Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka vendosur për lehtësimin e masave kufizuese për shkak të pandemisë së Covid-19. Në një deklaratë për mediat, një ditë pasi vendi nuk raportoi asnjë viktimë nga koronavirusi dhe numri i rasteve të reja është ulur ndjeshëm, Komiteti vendosi heqjen e maskave në ambientet e jashtme nga 1 qershori. Ora policore do të kalojë në nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Ndërsa klubet do të jenën ende në mbyllura, ndërsa muzika do të lejohet vetëm deri në orën 22:00. Ekspertët kanë bërë të ditur se me këto masa mund të bëhet grumbullimi nga 10 në 50 persona. Ndërsa nga 1 korriku ora policore ...
Komentet te Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nga 1 qershori hiqen maskat në ambientet e jashtme në Shqipëri Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që nga viti 2008 dhe deri në vitin 2021, ka pranuar mbi 560 ankesa për zgjedhje. E vlera totale e gjobave të shqiptuara për subjektet politike ka qenë mbi 2 milionë euro. Kështu u tha në hulumtimin e publikuar nga Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D), me titullin “Zgjedhjet para gjykatës”. Me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Prishtinë, janë monitoruar proceset zgjedhore që nga viti 2010 dhe ky është edicioni i tretë i punimit Drejtësia Zgjedhore. Hulumtuesi Allen Meta tha se në zgjedhjet lokale ka më shumë ankesa dhe parashtresa për dallim nga ato nacionale. “Partia Demokratike e Kosovës prin me gjoba nga PZAP. Vetëm ...
Komentet te Mbi 2 milionë euro u gjobiten subjektet politike nga PZAP për 13 vjet Janë të Mbyllura
Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën, gjeneral Christopher Cavoli, ka vizituar dje Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe FSK-në, në mbështetje të “Defender Europe 21”,duke demonstruar kështu forcën dhe rëndësinë e marrëdhënieve në mes ShBA-ve dhe Kosovës. Sipas Ambasadës Amerikane në Kosovë, gjeneral Cavoli u takua me ministrin Mehaj, gjeneralin Rama dhe komandantin e KFOR-it Federici. “Ushtria Amerikane, Evropa dhe Afrika mbështesin tranzicionin e FSK-së në një forcë mbrojtëse multi-etnike ndërvepruese, të aftë të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë globale”, thuhet në njoftimin e ambasadës./KP ...
Komentet te Ushtria Amerikane mbështet tranzicionin e FSK-së në një forcë mbrojtëse Janë të Mbyllura
Ushtruesja e detyrës së shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka propozuar edhe dy pika për seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, që sipas saj, duhet diskutuar edhe për raportin vjetor e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të autoritetit rregullativ për komunikime elektronike dje postare. Kusari-Lila: Të futen dy pika shtesë në rendin e ditës “Dua të propozoj dy pika shtesë të rendit të ditës të cilat bazohen në rregulloren e punës së Kuvendit, neni 42 pika 2. Në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje propozoj futjen në rend të ditës edhe të dy rekomandimeve të miratuara ...
Komentet te Vetëvendosje kërkon të futet në rend dite edhe rekomandimi për raportin vjetor të AKP-së Janë të Mbyllura
Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy persona dhe një tjetër është në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit. Sipas Policisë, pas një hetimi disaditor zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Formulari” si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit: “I. K., 51 vjeç dhe A. G., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. U procedua në gjendje të lirë shtetasi D. F., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasja O. D., 26 vjeçe. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor ...
Komentet te Falsifikonin vula dhe firmat e personelit mjekësor, dy të arrestuar Janë të Mbyllura
Një person ka raportuar se bashkëshortja e tij në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj tij. Rasti është raportuar dje në Polici. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./KP ...
Komentet te Gruaja ushtronte dhunë fizike në vazhdimësi, ankohet bashkëshorti Janë të Mbyllura
Të premten (28 maj) nxënësit e klasave të nënta do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë. Këtë e ka bërë të ditur edhe Ministria e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI). Rezultatet e Testit të Arritshmërisë pritet të shpallen më 7 qershor. Komunikata e plotë nga MAShTI: 𝐓𝐞𝐬𝐭𝐢 𝐢 𝐀𝐫𝐫𝐢𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐦𝐛𝐚𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐦𝐭𝐞𝐧 𝐦𝐞̈ 𝟐𝟖 𝐦𝐚𝐣 Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) njofton të gjithë nxënësit e klasave të 9-ta se të premten (më 28 maj) do të mbahet Testi i Arritshmërisë. Në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit dhe me shkollat, MASHT-i ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij testi. Ministria e Arsimit është e ...
Komentet te Nesër mbahet Testi i Arritshmërisë Janë të Mbyllura
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) është pritur në takim nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Në këtë takim u bisedua për aktivitetet e OKA-ut, shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit, furnizimi i ushtrisë me prodhime vendore, rritja e kapaciteteve të prodhimit për nevoja të brendshme dhe trajtimit me prioritetet në institucionet vendore e rregullimi i Ligjit të Prokurimit Publik. Gjatë këtij takimi, OAK theksoi rëndësinë e furnizimit të ushtrisë me prodhime vendore duke përfshirë ushqime dhe veshmbathje, si dhe investimet në rritjen e kapaciteteve aktuale brenda vendit në drejtimet që shihen me interes për prodhim për nevoja të ushtrisë. Nënkryetari i OKA, Arsim Selmonmusaj, ka nënvizuar edhe nevojën e orientimit ...
Komentet te OAK kërkon nga Ministri i Mbrojtjes që ushtria të furnizohet me prodhime vendore Janë të Mbyllura
Një femër dhe pesë meshkuj janë arrestuar me dyshimin që janë marrë me prostitucion. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 17 maj të këtij viti. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. “Mitrovicë, 17.05.2021-15:00. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar, një femër dhe 5 meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartë cekur. Pas intervistimit me urdhër te prokurori të dyshuari janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë. /KP ...
Komentet te Arrestohen gjashtë persona të dyshuar për prostitucion në Mitrovicë Janë të Mbyllura
Një plagosje ndodhi mbrëmë në Fushë Kosovë. Për këtë rast policia ka arrestuar katër persona si të dyshuar për përfshirje në përleshje e cila përfundoi me plagosje. Policia ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit ka plagosur vëllain e tij. Sipas raportit të policisë, i dyshuari ka plagosur të vëllain aksidentalisht. “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje-përleshje, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar ndërsa dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar edhe vëllain e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe katër gëzhoja. Dy viktimat dhe një i dyshuar mashkull kosovar janë dërguar në QKUK për ...
Komentet te Plagosja në Fushë Kosovë, një nga të dyshuarit ka plagosur edhe vëllain e tij Janë të Mbyllura