Organizata joqeveritare “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar për herë të dhjetë dosjet në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës. Kryetari i kësaj organizate, Jahir Bejta ka thënë para medieve tha se për të dhjetën herë kanë dorëzuar tri dosje në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme për shkak të refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës. Bejta tha se duhet kompensim i dëmit material dhe moral. “Kosova përmes Kushtetutës së saj i ka përvetësuar edhe konventat ndërkombëtare madje i ka vendosur mbi gjyqësorin ...
Komentet te DORËZOHEN PËR HERË TË DHJETË NË KUSHTETUESE DOSJET PËR DËMET E LUFTËS Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka pranuar sot kërkesën e kongresmenëve të Kongresit Amerikan, të cilët kanë bërë thirrje që çështja e vëllezërve Bytyçi dhe rasti i Vasfije Krasniqi-Goodman të jenë në agjendën e tij. Lajmin e bëri të ditur, vëllau i Krasniqi-Goodman, Nafi Krasniqi, përmes një njoftimi në Facebook, duke thënë se janë të vendosur që të kërkohet drejtësi për viktimat civile. Në letrën dërguar presidentit Biden thuhet se ‘Ju kërkojmë ta mbani premtimin tuaj për të sjellë drejtësi për familjen Bytyqi. Gjithashtu, me respekt kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e krimeve të luftës të kryera gjatë Luftës në Kosovë… Ne ju nxisim të përmbushni zotimin tuaj ...
Komentet te KONGRESMENËT AMERIKANË KËRKOJNË DREJTËSI PËR KRASNIQIN E VËLLEZËRIT BYTYQI Janë të Mbyllura
Gjatë një vizite në Shqipëri, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë, Escobari, i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, temë diskutimesh e ka pasur edhe Kosovën, krahas atyre për politikën në Shqipëri. Kryedemokrati Lulzim Basha pas takimit me të ka potencuar se me zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Shtetit kishin gjetur mirëkuptim për pacenueshmërinë e integritetit territorial të Kosovës. Përkrahjen amerikane për pacenueshmërinë e integritetit territorial të Kosovës e ka ritheksuar të enjten në Tiranë Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm për Ballkanin i Departamentit amerikan të Shtetit. Gjatë një vizite në ...
Komentet te ESCOBARI SHPREH MBËSHTETJEN PËR PACENUESHMËRINË E KUFIJVE TË KOSOVËS Janë të Mbyllura
Deputeti i PDK-së Hisen Berisha ka komentuar vendimin e fundit të ShBA ku u futën në listë të zezë grupi kriminal në veri të Kosovës i udhëhequr nga Millan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq. “ Goditja që SHBA dhe BE, si dy aleatët kryesor që ka Kosova, i dhanë krimit të organizuar në veriun e Kosovës është tregues që Kosova vazhdon dhe do të vazhdojë të ketë nevojë për aleatët tanë. E ftoj Kryeministrin Kurti që, në raport me SHBA dhe BE, të heqë dorë nga gjuha e arrogancës dhe mbajtjes së leksioneve filozofike. Në raport me aleatët tanë, Kosova sot ka nevojë për kreativet dhe guxim politik dhe jo ...
Komentet te BERISHA: FTOJ KRYEMINISTRIN MOS TË JETË ARROGANT E KOKËFORTË ME SHBA Janë të Mbyllura
Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë numër i madh i qytetarëve, janë vaksinuar qysh në ditën e parë kur në vend ka nisur dhënia e dozës së tretë dhe asaj përforcuese të vaksinës anti-Covid. Avdi Limani tha se e ka marrë dozën përforcuese kundër Covid-19 dhe se nuk ka asnjë dyshim ngase po vaksinohet e gjithë bota. “E gjithë bota mbarë shumica po, pse edhe unë jo”, shprehet ai. Edhe Naim Ajvazi, tha se i beson vaksinën anti-Covid dhe për këtë arsye ka vendosur që të vaksinohet edhe me dozën e tretë. “Dje më erdh mesazhi për me ardhur me marr edhe normal erdha e mora. Sikur mos t’i ...
Komentet te DOZA E TRETË E VAKSINËS, QYTETARËT TË INTERESUAR TË VAKSINOHEN Janë të Mbyllura
Duke pasur parasysh shumë e të rritur kanë presion të lartë të gjakut, nuk është çudi që ka një sërë ilaçesh të ndryshme të dizajnuara për ta trajtuar atë. Megjithatë, vetëm disa njerëz që marrin një nga këto barna po menaxhojnë me sukses hipertensionin e tyre. Pse? Sipas hulumtimeve të reja, një pjesë e problemit mund të jetë se ata po marrin medikamente të tjera, shumë prej të cilave rendisin rritjen e presionit të gjakut si një efekt anësor. Studiuesit përdorën të dhënat nga Anketa Kombëtare e Ekzaminimit të Shëndetit dhe Ushqyerjes për të parë medikamentet që 28,599 amerikanë po merrnin midis 2009 dhe 2018. Ata zbuluan se një ...
Komentet te PSE MJEKIMI JUAJ PËR PRESIONIN E LARTË TË GJAKUT MUND TË MOS FUNKSIONOJË Janë të Mbyllura
Sezoni i dimrit sapo ka filluar dhe me siguri i keni venë re ndryshimet në trupin tuaj. Flokët fillojnë e bëhen më kapriçoze, lëkura më e ndjeshme dhe thonjtë më delikatë. Kjo sepse këto pjesë të trupit janë shumë të ekspozuara ndaj temperaturave të jashtme. Veçanërisht thonjtë, mund t’i ndjeni më delikatë dhe të dobët sapo dimri zbret. Duke qenë se askush nuk preferon duar të parregullta dhe jo të shëndetshme këshillohen një mori kurash natyrale. Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë disa prej tyre në mënyrë që këtë problem ta zgjidhni shpejt dhe lehtë në shtëpitë tuaja. Zgjidhni kremin e duhur Gjatë periudhës së dimrit këshillohet që ...
Komentet te KUJDESI I DUHUR PËR THONJTË GJATË DIMRIT, METODAT NATYRALE NË SHTËPI Janë të Mbyllura
Taibe Miftari, asistente teknike dhe recepsioniste në zyrën kryesore të Organizuarës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka rrëfyer tre rastet kur në OVL-UÇK një person i panjohur ka dërguar dokumente dhe ka thënë se e gjithë kjo i ka shkaktuar traumë për çka ende i bartë pasojat. Ajo është dëshmitarja e mbrojtjes në gjykimin ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Në ditën e parë të paraqitjes së saj para Dhomave të Specializuara në Hagë, mbrojtja e ka lexuar deklaratën e saj me shkrim të cilën trupi gjykues e ka pranuar si provë materiale. Në deklaratën e saj me shkrim, të cilën ne ka lexuar mbrojtja, Taibe Miftari ka ...
Komentet te HAGË, DËSHMITARJA: BASTISJA NË ZYRET E OVL-SË M`KA SHKAKTUAR TRAUMË Janë të Mbyllura
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të së cilit është Zvonko Veselinoviq. Sipas njoftimit të Zyrës së Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit, përveç Veselinoviq janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radojçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq. Ky grup, sipas Departamentit të Thesarit i ka të regjistruara 11 biznese në Kosovë, 10 në Serbi, nga një në Kroaci dhe Bullgari. Nga të dhënat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), shumica e ...
Komentet te CILAT JANË 11 BIZNISET E GRUPIT KRIMINAL TË ZVONKO VESELINOVIQIT NË KOSOVË? Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pas 14 shkurtit korrupsioni s’mund të jetë i lidhur me Qeveri, dhe nëse ndodh kjo do të merren masa të menjëhershme. Gjatë fjalës së tij në ngjarjen “Transformimi i Prokurimit Publik” me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Kurti më tej tha se korrupsioni ka qenë i përqendruar rreth Qeverisë. “2.6 trilionë dollarë është kostoja e korrupsionit botëror, 1 trilion paguajnë bizneset për korrupsion në botë. Prokurimi publik i mirë planifikuar duhet të jetë më zyrtar, profesional. Korrupsioni ka qenë i përqëndruar rreth Qeverisë, prokurimi publik, ndërmarrjet shtetërore dhe bizneset private, këto kane qënë më të korruptuarat. Pas 14 shkurtit, korrupsioni ...
Komentet te KURTI: PAS 14 SHKURTIT, KORRUPSIONI S’MUND TË JETË I LIDHUR ME QEVERI Janë të Mbyllura