Lëvizja Studentore për Barazi, “Studim, Kritikë, Veprim”, ka njoftuar se kanë marrë konfirmimin nga MASHTI se edhe provimet që paraqiten për më shumë se njëherë do të bëhen pa pagesë. SKV njofton se më 15 nëntor, ka dorëzuar në MASHTI kërkesën për heqjen e pagesave për ata që paraqesin provimet për herë të dytë e tutje, dhe të martën kanë marrë konfirmimin se pagesat janë hequr. “Ky është një lajm tjetër i mirë për studentët duke i ofruar atyre mundësi të barabarta për t’iu nënshtruar provimeve dhe duke lehtësuar procedurat e tjera administrative”. SKV-ja njoftoi më tej se pavarësisht se sa herë studenti paraqet një provim, kjo do të ...
Komentet te SKV NJOFTON SE PARAQITJA E PROVIMEVE DO TË JETË PA PAGESË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu ka thënë se Arben Vitia do të japë dorëheqje nga pozita e asamblistit në Prishtinë. Lahu tha se ai do të zëvendësohet nga kandidati që ka marr më shumë vota në zgjedhjet e tetorit e që nuk ka arritur të bëhet asamblist. “Z. Vitia nuk do të jetë pjesë e Asamblesë. Ai do të zëvendësohet nga kandidati që është në radhë dhe kemi diskutuar këtë dhe kemi ardhur në konkludimin që është më mirë që ta kemi dikë tjetër aty. Secili asamblist i VV-së që është aty e bënë punën njësojë mirë kështu që nuk paraqet ndonjë dallim”, ka thënë Lahu në ...
Komentet te ARBEN VITIA DO TË JAPË DORËHEQJE NGA POZITA E ASAMBLISTIT NË PRISHTINË Janë të Mbyllura
Edicioni i sontëm i Big Brother VIP, do të ‘trazojë ujërat’. Kjo për shkak se produksioni ka vendosur të ndërrojë Donaldin me Romeon. Sipas njoftimit të faqes zyrtare së BB VIP, kjo është një lojë për t’i vendosur në një pozitë të vështirë banorët e tjerë, nëse do ta kuptojnë apo jo, njofton Klankosova.tv. ...
Komentet te SONTE NË BIG BROTHER VIP ‘TRAZOHEN UJËRAT, NDËRROHET DONALDI ME ROMEON (VIDEO) Janë të Mbyllura
Në Bruksel ka nisur edhe mbledhja e Këshillit të Stabilizim-Asociimit, ndërsa në këtë mbledhje kryeministri i Kosovës Albin Kurti po e përfaqëson shtetin e Kosovës me fusnotë, edhe pse fusnota vazhdimisht ishte kundërshtuar nga Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro. Në këtë mbledhje të Kurtit me drejtuesit më të lartë evropianë, Kurti po e përfaqëson shtetin me fusnotë dhe jo me emrin kushtetues Republika e Kosovës. Vet Kurti vazhdimisht ka shprehur kritika për vendosjen e fusnotës krahas emrit të Kosovës nëpër ngjarje të ndryshme. “Tradhti shtetërore” e kishte quajtur Kurti vite më parë vendosjen e fusnotës. Edhe deputetja e VV’së, Fitore Pacolli kishte thënë se nuk do të ...
Komentet te E KISHTE QUAJTUR ‘TRADHTI SHTETËRORE’, KURTI PËRFAQËSON KOSOVËN ME FUSNOTË NË BRUKSEL (VIDEO) Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.019 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.630.082 doza të vaksinës. Deri më sot 767.742 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.274 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.848. Në total numri i rasteve aktive është 314. Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën! ...
Komentet te RAPORTI DITORË I IKSHPK-SË! Janë të Mbyllura
Ramiz Krasniqi avokati i Skender Krasniqit do të paraqesë ankesë në Gjykatën e Apelit brenda afatit ligjor, pasi klienti i tij u shpall fajtor nga Gjykata Themelore e Prishtinës me tri vite e pesë muaj burgim për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të djalit të tij, Albert Krasniqi. Sipas avokatit Krasniqi, në këtë situatë kur anëtari i familjes privohet nga jeta nga pakujdesia, i akuzuari shpallet fajtor por lirohet nga dënimi. Avokati Ramiz Krasniqi në një prononcim për Gazetën Express tha se vendimi në fjalë është antiligjor dhe sipas tij, edhe vazhdimi i paraburgimit ka qenë joprofesional dhe kundërligjor. “Gjithqysh do të ankohem në Gjykatën e Apelit, është vendim ...
Komentet te DËNIMI ME 3 VJET E 5 MUAJ BURGIM, AVOKATI I SKENDER KRASNIQIT E QUAN ANTILIGJOR, THOTË SE DO TË ANKOHET NË APEL Janë të Mbyllura
Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama sot zyrtarisht ka pranuar detyrën e kryetarit të kryeqytetit. Detyrën ia dorëzoi ish-kryetari Shpend Ahmeti. Rama tha se dashuria për Prishtinën është ajo që i bashkon të gjithë, pa dallime partiake. Ndërsa, ish kryetari Ahmeti, tha se kjo pozitë është më e vështira në Kosovë, pasi çdo kohë duhet qenë në gatishmëri për qytetari. Ai i dorëzoi edhe një dhuratë. “Po ta jap këtë tastierë, por pa shkronjën P dhe R, mos me shkru emrin Përparim Rama”, i tha Ahmeti duke qeshur derisa ja dorëzoi tastierën. /Telegrafi/ ...
Komentet te AHMETI I BËN DHURATË NJË TASTIERË RAMËS, I THOTË SE IA KA HEQUR SHKRONJAT “P” DHE “R” Janë të Mbyllura
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër një të pandehuri për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist. Në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës thuhet se i pandehuri K.D. me dashje ka marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës terroriste, në atë mënyrë që me bashkëshorten i është bashkangjitur luftëtarëve të organizatës terroriste, militante, ekstremiste “ISIS” (Islamic State of Iraq and the Sham), duke marrë pjesë aktivisht në veprimtaritë e kësaj organizate si trajner i snajperistëve. Më pas i pandehuri K.D., është arrestuar dhe është burgosur nga Forcat Demokratike Siriane, kurse më datë 17 korrik 2021, në mënyrë të ...
Komentet te PROKURORI SPECIALE NGRE AKTAKUZË NDAJ KOSOVARIT QË TRAJNOI SNAJPERISTËT E ISIS-IT NË SIRI Janë të Mbyllura
Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se nga hetuesit e Speciales, në shtator të vitit 2020, ka pranuar vetëm urdhrin për t’i dorëzuar dokumentet dhe jo ndonjë urdhër të gjykatës që i obligon të mos publikojnë dokumente të tilla. Në ditën e dytë të dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, i akuzuari Hysni Gucati ka thënë se pasi që hetuesit e Speciales kanë shkuar në zyrat e organizatës e ka kuptuar që dokumentet mund të jenë konfidenciale. Pas më shumë se një vit qëndrimi në paraburgim në Hagë, ish-pjesëtari i UÇK-së Hysni Gucati është paraqitur në bankën e dëshmitarit ...
Komentet te GUCATI: NUK KAM MARRË URDHËR ME SHKRIM PËR TË MOS PUBLIKUAR DOKUMENTET Janë të Mbyllura
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) për mbulimin e pagave dhe mëditjeve të 600 specializantëve të mjekësisë, me arsyetimin se mundësitë buxhetore nuk ekzistojnë. Kësisoj ky komision gjatë shqyrtimit të Projektbuxhetit 2022 në lexim të dytë, ka refuzuar edhe kërkesën e KOSTT-it për 33 milionë euro sa i përket rrymës në veri të Kosovës. Kryesuesi i grupit punues për buxhetin 2022, deputeti Eman Rrahmani ka thënë se është se specializantët e mjekësisë është e pamundur të hyjnë në kategorinë e pagave dhe mëditjeve, pasi siç tha ai tavanet buxhetore nuk mund ta lejojnë një gjë të tillë. “Arsyeja e refuzimit të ...
Komentet te S`KA BUXHET PËR PAGA E MËDITJE PËR 600 SPECIALIZANTË TË MJEKËSISË Janë të Mbyllura