Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 21:05 në pikëkalimin kufitar në Vermicë, ka gjetur drogë e cila ishte fshehur te motori i një veture. “Me datë 04.12.2021 rreth orës 21:05, në pikëkalimin kufitar në Vermicë, nga Shqipëria për në Kosovë ka hyrë një automjet me targa kosovare të cilin e drejtonte shtetasi kosovar me iniciale (Y. S.), viti i lindjes 1994, në Prishtinë. Pas dyshimeve të bazuara të Policisë automjeti është selektuar për kontroll në vijën dytë”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjatë kontrollit më të detajuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në pjesën e motorit të automjetit është zbuluar një sasi rreth një kilogram (1kg) substancë e dyshuar ...
Komentet te KISHTE FSHEHUR DROGË TE MOTORI I VETURËS, ARRESTOHET NË PIKËN KUFITARE NË VËRMICË 27 VJEÇARI NGA PRISHTINA Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se u është caktuar paraburgim 31 të pandehurve në rastin e “Subcencioneve”. Sipas Prokurorisë, ata dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, kanë marrë ryshfet në bashkëkryerje dhe kanë ushtruar ndikim. Nga prokuroria thuhet se 12 nga të arrestuarit janë zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK-së. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.K, R.R, F.O, M.B, H.H për shkak të veprës penale Mashtrimi në detyrë nga ...
Komentet te CAKTOHET PARABURGIM NDAJ 31 TË DYSHUARVE NË RASTIN E “SUBVENCIONEVE” Janë të Mbyllura
Qendra për Art dhe Komunitet, Artpolis, ka realizuar performancën artistike dhe marshin me moton “BOLL MA – Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, si formë proteste ndaj abuzimit dhe dhunës ndaj grave. Me këtë marshim, ato kanë kërkuar drejtësi, për vajzat e gratë e vrara, teksa shprehen të zhgënjyer me reagimin e institucioneve në vend. Me këtë marshim, ato kanë kërkuar drejtësi, për vajzat e gratë e vrara. Zana Hoxha drejtoreshë në Artpolis, ka thënë se marshi i sotëm dhe protesta ka për qëllim që rastet e dhunës ndaj gruas të mos jenë kaq të shpeshta, teksa ka kërkuar që këto vrasje të ndalen. “Marshi ...
Komentet te PROTESTOHET KUNDËR ABUZIMIT DHE DHUNËS NDAJ GRAVE Janë të Mbyllura
Kosova dhe Serbia vetëm në javën e fundit ndaluan disa vizita të ndërsjella të zyrtarëve të tyre. BE bën thirrje që të dyja vendet të respektojnë marrëveshjet për vizitat zyrtare. Pamje nga takimi i dialogut Kosovë- Serbi në Bruksel, qershor 2021 Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, njëherësh edhe drejtues i delegacionit serb për dialogun me Kosovën. MPJ: Petkoviq përdor gjuhë nxitëse Ministria e Punëve të Jashtme ...
Komentet te KOSOVË-SERBI: NORMALIZIM I MARRËDHËNIEVE APO BLLOKIM? Janë të Mbyllura
Ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitin 1993 ia kishte bërë dhjetë kërkesa urgjente shteteve perëndimore për ta zgjidhur problemin e Kosovës, që në atë kohë ishte futur në një krizë të thellë politike. Një dokument i bërë viral tashmë, Rugova kishte përmendur se Kosova është në krizë për shkak të disa arsyeve, ku ka përmendur se tensione janë rritur për shkak të 30 mijë ushtarë serbë dhe 25 mijë policë patrullojnë në Kosovë. Si arsye që e thellon krizën, Rugova ka listuar edhe faktin se serbët lokalë janë të armatosur. Pastaj, thotë se forcat paramilitare të Arkanit ia mësyjnë fshatrave shqiptarë për të bërë punë të pista. Ndër të ...
Komentet te 10 KËRKESAT QË IBRAHIM RUGOVA UA KISHTE BËRË PERËNDIMIT NË VITIN 1993 Janë të Mbyllura
Derisa ende nuk dihen motivet as autori i vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, Kosova gjatë këtij viti është tronditur edhe nga krime të tjera të rënda. Kanë kaluar 10 ditë nga ngjarja tragjike në Gllogjan kur një person vrau tre persona, dy prej tyre nxënës, duke shtënë me armë zjarri në autobusin po transportonte nxënësit në shtëpi. Deri më tani nuk ka të arrestuar dhe as ndonjë dyshim pse ka ndodhur vrasja. Shoqëria civile dhe opozita kanë drejtuar kritika ndaj institucioneve të sigurisë për mos zbardhjen e rastit, derisa sipas tyre është dashur të kërkohet edhe ndihmë nga shërbimet e shteteve mike. Gjatë ditës avokati avokati Arianit ...
Komentet te VRASJET MAKABRE QË TRONDITËN KOSOVËN GJATË KËTIJ VITI Janë të Mbyllura
Mijëra njerëz bllokuan rrugët anembanë Serbisë në një protestë anti-qeveritare kundër dy ligjeve të reja që ambientalistët thonë se do të lejojnë kompanitë e huaja të shfrytëzojnë burimet vendase. Qeveria e Serbisë ka ofruar burime minerale për kompanitë duke përfshirë atë të Kinës, Zijin dhe Rio Tinto, raporton Reuters. Aktivistët e gjelbër thonë se projektet do të ndotin tokën dhe ujin në vendin ballkanik. Protesta është një dhimbje koke për Partinë Popullore Progresive në pushtet të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç përpara zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale vitin e ardhshëm. Mijëra u mblodhën në urën kryesore në kryeqytetin Beograd duke brohoritur “Rio Tinto largohu nga lumi Drina”. Lexo po ashtu: ...
Komentet te KUSH ËSHTË SERBI NGA PRISHTINA QË PO ORGANIZON PROTESTAT NË SERBI? Janë të Mbyllura
Dy të akuzuarit A.H. dhe Q.H., janë dënuar me nga tre muaj burgim pasi kanë pranuar se kanë blerë katër pula dhe një gjel nga të pandehurit T.A. dhe K.I., për të cilat kanë mundur ta dijnë paraprakisht se janë të vjedhura. Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, dënimi ndaj të akuzuarve nuk do të ekzekutohet nëse ata në periudhën verifikuese prej një viti nuk kryejnë vepra të tjera penale. Ky aktgjykim është shpallur më 16 prill të këtij viti nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Rilind Sermaxhaj, në seancën fillestare, pasi dy të akuzuarit kanë pranuar fajësinë. Aktgjykimi në fjalë është përpiluar më 15 maj 2021, ...
Komentet te BLENË KATËR PULA DHE NJË GJEL QË ISHIN TË VJEDHURA – DY PERSONA NË GJILAN DËNOHEN ME NGA TRE MUAJ BURGIM Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e diele do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët Sipas institutit, vranësirat në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë natës do të shoqërohen me reshje shiu. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s. Java tjetër parashihet me kushte tjera meteorologjike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/ ...
Komentet te NESËR NË KOSOVË, MOT ME DIELL DHE VRANËSIRA Janë të Mbyllura
Të mërkurën e 15 dhjetorit është caktuar seanca e radhës ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK’së) në Hagë Në këtë seancë të quajtur konferencë mbi ecurinë e çështjes, do të diskutohen shumë pika, pasi që procesi aktualisht është në një fazë mjaftë intenzive. Në seancën e fundit mbrojtja dhe prokuroria u përplasën ashpër për materialet dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe kësaj here, shkruan Gazeta Metro. Çështjet që do shtrohen për zbulimin e materialeve: Nëse Prokuroria parashikon ndonjë vështirësi në përmbushjen e afatit të saj të 31 janarit 2021 për zbulimin dhe përkthimin e materialit të Rregullës 102(1)(b) dhe nëse ajo mund të japë një vlerësim ...
Komentet te ÇËSHTJET QË DO SHTROHEN NË SEANCËN NDAJ KRERËVE TË UÇK-SË Janë të Mbyllura