Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ndodhi në Gjilan të mërkurën. Policia ka raportuar se në aksident trafiku janë përfshirë dy vetura. “Rr. Avdullah Tahiri, Gjilan 26.05.2021-11:25. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurës ka pësuar një mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion në Prishtinë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./KP ...
Komentet te Vdes një person në një aksident trafiku në Gjilan Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Që nga 13 marsi i vitit të kaluar (2020) prej kur edhe u shfaqën dy rastet e para me COVID-19, e deri më tani janë 107 mijë e 313 persona që janë infektuar koronavirus në Kosovë. Shkak i infektimit me virusin korona janë 2 mijë e 241 qytetarë që kanë vdekur. Ndërsa aktualisht në vend janë 3 mijë e 195 raste aktive me COVID-19. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.840 mostra të marra nga ...
Komentet te 3 mijë e 195 raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura
Gjykata e OKB-së mbi krimet e luftës në Hagë, më 27 maj të vitit 1999, konfirmoi se ka paditur presidentin jugosllav, Slobodan Milosheviq, si kriminel lufte. Më 1 prill të vitit 2001, Millosheviqi arrestohet në Beograd. Ndërsa me urdhrin e qeverisë serbe, me 28 qershor, ekstradohet në Hagë, pasi paraprakisht është bërë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviqi akuzohet për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje-Hercegovinë. Gjykimi kundër Millosheviqit në Hagë ka filluar me 12 shkurt të vitit 2002. Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje – Hercegovinë, ka zgjatur deri me 25 shkurt të vitit 2004. ...
Komentet te Dita kur gjykata konfirmoi padinë kundër Slobodan Milosheviqit Janë të Mbyllura
Pas ekzekutimit të penalltive, skuadra e Villarrealit është shpallur fituese e garës së dytë më të rëndësishme ne Evropë sa i përket klubeve, e njohur si Europa League. Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë 1-1. Fillimisht Villarreali kaloi në epërsi në minutën e 29’ dhe me këtë rezultat skuadra shkuan në pushim, përcjell KosovaPress. Në pjesën e dytë “Djajtë e Kuq” ia dolën që ta barazojnë rezultatin në minutën e 55’ kur realizoi Edinson Cavani. Në vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk pati gola dhe ndeshja shkoi në penallti të cilën e fitoi Villarreali me rezultat 11-10./KP ...
Komentet te Villarreali është skuadra fituese e Ligës së Evropës pas dramës së penalltive (11-10) Janë të Mbyllura
Dy persona kanë mbetur të plagosur, pas të shtënave me armë zjarri në Fushë Kosovë. Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ndërsa të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. “Rreth orës 22:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Informatat e para flasin për dy persona të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ...
Komentet te Plagosen me armë zjarri dy persona në Fushë Kosovë Janë të Mbyllura
Kanë përfunduar 90 minutat e rregullta të ndeshjes finale të Europa League ndërmjet Villrrealit dhe Manchester Unitedit. Rezultati i kohës së rregullt ishte 1-1, përcjell KosovaPress. Skuadra spanjolle kaloi e para në epërsi në minutën e 29’ me golin e realizuar nga Moreno, por ajo angleze i barazoi shifrat në minutën e 55’ përmes golit të Edinson Cavani. Tani skuadrat do t’i luajnë vazhdimet, dy herë nga 15 minuta./KP ...
Komentet te Nuk mjaftojnë 90 minuta, Villarreal – Manchester United shkojnë në vazhdime Janë të Mbyllura
Në emisionin “Prime” në RTK, po përballën përfaqësues të pozitës dhe opozitës: Arbër Rexhaj nga VV-ja dhe Hajdar Beqa nga PDK-ja. Deputeti dhe përfaqësuesi VV-së Arbër Rexhaj duke folur për Gjykatën Special tha se kryeministri Albin Kurti e ka potencuar edhe në takime me forume të ndryshme se për ne, si VV, kriminelët e Ballkanit e kanë veç një emër, ata sillen lirshëm në rrugët e Beogradit. Ndrësa sa i përket deklaratës së Kurtit, Rexhaj shtoi se deklarata e Kurtit nënkupton që kriminelët e Ballkanit, janë serbët. Në këtë përballje sa përket Gjykatës Special dhe deklaratës së Kurtit, deputeti dhe përfaqësuesi i PDK-së Hajdar Beqa, tha se Thaçi dhe ...
Komentet te REXHAJ I VV SQARON DEKLARATËN E KURTIT: KRIMINELËT E BALLKANIT JANË SERBËT Janë të Mbyllura
Zakonisht, ngrënia e thonjve nuk nis si rezultat i ankthit apo stresit, por vëzhgohet dhe mësohet në moshë të hershme. Me kalimin e kohës, shndërrohet në ves që shërben për të menaxhuar situatat e vështira dhe të ngarkuara emocionalisht. Si veprim fizik, ngrënia e thonjve të shpërqëndron dhe ofron një lloj çlirimi në momente ankthi ose tensioni. Çelësi i heqjes dorë qëndron në motivin tuaj. S’ju pëlqejnë si duken duart me thonj të ngrënë ose doni të gjeni një tjetër mënyrë për t’u përballur me ankthin, është me rëndësi të përcaktoni pasojat negative të ngrënies së thonjve dhe të bëni të qartë arsyen pse doni të hiqni dorë nga ...
Komentet te SI TË NDALONI SË NGRËNI THONJTË Janë të Mbyllura
Sigurisht që kujdesi për trupin dhe fytyrën i takon më së shumti vajzave, ndaj janë ato që shpenzojnë edhe më tepër për këtë pjesë. Pavarësisht se vajzat mendojnë se çdo produkt kozmetik është i rëndësishëm, në fakt ka disa prej tyre që janë më thelbësorë. Më poshtë gjeni produktet që nuk duhet t’i mungojnë asnjë vajze. Krem kundër diellit Përdorni një krem kundër diellit me një indeks mbrojtës (SPF) të paktën 15 për ta mbajtur lëkurën tuaj të bukur dhe shkëlqyese dhe për të parandaluar rrudhat dhe plakjen. Kërkoni në tregun e kremrave hidratues me krem dielli. Maska për fytyrën Një maskë për fytyrën për pastrim të thellë që ...
Komentet te KËTO PRODUKTE BUKURIE NUK DUHET T’JU MUNGOJNË KURRË FEMRAVE Janë të Mbyllura
Eksperimentuesja e flokëve – Dua Lipa ka shijuar disa vite mjaft të gjalla kur bëhet fjalë për ngjyrat e flokëve. Së bashku me pamjen e saj të fundit të rebeluar në “BRITs”, e mahnitshme ishte padyshim prerja e inspiruar nga vitet ’90 , e realizuar nga Chris Appleton. Sidoqoftë, postimi i saj i fundit në Instagram është në një nivel krejt tjetër të eksperimentimit. Në fotografinë e parë, Dua ka një bob të kaltër qielli dhe një veshje minimaliste, ndërsa mbështetet në atë që duket si një tryezë kafeje. Në shkrepjen e dytë dhe të tretë, modeli i saj blu është shndërruar në një atmosferë koralesh rozë-pjeshkë-korale./RTK Në thelb ...
Komentet te NGJYRA E RE E FLOKËVE TË DUA LIPËS ËSHTË THJESHT E MAHNITSHME Janë të Mbyllura