Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar sot me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia me të cilin ka biseduar për ecurinë e vaksinimit kundërCOVID-19. Gjatë takimit, Kurti u njoftua edhe mbi gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të ekipeve mjekësore në terren. Kurti u shpreh mirënjohës ndaj punës së ekipeve mjekësore dhe stafeve mbështetëse në përballjen me koronavirus./KP ...
Komentet te Kurti takon Vitinë Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurës M.R., shtetase kosovare, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale trafikim me njerëz. E pandehura dyshohet se më 6 janar 2021, në Jezercë, përkatësisht në disa vila të këtij fshati, me dashje dhe qëllim të përfitimit pasuror për vete, ka marrë pjesë në trafikimin e njerëzve përmes rekrutimit, transportimit, strehimit të viktimës, së një të miture të cilën e ka shfrytëzuar me qëllim të prostitucionit. Pasi ka arritur marrëveshje me personin N.M., pronar i një kafiterie, në të cilën ka punuar një kohë edhe ...
Komentet te Një muaj paraburgim për trafikim me njerëz Janë të Mbyllura
Me rastin e 22-vjetorit të masakrës në Tusus, kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca, nënkryetari i Komunës së Prizrenit Visar Shehu, drejtorët komunalë dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, sot kanë bërë homazhe në Sheshin e Martirëve të Tususit. Me këtë rast, Konjufca deklaroi se masakra në Tusus është një nga masakrat më të tmerrshme që ushtria serbe ka kryer në Kosovë, ku janë masakruar 27 persona dhe është vënë në zjarr e gjithë lagjja, pikërisht pse ishte njëra prej bazave më të forta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai theksoi se Kuvendi i Kosovës, para një muaj ka ndryshuar ligjin dhe tanimë kriminelët serbë edhe pse janë në ...
Komentet te Konjufca në Tusus: Të shpaloset identiteti i atyre që kanë kryer masakra Janë të Mbyllura
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’u drejtohen serish nesër ulëseve për seancën e radhës plenare në orën 10:00. Pika kryesore e rendit të ditës është ajo mbi organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19. Rendi i ditës: 1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, 4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020, 5. Formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, 6. Formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për ...
Komentet te Kuvendi mblidhet nesër Janë të Mbyllura
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” për periudhën janar-prill 2021 ka dërguar mbi 1500 lëndë të borxhlinjve te përmbaruesit privatë, kryesisht sektorin e bizneseve, me ç’rast zyra ligjore është duke përgatitur vazhdimisht edhe lëndë të tjera për procedurë përmbarimore. Në një njoftim për media thuhet se KRU “Prishtina” ka filluar me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te përmbaruesit privatë, e cila vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro. KRU “Prishtina” fton konsumatorët të paguajnë borxhet ndaj kompanisë, në mënyrë që t’i shmangen dërgimit te përmbaruesit privatë, e cila njëherësh do të vështirësonte përmbushjen e obligimeve të tyre duke paguar taksa shtesë./KP ...
Komentet te KRU “Prishtina” vazhdon me dërgimin e lëndëve te përmbaruesit privatë Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.840 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 44 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 107.313 raste nga 599.859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.241 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.877 raste, kurse ...
Komentet te ASNJË RAST I VDEKJES, 44 RASTE POZITIVE DHE 152 TË SHËRUAR NGA COVID-19! Janë të Mbyllura
Komuna bregdetare e Ulqinit ka bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Përfaqësuesit e kësaj komune sot në Prishtinë kanë shpalosur lehtësirat dhe investime në bregdetin e Ulqinit, derisa kanë paralajmëruar edhe një marrëveshje në mes të Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Byrosë së Malit të Zi për largimin e taksës kufitare nga mesi i qershorit. Kryetari i Ulqinit, Aleksandër Daboviq tha se tashmë situata pandemike në këtë komunë ka bërë që e gjithë vëmendja të fokusohet te sezoni turistik. Daboviq derisa listoi investimet që kanë bërë si pushtet komunal për të përmirësuar kushtet për turistët, kërkoi që çmimet të jenë sa më të përshtatshme për të gjithë. ...
Komentet te Ulqini gati për sezonin turistik, paralajmërohet largimi i taksës kufitare nga 15 qershori Janë të Mbyllura
Instituti Demokraci për zhvillim ka publikuar analizën mbi nismën e Mini-shengenit Ballkanik dhe bashkëpunimin rajonal, hulumtim përmes së cilit tregojnë se sa kanë njohuri qytetarët e Kosovës për këtë iniciativë që nisi në vitin 2019-të. Nga hulumtimi i publikuar del se 18 përqind e qytetarëve kanë deklaruar se janë të informuar rreth kësaj nisme, derisa vetëm 17 përqind të anketuarve e kanë konsideruar të dobishëm Mini-shengenin Ballkanik. Visar Xhambazi, hulumtues në D4D, në prezantimin e dokumentit hulumtues, tha se të gjeturat tregojnë që mini-shengeni si iniciativë ka dështuar të informojmë qytetarët rreth asaj se çka është dhe si implementohet. Sipas Xhambazit, kundërshtimi i krerëve të institucioneve të Kosovës, ka ndikuar ...
Komentet te Qytetarët pak të informuar rreth mini-shengenit ballkanik Janë të Mbyllura
Në Ministrinë e Drejtësisë, sot është mbajtur takimi me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe atë në dy panele, ai i nivelit politik për të konfirmuar mbështetjen nga partnerët strategjikë si dhe paneli teknik me synim të bashkërendimit konkret të aktiviteteve. Sipas një komunikate për media nga Ministria e Drejtësisë thuhet se qëllimi i takimit ishte diskutimi për prioritetet dhe koordinimi me partnerët ndërkombëtar në fushën e sundimit të ligjit, me synim dhe përkushtim të të dy palëve, në realizimin e prioriteteve dhe mbështetjes në fushën e sundimit të ligjit. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi se fitorja bindëse në zgjedhjet e 14 Shkurtit dhe besimi i tillë i qytetarëve ndaj kësaj Qeverie, ...
Komentet te Albulena Haxhiu, priti në takim partnerët ndërkombëtarë Janë të Mbyllura
Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta të premten do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë, ku me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme. Testi do të ketë 100 pyetje nga lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë dhe pyetje nga shkencat shoqërore e ato natyrore, ndërsa edhe këtë herë nuk do të ketë kriter kalimi por që pikët e mbledhura u shërbejnë nxënësve që të orientohen për në shkollimin e mesëm. Shefi i Divizionit për Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Fatmir Elezi, thotë se gjithçka është gati për mbajtjen e këtij testimi, derisa thekson se edhe rregullat për ...
Komentet te Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta të premten i nënshtrohen testit të arritshmërisë Janë të Mbyllura