Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik “Vetëvendosje”, të paraqitur kundër Vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me pretendimet për parregullsi në zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Prizrenit. Supremja në njoftimin e bërë për media thotë se ankesën e LVV-së e ka konsideruar si të pabazuar. “Ankesa e këtij subjekti është dorëzuar me kohë, në zyrat e postës publike me datë 24.11.2021, ndërsa në Gjykatën Supreme të Kosovës, përmes postës, është pranuar më 02.12.2021, në ora 9.30 minuta”, thuhet në njoftim. Më tej, Gjykata Supreme e Kosovës duke iu referuar dispozitës së nenit 127.2 të Ligjit mbi ...
Komentet te GJYKATA SUPREME REFUZON KËRKESËN E LVV-SË PËR ZGJEDHJET NË PRIZREN Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.999 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.621.804 doza të vaksinës. Deri më sot 764.443 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.162 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.820. Në total numri i rasteve aktive është 324 Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën! ...
Komentet te RAPORTI DITORË I IKSHPK-SË Janë të Mbyllura
Ka frikë në rritje në të gjithë botën se varianti Omicron do të shmangë përgjigjen imune të ofruar nga vaksinat. Llogaritë e dorës së parë nuk janë inkurajuese. Edhe pse gjendja e tij nuk ka përparuar në sëmundje serioze, një mjek i vaksinuar plotësisht ka zbuluar simptomat e tij të variantit Omicron. Mjeku izraelit beson se u infektua me variantin Omicron ndërsa merrte pjesë në një konferencë të madhe mjekësore në Londër, shkruan Express.co.uk. Duke folur ekskluzivisht për The Guardian, Elad Maor, një kardiolog në Qendrën Mjekësore Sheba pranë Tel Avivit, ndau simptomat e tij. Doktori kishte marrë tashmë tri doza të vaksinës Pfizer/BioNTech. Doktor Maor deri më tani ka shfaqur ...
Komentet te VARIANTI OMICRON: MJEKU TREGON TRI SIMPTOMA QË PO PËRJETON PAS INFEKTIMIT, PAVARËSISHT SE KA TRI DOZA TË VAKSINËS PFIZER Janë të Mbyllura
Duke qenë se një numër i qytetarëve pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, nuk shkojnë për të marrë dozën e dytë në periudhën brenda katër javësh (28 ditë pas marrjes së dozës së parë), Ministria e Shëndetësisë, i rikujton kësaj kategorie të qytetarëve se certifikata e tyre me vetem një dozë do të përdoret si dëshmi vetëm nëse ajo është jo më e vjetër se 4 javë apo nëse testi RT-PCR është kryer, në 48 orët e fundit krahas marrjes së një doze. Ministria e Shëndetësisë u rikujton qytetarëve se në kuadër të masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË SHTON THIRRJET PËR VAKSINIM TË PLOTË Janë të Mbyllura
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) sot prezentoi punimin “Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformatat Mediale, 15 gusht – 31 tetor 2021”. Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial – është një raport tremujor që synon t’i analizojë deklaratat publike dhe publikimet të establishmentit të politikës së jashtme të Rusisë, dhe veçoritë e lajmeve që përmbajnë dezinformata dhe keqinformim që kanë për shënjestër Kosovën, të publikuara nga mediat ruse në gjuhën angleze dhe serbe. Ky punim konkludon se një moment i rëndësishëm për intensifikimin e bashkëpunimit ruso-serb kundër shtetësisë së Kosovës dhe stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor mund të ketë ndodhur ...
Komentet te KIPRED: AKTIVITETET RUSE KUNDËR KOSOVËS JANË INTENSIFIKUAR Janë të Mbyllura
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së), Isa Mustafa ka thënë se në zgjedhjet lokale gjendja u përmirësua dhe se qytetarët e korrigjuan votën e tyre. Mustafa ka thënë se pas zgjedhjeve lokale u krijua një balanc politik. “Gjendja tani u përmirësua dhe qytetarët krijuan një balanc politik, sepse nuk është e shëndetshme që një parti të ketë më shumë se gjysmën e votave. Është një e arritur e qytetarëve dhe unë mendoj se këto rezultate tregojnë për pjekurinë e tyre”, ka thënë ai. Tutje ish-kreu i LDK’së, ka thënë se qytetarët u frikësuan që do të vie një qeverisje arbitrare, andaj se votuan VV’në. “Unë mendoj se VV ...
Komentet te MUSTAFA: VV U NDËSHKUA, QYTETARËT U FRIKËSUAN NGA QEVERISJA ARBITRARE Janë të Mbyllura
Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrur një vendim në lidhje me përdorimin e fishekzjarreve për festat e fundvitit. Kësisoj, shitja e fishekzjarreve është e lejuar prej 19 deri më 31 dhjetor. Ndërkaq përdorimi i tyre është i lejuar nga data 26 dhjetor deri më 2 janar. Me këtë rast, u është bërë thirrje prindërve që të kenë kujdes me përdorimin e mjeteve piroteknike nga fëmijët. Edhe viteve tjera ka pasur kufizime rreth përdorimit të fishekzjarrëve. ...
Komentet te MINISTRIA E BRENDSHME ME VENDIM PËR PËRDORIMIN E FISHEKZJARREVE NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Shpallja e vitit 2022 nga Qeveria si vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës është bërë me qëllim që edhe kjo kategori të ketë hapësirë të barabartë në shoqëri. Kështu u tha ne konferencën për medie të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit shpalljen e vitit 2022 – vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. Emilia Rexhepi zëvendëskryeministres për çështje të pakicave dhe të drejtave të njeriut tha se shpallja e vitit 2022 si vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës është bërë me qëllim që të gjithë qytetarët e Kosovës të ...
Komentet te 2022-TA SHPALLET VIT I PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA Janë të Mbyllura
Në disa Komuna të Kosovës është duke u zhvilluar aksioni policor “Subvencione 2021”. Deri më tani ka edhe persona të arrestuar, të cilët janë përfshirë në keqpërdorimin e subvencioneve në bujqësi. Mësohet se tashmë në Komunën e Istogut janë arrestuar disa persona lidhur me dyshimin e keqpërdorimit të subvencioneve. KosovaPress ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës por që deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje. Kujtojmë që aksion i ngjashëm, pra për keqpërdorim të subvencioneve edhe gjatë muajit shkurt e qershor ku ishin arrestuar dhjetëra persona zyrtarë shtetërore. Disa prej të arrestuarve iu ishte caktuar masa e paraburgimit. Në aksionin e 24 shkurtit që ...
Komentet te AKSION I POLICISË PËR RASTIN “SUBVENCIONET”, DISA TË ARRESTUAR Janë të Mbyllura
“Termokos”, kompania e ngrohjes qendrore ka njoftuar për një rrjedhje të gypit në hapësirat e QKUK-së. Ekipi i Termokosit kanë evidentuar një rrjedhje në gypin, që furnizon me ngrohje disa objekte në hapësirat e QKUK-së: Instituti i mjekësisë ligjore, Ortoprotetika, Mjekësia sportive, Klinika e Psikiatrisë, Dekanati i ri i Fakultetit të Mjekësisë, Spitali amerikan dhe disa objekte të vogla afariste përreth. “Tanimë, ekipet tona kanë dalë në teren dhe pritet, që shumë shpejtë të evitojnë rrjedhjen dhe të rikthejnë furnizimin me ngrohje”. ...
Komentet te TERMOKOS EVIDENTON RRJEDHJE NË GYPIN QË FURNIZON DISA OBJEKTE NË QKUK Janë të Mbyllura