Ambasada gjermane në Kosovë ka njoftuar se ka ndryshime në procedurën e aplikimit për terminë të vizave të punës. “Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të terminëve me qëllim të nisjes së punësimit sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminët që janë në dispozicion dhe me qëllim të sigurimit të mundësive të barabarta gjatë aplikimit për një termin, duke filluar nga dhjetori 2021 këto terminë do të jepen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit”, thuhet në njoftim. Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 14.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online ...
Komentet te NGA SOT DERI 17 DHJETOR MUND TË APLIKONI PËR TERMINË NË AMBASADËN GJERMANE Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Linhart, me rastin e zgjerimit të pjesëmarrjes së ushtarëve dhe policëve austriakë në misionet ndërkombëtare, vlerësoi se situata e sigurisë në Ballkan është e brishtë. Kryediplomati austriak theksoi se është e rëndësishme që të ketë kujdes më të madh për stabilitetin, sigurinë dhe miqënien në këtë rajon, sepse pasojat mund t’i vuajë edhe Austria. Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit austriak, Helmut Brandstetter për situatën e sigurisë në Ballkan, Linhart tha se në Kosovë shpesh lindin tensione, por se me ndërmjetësimin e BE-së, konfliktet zgjidhen ngadalë, transmeton Gazeta Express. “Evropa duhet t’ua japë një dorë vendeve të Ballkanit”, tha Linhart. Parlamenti ...
Komentet te KRYEDIPLOMATI AUSTRIAK THOTË SE SITUATA NË BALLKAN ËSHTË E BRISHTË Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Lundrim Esat Beqirit. Lundrim Beqiri dyshohet për vrasje të rëndë, më 30 tetor 2021 në Mitrovicë. “Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizim të lëshuar nga prokurori i Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, është lejuar publikimi i fotografisë dhe të dhënave të të dyshuarit në media të shkruara dhe elektronike. Publikimi i fotografisë së të dyshuarit të poshtë shënuar ka për qëllim që në bashkëpunim më qytetaret të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit të dyshuar. Personi në kërkim është i dyshuar ...
Komentet te POLICIA NË MITROVICË KËRKON BASHKËPUNIMIN E QYTETARËVE PËR ARRESTIMIN E LUNDRIM BEQIRIT Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas shkarkimit të komandatit të FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama dhe emërimit të Bashkim Jasharit në këtë post, duke thënë se të dyja vendimet duhej përcjellur me ceremoni ushtarake. Çitaku, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë shkelje të rëndë të ligjit duke kërkuar që të shfrytëzoheshin autoblindat e FSK-së në operacionin policor në veri të Mitrovicës, shkruan lajmi.net. “Ajo çfarë ka ndodhur javëve të fundit me FSK-në nuk duhet të normalizohet. Ministri Mehaj ka bërë shkelje të rëndë edhe të ligjit, po edhe të marrëveshjes me SHBA-të, duke kërkuar nga Komandanti i FSK-së ...
Komentet te ÇITAKU: MEHAJ KA SHKELUR LIGJIN KUR KA KËRKUAR ASETET E FSK PËR VERIUN Janë të Mbyllura
Gjykata Speciale e ka refuzuar garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Një nga arsyet që përmenden në dokumentin e publikuar nga Specialja më 29 nëntor, thuhet se ekziston mundësia e ndërhyrjës në procesin gjyqësor në Kosovë, ku u shfaqën edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara, njofton Klankosova.tv. Specialja i rendit edhe lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderëve të shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut, në verën e kaluar dhe ...
Komentet te SPECIALJA REFUZON LIRIMIN ME KUSHT TË HASHIM THAÇIT Janë të Mbyllura
Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe atë fizik. Që truri të funksionojë siç duhet, ai ka nevojë për gjumë. Nëse njeriu nuk fle sa dhe siç duhet, ai do të vuajë nga një sërë problemesh shëndetësore. Mungesa e gjumit, sipas të dhënave ka një ndikim të fortë tek të menduarit, puna, komunikimi dhe aftësia për të mësuar. Shkaqet e gjumit të keq Ankthi dhe stresi Regjimi jo i shëndetshëm ushqimor Mungesa e mineraleve Pjesa më e frikshme e pagjumësisë është se ajo është një faktor kontribues i shumë sëmundjeve serioze siç janë: mbipesha apo diabeti. Si Të Bëni Një Gjumë Të Qetë Dhe Të Patrazuar Nëse keni ...
Komentet te BANANE ME KANELLË, SI TA PËRDORNI PËR NJË GJUMË TË PATRAZUAR Janë të Mbyllura
Njollat e lëna nga puçrrat në fytyrë janë një nga problemet më të zakonshme për femrat. Është më mirë t’i parandaloni plagët e puçrrave sesa t’i trajtoni ato. Një nga zakonet më të këqija që dëmton lëkurën dhe krijon njolla është shtrydhja e pikave të zeza. Këtë gjë nuk mund ta bëni vetë ju. Më mirë drejtohuni në një profesionist për një pastrim të plotë të fytyrës sepse nëqoftëse ato nuk shtrydhen siç duhet, rrezikoni të krijoni plagë të vogla në lëkurë. Mjetet natyrore janë efektive nëse problemi është mjaft i kufizuar. Lëngu i limonit mund të jetë efektiv, ashtu si edhe vaji i trëndafilit të egër apo vaji ...
Komentet te ELIMINONI KËSHTU NJOLLAT E LËNA NGA PUÇRRAT Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka arrestuar sonte në Ferizaj personin me inicialet B.H. (32), nën dyshimet për përfshirje në një grabitje. Rasti i grabitjes kishte ndodhur më 26.11.2021, rreth orës 19:30 në rrugën “Abdiselam Ahmeti” në Ferizaj, kur tre persona kanë sulmuar G.Z. (24), duke i shkaktuar lëndime trupore si pasojë e të cilave ka pranuar ndihmë mjekësore. Me këtë rast personat e dyshuar i kishin grabitur një telefon celular dhe ia kanë dëmtuar veturën, dhe kishin ikur në drejtim të panjohur. Personi i arrestuar pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor janë edhe dy ...
Komentet te ARRESTOHET NJË PERSON PËR GRABITJE NË FERIZAJ, NË KËRKIM JANË EDHE DY TË TJERË Janë të Mbyllura
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka kritikuar raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, duke thënë se ajo ka standarde të ndryshme kur bëhet fjalë për shtetin serb dhe Kosovës. E para qeverisë serbe ka deklaruar se politikania gjermane bën dallime kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit në Kosovë dhe Serbi. “Sundimi i ligjit është një gjë tjetër në rastin e Prishtinës dhe tjetër në rastin e Beogradit? Serbët në Kosovë nuk kanë të njëjtat të drejta si qytetarët kudo tjetër”, tha Brnabiq. Deklarata e kryeministres serbe ka bërë që të reagojë deputetja e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka thënë se ...
Komentet te BRNABIQ KRITIKON VON CRAMONIN PËR KOSOVËN – EURODEPUTETJA GJERMANE I REAGON KRYEMINISTRES SERBE Janë të Mbyllura
Avokati i njohur, Dastid Pallaska, ka kritikuar formën se si është organizuar ceremonia e zëvendësimit të komandantit të FSK-së, ku përgjegjësitë e kësaj pozite kaluan nga Rrahman Rama tek Bashkim Jashari. Pallaska në një postim në Facebook ka vënë në dukje faktin se bartja e përgjegjësive duhet të bëhet me ceremoni solemne ushtarake, dhe jo në formën se si u bë sot, shkruan lajmi.net. Për këtë, ai ka marrë edhe shembullin kur Rrahman Rama kishte pranuar pozitën nga ish-komandanti Kadri Kastrati. “Në atë ngjarje ish Komandanti Kadri Kastrati u dekorua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit të Ioëa-së në ShBA. Kjo është përcjellja e ...
Komentet te PALLASKA: ZËVENDËSIMI I KOMANDANTIT TË FSK-SË DO DUHEJ TË BËHEJ ME CEREMONI Janë të Mbyllura