Menaxheri i qendrës së vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se për shkak të disa problemeve, të shtunën më 11 dhjetor është ndërprerë procesi i vaksinimit kundër koronavirusit. Përmes një përgjigje me shkrim, Bardhi njoftoi se vaksinimi do të vazhdojë përsëri gjatë ditës. “Edhe përkundër problemit me sistemin, procesi i vaksinimit është duke vazhduar duke bërë regjistrimin e qytetarëve në librat e protokollit, dhe më pas do të futen të dhënat në sistem sapo të funksionalizohet”, tha Bardhi. Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19, në muajin mars të këtij viti, në Kosovë me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar ...
Komentet te NDËRPRITET VAKSINIMI NË SALLËN “1 TETORI” NË PRISHTINË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në udhëkryq. Një takim i nivelit të lartë brenda këtij viti po shihet i pamundur. Dallimet e mëdha mes palëve për arritjen rezultateve konkrete e kanë zmbrapsur edhe vet BE-në nga insistimi për progres, sidomos edhe pas përplasjeve për themelimin e Asociacionit. Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare vitin e ardhshëm në Serbi pritet ta shtyjnë dialogun edhe për një periudhë më afatgjate. Kësisoj nga opozita dhe njohësit e procesit të dialogut kërkohet përfshirja më e madhe të Kuvendit në këtë proces dhe arritja e një konsensusi ndërmjet partive parlamentare për dialogun. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thotë për KosovaPress se Qeveria Kurti nuk ...
Komentet te TAKIMI KURTI-VUÇIQ SHIHET SI I PAMUNDUR PËR KËTË VIT Janë të Mbyllura
Ka vdekur i riu që u ther sonte me thikë në Hajvali. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Avdush Bajgora, i cili tha se viktima erdhi me plagë të rënda. “Po ka vdekur. Kemi ndërhyrë për 1 orë e gjys. Ai ka ardhur me plagë të rënda”. Ndërsa, lajmin për plagosjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 22 :00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ...
Komentet te VDES I RIU QË U THER ME THIKË NË HAJVALI Janë të Mbyllura
Sabiani është eliminuar sonte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shkruan lajmi.net. Fakti që ai injoroi banorët nga Kosova, Dj Pm dhe Dj Dagz, duke mos ju folur kur doli nga shtëpia, e sqaroi në studio me Arbanën. “Nuk e meritonin t’ju flas”, “Nuk e mbështetën Fifin në shtëpi, u sollën me dy fytyra me të, i nxorra zbuluar”, ishin disa nga deklaratat e tij duke iu referuar Dj-ëve në fjalë. Ai nxorri mllefin për ta në intervistën në studio, pas eliminimit./Lajmi.net. ...
Komentet te SABIANI VAZHDON TË INJOROJË KOSOVARËT NË BB: NUK E MERITONIN T’JU FLAS, I NXORRA ZBULUAR! Janë të Mbyllura
Kur kanë kaluar thuajse dy muaj, vdekja e 4 shtetasve rusë në Qerret të Kavajës vazhdon te jetë e mbuluar nga misteri. Ndonëse ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se vdekja erdhi nga asfiksia, shkaqet e saj janë ende të pazbuluara. Ndaj grupi hetimor i përforcuar dhe me ekspertë të tjerë ka mbërritur të premten pranë resortit për të kryer një eksperiment hetimor që synon zbardhjen e misterit të vdekjes së 4-fishtë në resortin turistikë ku viktimat, familjarë me njëri -tjetrin po qëndronin. I gjithë resorti është rrethuar me shirit policor për të mbajtur larg klientët dhe kureshtarët e rastit. Eksperimenti po kryhet në ambientet e pishinës së brendshme të hotelit ku më ...
Komentet te VDEKJA E KATËR TURISTËVE RUSË NË SHQIPËRI, PO VLERËSOHEN AVUJT E ÇLIRUAR NGA KLORI I HEDHUR NË UJË Janë të Mbyllura
Një rriskë e sallamit ishte e pamundur t’i largohej nga fyti njëvjeçarit nga Skenderaj, për t’ia mundësuar frymëmarrjen. Kishte ende shenja jete, prandaj edhe u soll me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare, raporton T7 Kështu një foshnje 14 muajsh nga Polaci i Skenderaj, i kishte mbetur diçka në fyt. Kjo i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje, e për këtë u mor në trajtim të menjëhershëm. Por, ajo tregon se ato pjesë të sallamit ishte e pamundur të largohen për të liruar frymëmarrjen e foshnjës. Për rastin u informua edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, rajon ky që i takon komuna e Skenderajit, nuk jep shumë detaje ...
Komentet te VDES FOSHNJA 1-VJEÇE NGA SKENDERAJ, I MBETI RRISKA E SALLAMIT NË FYT (VIDEO) Janë të Mbyllura
Mëngjesin e hershëm të 15 janar të vitit 1999 formacionet e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe u futen në Reçak të Shtimes dhe kryen njërën ndër masakrat më të rënda në Kosovë. Mirëpo, 22 vite pas kësaj ngjarje po shtohen zyrtarët shtetërorë serbe që po e mohojnë këtë masakër. Së fundi, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin i cili njihet me deklarata anti-shqiptare ka thënë se masakra e Reçakut është ‘gënjeshtër’. Ai ka treguar se Serbia po bënë film dokumentar për këtë dhe këto deklarata i ka bërë gjatë vizitës në afërsi të Nishit ku shteti serb po xhiron këtë film dokumentar për ngjarjet në Reçak. ...
Komentet te PAS DEKLARATAVE TË VULINIT, I MBIJETUARI I MASAKRËS SË REÇAKUT: NUK E PATA MË TË VËSHTIRË AS DITËN KUR PASHË VËLLAIN E KUSHËRINJTË PA ZEMËR E PA KOKË (VIDEO) Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, e ka miratuar Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave. Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka thënë se e mbështesin këtë vendim. Sejdiu tha që do të insistojnë që të gjithë pa përjashtim të deklarojnë pasurinë. “Nëse fokusohemi në një profesion, ose nëse e drejtojmë gishtin në profesionin tjetër, atëherë vetëm mund të kemi kësilloj deklarimesh ose ndoshta edhe iritime, siç është rasti te deklarata e Federatës së Sindikatave. Nuk dua të kuptoj që kjo është e drejtuar kundër mjekëve, ose se mjekët dhe profesorët janë ata që janë të dyshuar ose të piketuar, por gjithsesi ...
Komentet te ODA E MJEKËVE E MBËSHTET VENDIMIN E QEVERISË PËR DEKLARIMIN E PASURISË Janë të Mbyllura
Ish-deputeti i PDK-së dhe kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti, ka folur për raportimin e disa muajve më parë rreth “kthimit të eshtrave” të Ukshin Hotit në Kosovë me titullin “Ekskluzive: Ukshin Hoti kthehet në Kosovë”. Djali i Ukshin Hotit ka treguar se si një raportim më një titull të tillë ka shkaktuar shqetësim të madh në familjen e tij, teksa shton se halla e tij ka qëndruar e shtrirë dhe e sëmurë për një javë si rezultat i atij raportimi. “Atë ditë kur ka dalë lajmi i tillë unë kam qenë duke shkuar në një takim multilateral ku ka marrë pjesë Kosova, Serbia, Bosnja, Kroacia ...
Komentet te ANDIN HOTI TREGON SI E PËRJETUAN RAPORTIMIN PËR BABAIN E ZHDUKUR Janë të Mbyllura
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka reaguar ministrit të brendshëm serb, Aleksandër Vulin lidhur me deklaratat për Reçakun. Kamberi përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë që pohimet e Vulinit për Reçakun janë më pak problematike se heshtja e presidentit Aleksandër Vuçiq. “Pohimet e Ministrit Vulin për Reçakun janë më pak problematike se heshtja e Presidentit Vuçiq. Heshtje që dëshmon se Vuçiqi pajtohet me Vulinin. Se Vulini i thotë mendimet e Vuçiqit që nuk dëshiron t’i thotë publikisht”, ka shkruar Kamberi. Ai i ka bërë thirrje BE-së dhe ShBA-ve që t’i reagojnë dhe t’i bëjnë presin Vuciqit. “Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ...
Komentet te KAMBERI PËR DEKLARATËN PËR REÇAKUN: VULINI I THOTË MENDIMET E VUÇIQIT Janë të Mbyllura