të fyen”, ka thënë Zeka. “Për mua bota njerëzore është me poshtër kur ...
Komentet te ESKALON MILAIM ZEKA, E QUAN “HAJVAN” DEPUTETIN E LVV-SË Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës pritet që sot të marrë vendim në lidhje me masat anti-COVID, të cilat kanë të bëjnë me ashpërsimin e masave për hyrje në Kosovë, por edhe hyrje nëpër ambiente publike dhe udhëtim me mjete të transportit publik. Sipas propozimit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, të cilin e ka siguruar Telegrafi nga data 3 janar 2022, të gjithë personat që përdorin transportin publik duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër coronavirusit. Pasagjerët mund të udhëtojnë edhe nëse kanë një dozë vaksine, por me kushtin që të kenë edhe testin RT PCR negativ. Edhe ata që kanë dëshminë se e kanë kaluar coronavirusin, ...
Komentet te MASAT E REJA ANTI-COVID QË PRITET TË MERREN SOT, TË PAVAKSINUARIT NUK DO TË MUND TË HIPIN AS NË AUTOBUS Janë të Mbyllura
Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se vendime që dalin nga ky institucion i drejtësisë supozohet që të jetë të zbatueshme. “Këtë standard e kanë shumica e gjykatave kushtetuese në Evropë. Edhe ne jemi në atë sistem që supozohet se ka kulturë juridike dhe kushtetuese”, është shprehur Hasani. Hasani ka thënë se nëse vendimet e Kushtetueses nuk gjejnë zbatueshmëri atëherë mbetet që çështjet të dërgohen në Gjykatën e Arbitrazhit. “Marrëveshjet si ajo për Asociacionin e Komunave Serbe janë detyrim ndërkombëtar dhe kushtetues. Nëse nuk zbatohen, mund të bëhet presion dhe mund të shkohet në arbitrazh”, tha Hasani për Klan Kosova. “Është normale të përdoret detyrimi i ...
Komentet te HASANI: NËSE NUK ZBATOHEN VENDIMET E GJYKATËS KUSHTETUESE, SHKOHET NË ARBITRAZH Janë të Mbyllura
“Mos qëndroni viktimë e dhunës në familje për shkak se nuk keni ku të shkoni. Kërkojeni të drejtën tuaj në pronë!” – ky është slogani i fushatës ndërgjegjësuese për lidhjen ndërmjet të drejtave pronësore dhe dhunës në familje të mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Forumi për Lidership dhe Diplomaci, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria e Drejtësisë. Fushata ka nisur dje gjatë një ngjarje të organizuar nga EULEX-i dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci, ku mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu. “Diskutimi i të drejtave pronësore në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me ...
Komentet te EULEX&FLD ME FUSHATË PËR LIDHJEN E DREJTAVE PRONËSORE DHE DHUNËS FAMILJARE Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka caktuar për të hënën, më 6 dhjetor 2021, në orën 11:00, vazhdimin e punimeve të Kuvendit, me pikat e mbetura nga seancat e kaluara. Kryesia e Kuvendit të Kosovës dështoi për herë të gjashtë të mblidhej brenda pak muajsh për mungesë kuorumi. Opozita e gjithë fajin për këtë ia ka hedhur koalicionit qeveritar. Mungesa e kuorumit për t’u mbajtur mbledhjet e kryesisë kishte nisur para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, derisa Lista Serbe kohëve të fundit vazhdimisht ka bojkotuar mbledhjet e kryesisë, të cilat i ka konsideruar të papranueshme kryeparlamentari Konjufca. ...
Komentet te KONJUFCA CAKTON PËR TË HËNËN SEANCËN PLENARE TË KUVENDIT Janë të Mbyllura
Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbesin të shqetësuar që institucionet kosovare ende nuk e kanë zbatuar plotësisht regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016. Moszbatimi i këtij vendimi dhe vendimeve të tjera të gjykatës minon zotimin e qeverisë për zbatimin e sundimit të ligjit dhe respektin e saj për gjyqësor të pavarur. Zbatimi i këtyre vendimeve paraqet përgjegjësi themelore demokratike të domosdoshme për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e ardhshëm euroatlantik. Edhe njëherë, e nxisim Qeverinë e Kosovës të lë anash mospajtimet politike, të përqafojë ...
Komentet te QUINT KËRKON NGA QEVERIA ZBATIMIN E VENDIMIT PËR MANASTIRIN E DEÇANIT Janë të Mbyllura
SBASHK ka mbajtur sot një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me anëtarë të kabinetit të tij dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci. Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e SBASHK-ut janë deklaruar se kanë bërë shumë përpjekje për të nisur takimet e sindikatës me përfaqësues të institucioneve me qëllim që të marrin informacione nga dora e parë lidhur me fatin e Ligjit të pagave dhe se i gëzohen këtij takimi me Ministrin Sveçla, ministria e të cilit edhe është sponzorizuese e Ligjit të pagave. “Ata kanë përcjell gjithë shqetësimet e anëtarësisë duke kujtuar se në mungesë të dialogut për një kohë të gjatë kërkesat ishin që të ...
Komentet te SBASHK TAKON SVEÇLËN DHE NAGAVCIN, KËRKOJNË TË IMPLEMENTOHET LIGJI I PAGAVE Janë të Mbyllura
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se autostradat, rrugët nacionale e regjionale janë të kalueshme për qarkullim. Përmes një njoftimi në Facebook, Ministria shkruan se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje, kanë intervenuar në orët e hershme të martën. “Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje kanë intervenuar në orët e hershme të mëngjesit me pastrim dhe hedhje të kripës në shtresat qarkulluese të rrugëve”, thuhet në njoftim. Në disa komuna të Kosovës gjatë dy ditëve të fundit ka pasur reshje të borës. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se mot i ngjashëm pritet të vijojë deri në fund të javës. Postimi i plotë: Të nderuar qytetarë, Sipas informacioneve nga tereni nga ...
Komentet te MI: TË GJITHA RRUGËT JANË TË KALUESHME Janë të Mbyllura
Policë të shumtë të njësisë speciale kanë zbarkuar tek posta në Mitrovicë, por deri tani nuk dihet arsyeja. Para pak minutash, policë të shumtë të njësisë speciale janë parë afër postës kryesore në Mitrovicë, ku disa prej tyre me armë të gjata janë futur brenda objektit, njofton ditori. Ndërkohë pak minuta më vonë, një veturë e postës së bashku me njësitet elite të policisë janë nisur në drejtim të panjohur. Dyshimet e para janë se po bartej material i rëndësishëm. ...
Komentet te NJËSIA SPECIALE E POLICISË RRETHON ZYRET E POSTËS NË MITROVICË Janë të Mbyllura