Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

VENDOS QEVERIA: MJEKËT DHE PROFESORËT DUHET TA DEKLAROJNË PASURINË

Lajme
Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publik që duhet ta deklarojnë pasurinë. Ky vendim  ka ardhur me kërkesë të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu. Ai ka thënë se tashmë është bërë një kategorizim i ri i zyratrëve publik për deklarim të pasurisë. “Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë. Në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët dhe profesorët në institucionet publike”, ka thënë ai. Përndryshe, Projektligji me ndryshime për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave tani e pret miratimin edhe në Kuvend. ...
Komentet te VENDOS QEVERIA: MJEKËT DHE PROFESORËT DUHET TA DEKLAROJNË PASURINË Janë të Mbyllura

NJË I VDEKUR DHE 7 RASTE TË REJA ME COVID-19

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.849 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.   Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.991 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.640.380 doza të vaksinës. Deri më sot 770.941 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.863. Në total numri i rasteve aktive është 328.   Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën! ...
Komentet te NJË I VDEKUR DHE 7 RASTE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura

KRYETARËT E KOMUNAVE I KËRKOJNË QEVERISË HEQJEN E ORËS POLICORE

Lajme
Asosacioni i Komunave të Kosovës pritet që së shpejti të mbajë takim ku edhe do të kërkohet heqja e orës policore si masë kundër COVID-19.   Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se janë në pritje të përfundimit të procedurave të pranim-dorëzimit të detyrave të kryetarëve në komunat e vendit pas zgjedhjeve të fundit lokale dhe pastaj do të organizojnë edhe takimin e parë konsultativ ku do të diskutohet për masat. “Kërkesat që i kemi janë kërkesa zyrtare të Asosacionit të Komunave të Kosovës, po presim me përfundu edhe procedura e pranim-dorëzimit të detyrave të kryetarëve dhe javën e ardhshme pritet të mbajmë takimin e parë të Këshillit të ...
Komentet te KRYETARËT E KOMUNAVE I KËRKOJNË QEVERISË HEQJEN E ORËS POLICORE Janë të Mbyllura

PROFESOR HAJRULLAHU:LIDERSHIPI I SERBISË BASHKËJETON ME KRIMIN E ORGANIZUAR

Lajme
Pas sanksioneve të vendosura nga SHBA-të ndaj Zvonko Veselinoviq e Milan Radojcic dhe grupit kriminal të cilët veprojnë në veri të Kosovës dhe në Serbi, ka reaguar edhe profesori universitar Arben Hajrullahu.   Përmes një postimin në rrjetin social “Twitter”, profesori Hajrullahu ka ndërlidhur lidershipin në Serbi, përfshirë Ambasadorin e Serbisë në SHBA Marko Gjuriq dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë Nikola Selakoviq, me krimin e organizuar. Sipas Hajrullahut fotografitë ku shihen së bashku Radojcic, Gjuriq dhe Selakoviq, janë shembulli më i mirë i bashkëjetesës mes lidershipit serb dhe krimit të organizuar. Lidershipi i Serbisë njihet për bashkëpunim të afërt me grupin kriminal të serbëve të Kosovës, ndaj ...
Komentet te PROFESOR HAJRULLAHU:LIDERSHIPI I SERBISË BASHKËJETON ME KRIMIN E ORGANIZUAR Janë të Mbyllura

RAPORTI I PROGRESIT PROCEDOHET NË KUVEND

Lajme
Komisioni për Integrime Evropiane ka proceduar për seancë plenare Raportin e progresit për vitin 2021.   Komisioni miratoi edhe projektligjin për tregti me jashtë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Ndërsa, shqyrtimi i raportit mbi zbatimin e Planit për Mbikëqyrjen e Procesit Integrues 2020-2021 u shty për mbledhjen e radhës. Në raportin e progresit të KE-së për Kosovën theksohet, se integrimi drejt BE ka ngecur për shkak të situatës së paqëndrueshme politike si pasojë e zgjedhjeve të parakohshme dhe pandemisë. Pak përparime janë bërë në Kosovë në drejtim të reformave që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, theksohet në Raportin e ...
Komentet te RAPORTI I PROGRESIT PROCEDOHET NË KUVEND Janë të Mbyllura

ÇMIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE NË KOSOVË, PRITET TË RRITET

Ekonomi
Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë, pritet të rritet për më shumë se 30 për qind nga muaji prill i vitit të ardhshëm. Këtë e ka paralajmëruar Kompania kosovare për Distribuuim të Energjisë Elektrike, duke thënë se kriza energjetike në Evropë ka prekur direkt edhe Kosovën. Ndërkohë, ekspertët e ekonomisë thonë se institucionet e Kosovës duhet të  hartojnë një plan të shpejtë për bizneset dhe ekonomitë familjare. Pas paralajmërimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, ka pasur reagime të shumta nga qytetarët dhe bizneset. Qytetarët e Kosovës, aktualisht paguajnë çmimin me të ulët në rajon për energjinë e shpenzuar elektrike, ku për një kilovat në orë paguajnë ...
Komentet te ÇMIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE NË KOSOVË, PRITET TË RRITET Janë të Mbyllura

“KEMI DASHUR T’I TREGOJMË PUBLIKUT QË SERBIA I KA DHËNË INFORMATA HAGËS”

Lajme
Në Dhomat e Specializuara në Hagë po dëgjohet dëshmitari mbrojtjes, Qelë Gashi i cili është anëtar i këshillit drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Në seancën gjyqësore ndaj Hysni Gacatit dhe Nasim Haradinajt, ai ka thënë se në paketat që kishin arritur në OVL-UÇK kishte dokumente në gjuhën serbe dhe emra serb ndër të cilët edhe Vukoviq. Gashi ka deklaruar se me publikimin e tyre kanë synuar të informojnë publikun që Serbia po i jep informata Gjykatës Speciale.   Në deklaratën e tij më shkrim, të cilin e ka lexuar mbrojtja, Gashi ka thënë se më 7 shtator ka qenë bashkë me Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe ...
Komentet te “KEMI DASHUR T’I TREGOJMË PUBLIKUT QË SERBIA I KA DHËNË INFORMATA HAGËS” Janë të Mbyllura

UNMIK-U BËN THIRRJE PËR AVANCIMIN E BARAZISË PËR TË GJITHË NË KOSOVË

Lajme
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, UNMIK-u rikonfirmon përkushtimin e tij të vazhdueshëm për mbështetjen e institucioneve të Kosovës dhe të palëve të tjera me interes, në përpjekjet e tyre për avancimin e të drejtave të njeriut për të gjitha komunitetet në Kosovë, duke përfshirë edhe brenda kontekstit të krizës aktuale të COVID-19.   Në vazhdën e temës së këtij viti, “Të gjithë njerëz, të gjithë të barabartë”, UNMIK-u rithekson thirrjet e tij që të drejtat e njeriut të vendosen në qendër të reagimit ndaj COVID-19 dhe rimëkëmbjes nga kjo pandemi, posaçërisht në avancimin e barazisë, si dhe përfshirjes e mosdiskriminimit në këtë proces. “Si në ...
Komentet te UNMIK-U BËN THIRRJE PËR AVANCIMIN E BARAZISË PËR TË GJITHË NË KOSOVË Janë të Mbyllura

LUKASHENKO: “UNË FLAS ME PUTININ PËR SERBINË POTHUAJSE SA HERË QË FLASIM”

Rajoni dhe Bota
Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, i cili njihet për sundimin e tij autokratik dhe shtypjen e opozitës bjelloruse thotë se në shumicën e takimeve me presidentin rus Vladimir Putin diskuton për Ballkanin dhe në veçanti për Serbinë.   Lukashenko këto komente i bëri gjatë një takimi në Minsk me presidentin e grupit të miqësisë me Bjellorusinë të Parlamentit serb, Dragomir Kariç. “Më duhet t’ju them se unë flas për Ballkanin pothuajse në çdo takim me Presidentin Putin. Dhe kë kemi ne në Ballkan? Ashtu është, ne kemi Serbinë. Ajo ka qenë gjithmonë një bastion i sllavëve në Ballkan. Është ende”, citohet të ketë thënë Lukashenko. “Ne flasim shumë shpesh për problemet me të cilat po përballeni. Jemi të ...
Komentet te LUKASHENKO: “UNË FLAS ME PUTININ PËR SERBINË POTHUAJSE SA HERË QË FLASIM” Janë të Mbyllura

DY KADETË TË FSK-SË DIPLOMUAN NË AKADEMINË USHTARAKE NË GJERMANI

Lajme
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin u mbajt ceremonia e diplomimit për dy kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që përfunduan Akademinë Ushtarake në Gjermani në qendrat profesionale të Bundeswehr.   Në njoftimin për media të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se nëntoger Albert Krasniqi me sukses të lartë ka mbaruar studimet ushtarake me specializim në xhenio luftarake dhe nëntoger Valdrin Talla gjithashtu me sukses të lartë ka mbaruar studimet ushtarake me specializim në logjistikë. Me këtë rast diplomat janë dorëzuar tek nëntoger Krasniqi dhe nëntoger Talla nga Shefi i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtarë të Bundeswehr, kolonel Christian Schmidt. Në ceremoni kanë marrë pjesë ambasadori Faruk Ajeti, atasheu ...
Komentet te DY KADETË TË FSK-SË DIPLOMUAN NË AKADEMINË USHTARAKE NË GJERMANI Janë të Mbyllura