Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, priti në një takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport. Sipas komunikatës së KPK-së, kryesuesi Maloku njoftoi Ambasadorin Davenport me të arriturat dhe avancimin e kapaciteteve profesionale dhe administrative të sistemit prokurorial, duke thënë se OSBE-ja në Kosovë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm përmes mbajtjes së trajnimeve specifike dhe mbështetjes së Këshillin Prokurorial dhe Prokurorit të Shtetit në hartimin e planeve strategjike, objektivave, akteve dhe udhëzuesve praktikë të punës. Për më tepër, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, shprehu mirënjohjen e tij edhe për mbështetjen e OSBE-së në hulumtimet dhe monitorimin e rasteve të dhunës në familje, hartimin ...
Komentet te Maloku dhe ambasadori Davenport diskutojnë për bashkëpunimin e mëtejmë Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministrja e Shëndetësisë, Orgeta Manastirliu, me anë të një statusi në Facebook, bëri të ditur se për herë të parë pas 244 ditësh, asnjë person nuk ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Shqipëri. Ditët e fundit, edhe rastet e reja nga koronavirusi kanë rënë ndjeshëm. Në 24 orët e fundit janë kryer 2691 testime nga të cilat janë regjistruar 15 raste të reja. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive./KP ...
Komentet te Asnjë viktimë në 24 orë nga COVID-19 në Shqipëri Janë të Mbyllura
Udhëzuesi i alpinistëve Nepal Kami Rita, i cili mban rekordin botëror për numrin e herëve që pushtoi majën e malit Everest, hoqi dorë nga përpjekja e 26-të për të pushtuar majën më të lartë në botë për shkak të një ëndrre të shëmtuar. Në fillim të majit të këtij viti, anëtari i popullit Sherpa u ngjit në majën e Everest për herë të 25-të, por ai hoqi dorë nga gjysma e rrugës në një përpjekje të re. “Unë pata përpjekjen time të 26-të dhe arrita në Kampin III, por koha u përkeqësua dhe pashë një ëndërr shumë të keqe. Perënditë më thanë të mos shkoja, dhe meqenëse vërtet besoj në ...
Komentet te Hoqi dorë nga pushtimi i malit Everest: “Perënditë më thanë të mos shkoja” Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim Simon Ilse, drejtor i Zyrës për Kosovë, Mal të Zi e Serbi të Fondacionit “Heinrich Böll Stiftung”, me të cilin diskutoi mbi Agjendën e Gjelbër të Evropës dhe implementimin e politikave të qëndrueshme për ajër më të pastër dhe eficiencë të energjisë. Kurti dhe Ilse u pajtuan për domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal, sidomos në fushën e investimeve të gjelbra, që promovojnë praktikat e mbrojtjes së mjedisit dhe të burimeve natyrore. “Heinrich Böll Stiftung” është fondacion që angazhohet për programe në fushën e ekologjisë dhe qëndrueshmërisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut./KP ...
Komentet te Kurti takohet me Simon Ilse, diskutojnë mbi Agjendën e Gjelbër të Evropës Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të pandehurve F.B dhe A.B. shtetas kosovarë, për veprat penale grabitje dhe mashtrim. I pandehuri F.B. është dënuar me katër vjet burg dhe 900 euro gjobë, ndërsa A.B. me katër vjet e gjysmë burg dhe po ashtu 900 euro gjobë. Ata akuzohen se më 12 dhjetor 2020, në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik, nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur të dëmtuarin A.B., duke i marrë një telefon Iphone 11 Pro Max, në vlerë 815 euro dhe të holla në vlerë 107 euro. A.B. akuzohet se më 10 dhjetor 2020, ka mashtruar të dëmtuarin A.Z., ku përmes rrjetit social Instagram në ...
Komentet te 8 vjet e gjysmë burgim dhe 1800 euro gjobë për grabitje dhe mashtrim Janë të Mbyllura
Përfaqësues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit kanë zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia përkitazi me zbutjen e masave të cilat përfshijnë edhe lejimin e ahengjeve të ndryshme familjare, përfshirë edhe dasmat. Pas takimit përfaqësues të OHT-së u shprehen optimistë se nga data 15 qershor do të rifillojnë të punojnë. Këngëtari Afrim Muçiqi tha se me ministrin Vitia u morën vesh që të formojnë grupet punuese për të nxjerr një manual i cili do të respektohet në përpikëri nga të gjithë operatorët ekonomikë. Muçiqi: Përfundimisht deri më datën 15 qershor do të punojnë grupet punuese “Përfundimisht deri më datën 15 qershor do të punojnë grupet punuese në ...
Komentet te OHT mirëpret vendimin për dasmat: Do të respektojmë çdo manual të MSh-së Janë të Mbyllura
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se ka dyshime të bazuara për paraqitjen e sëmundjes “Gripi i Shpezëve” (Avian Influenza) te shpezët në fermat e ekonomive familjare në katër lokacione në vend, por bën thirrje që të mos krijohet panik te qytetarët dhe fermerët pasi që gjendja është nën kontroll. Sipas udhëzimit administrativ për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpezëve “Gripi i shpezëve” Avian Influenza, autoritetet kompetente shtetërore dhe fermerët janë të obliguar të ndërmarrin veprime konkrete për parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Masat fillestare për parandalimin e përhapjes së sëmundjes përfshijnë ndalimin e lëvizjes së shpezëve nga fermat, ndalimi i mbajtjes së panaireve, tregjeve, ekspozitave dhe grumbullimeve të tjera ...
Komentet te AUV: Ka dyshime për grip të shpezëve në katër lokacione në Kosovë Janë të Mbyllura
KEDS përmes nje komunikate për media, njofton që më datë 27 Maj nga ora 09:00 deri në 18:00, një pjesë e kryeqytetit do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike për shkak të punimeve të cilat janë duke i zhvilluar në rrjetin elektrik. Zonat që do të afektohen nga këto punime janë: Velania, Rr.Norbert Jokl, Rezervoari, Mahalla e Muhaxherëve, Rr.Isa Kastrati (një pjesë), një pjesë e rrugës Enver Maloku, një pjesë e rrugës Armend Daci, një pjesë e banesave të vjetra, një pjesë e rrugës Afrim Zhitia, Kolegji Pjetër Budi, Bregu i Diellit – Zona lindje, Rr. Vëllezërit Gërvalla, Rr.Ahmet Haxhia, Rr.Holger Petersen, Rr.Ernest Koliqi dhe Nr.5 Kodra e ...
Komentet te Për shkak të punimeve në rrjet, nesër një pjesë e Prishtinës do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë Janë të Mbyllura
Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar personin me inicialet D.A. (35) nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 30-vjeçareje në Podujevë. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “Xhemajl Mustafa”, thuhet në njoftim. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole të llojit SigSauer, kalibër 7.65 mm, një karikator, dy copë fishekë, kalibër 7.65 mu, një shufër metalike, dy thika dhe mjete të tjera të mprehta, si dhe një sasi të konsiderueshme të drogës kanabis. I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim për rastet dhunë në familje, posedim i ...
Komentet te Arrestohet një 35-vjeçar për dhunë familjare në Podujevë Janë të Mbyllura
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka ftuar të gjithë të interesuarit me kualifikimet e nevojshme që të aplikojnë në konkursin e shpallur për përzgjedhjen e kryetarit dhe dy anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP). Në një njoftim për media thuhet se procesi i rekrutimit do të monitorohet nga përfaqësues të Projektit Britanik për Emërime në Pozita të Larta Drejtuese. Kandidatët njoftohen që emrat, rezultatet dhe kualifikimi i kandidatëve me rangimin më të lartë në këtë proces, do të publikohen në ueb faqen e projektit dhe që me të aplikuar për këtë pozitë do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi për publikim. Do të konsiderohet gjithashtu se është dhënë ...
Komentet te Zyra e Kryeministrit fton të interesuarit të aplikojnë në konkursin për OSHP Janë të Mbyllura