Sanofi i Francës dhe GlaxoSmithKline i Britanisë (GSK) sot filluan fazën e tretë të testimit për një vaksinë të mundshme të kombinuar kundër koronavirusit, e cila shpresohet të miratohet deri në fund të këtij viti. Studimi, i nisur nga Sanofi dhe GSK, është një nga testet e para në fazën e vonë që ndërthur testet për përmirësuesit dhe variantet, ndërsa prodhuesit e ilaçeve po rregullojnë strategjitë e tyre për të luftuar koronavirusin evolucionar, raporton Reuters. Të dy prodhuesit e ilaçeve, të cilët raportuan rezultate pozitive të përkohshme në fillim të këtij muaji, konfirmuan se studimi i fazës së tretë do të mbulonte më shumë se 35.000 të rritur në Shtetet ...
Komentet te Nis faza e tretë e testimit për vaksinën e kombinuar kundërCOVID-19 Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë po fitohet lufta kundër pandemisë COVID-19. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kurti ka thënë se gjendja me pandeminë është shumë më e mirë sesa disa muaj më parë kur qeveria e tij ka marrë detyrën. Kurti ka folur për situatën aktuale me numrin e të infektuarve me COVID-19, duke thënë se qeveria ka ndërmarrë masa për të ndaluar shpërndarjen e virusit dhe se tani shifrat tregojnë për rënie drastike të të prekurve me këtë sëmundje të rrezikshme. Kurti: Ka rënie drastike të të infektuarve me koronavirus “Kemi marrë masa për të ndaluar shpërndarjen e virusit, dhe shifrat kanë treguar rënie ...
Komentet te Kurti në Kuvend: Po e fitojmë luftën kundër pandemisë COVID-19 Janë të Mbyllura
Dy partitë opozitare, PDK dhe AAK i kanë reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me deklaratat e tij se opozita po tregohet e paaftë në kritikat ndaj qeverisë. Sipas tyre, halli i qytetarëve nuk është te paaftësia e opozitës, por e qeverisë derisa gjatë seancës së sotme plenare sërish kërkuan qartësi nga shefi i ekzekutivit për çlirimin e Ballkanit Perëndimor nga kriminelët e luftës. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se Qeverisë Kurti po i ndodhin skandale të njëpasnjëshme, e njërën ndër to ngriti kapjen e mbi 400 kilogramëve me kokainë në Lipjan. Abelard Tahiri: Halli i qytetarëve s’është paaftësia e opozitës, halli i tyre është paaftësia e ...
Komentet te Opozita i reagon Kurtit: Qytetarët janë në hall me paaftësinë e qeverisë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se ai nuk beson që ka luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që janë kriminelë të luftës por që beson që kriminelë të luftës nuk ka vetëm në Serbi por ka edhe në Veri të Kosovës, në Bosnje e ndoshta edhe në Mal të Zi. Kështu deklaroi Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kur u pyet edhe njëherë nga shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ableard Tahiri se kush janë kriminelët e luftës në Kosovë e që duhet të largohen nga institucionet. Kurti tha edhe se këto deklarata nuk i ka bërë për të parën herë ...
Komentet te Kurti: Nuk besoj që ka luftëtarë të UÇK-së që janë kriminelë të luftës Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se do të shuhet Agjencia Kosovare e Privatizimit, por fillimisht duhet shkarkohet bordi pasi kanë vjedhur shumë, derisa tha se bordi i ri do ta ketë mision shuarjen e kësaj ndërmarrje. Kurti në seancën e sotme plenare, ka thënë se me shkarkimin e bordit të AKP-së dhe zgjedhjen e anëtarëve të ARKEP-it, që e ka iniciuar Qeveria, i dalin zot premtimeve që ua kanë dhënë qytetarëve. Kurti: Kanë vjedhur shumë por ne nuk i lejojmë të vjedhin më “Dhe AKP-ja kemi thënë se do të shuhet dhe AKP-ja do të shuhet, por që të shuhet APK-ja është e rëndësishme që të shkarkohet bordi sepse kanë ...
Komentet te Kurti: AKP do të shuhet, kanë vjedhur shumë por nuk do t’i lejojmë më Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë Kurti sa i përket çështjes së vendosjes apo jo të reciprocitetit me shtetin serbë. Haradinaj, tha se nuk duhet t’i zhgënjejnë qytetarët e Kosovës edhe në këtë temë. Haradinaj: Mos i zhgënjeni qytetarët edhe në këtë temë Video “Kemi një listë të aspekteve të tilla, unë e kuptoj që disa tema janë të mëdha, të vështira. Çështjen e reciprocitetit unë iu kam thënë po të isha unë nuk e bëj, ju keni kërkuar për ta bërë, por unë kam deklaruar publikisht nuk e bëj sepse mendoj që kemi hyrë në një etapë të re kur ka qenë ...
Komentet te Haradinaj për reciprocitetin: Mos i zhgënjeni qytetarët edhe në këtë temë Janë të Mbyllura
Edhe njëherë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pyeti kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se kush janë kriminelët e luftës në Kosovë e që duhet të largohen nga institucionet e Kosovës. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës pyeti Kurtin edhe se pse nuk kishte guximin që t’ia thoshte Ana Bërnabiqit, se Serbia duhet të çlirohet nga kriminelët dhe ata kriminelët duhet të vendosen para drejtësisë për krimet në Bosnjë e në Kosovë. Tahiri ka folur edhe për çështjen e reciprocitetit dhe siç tha ai që Kurti tani ka hequr dorë nga mini-shengeni shqiptarë dhe Tahiri: Pse nuk pate guximin që t’i kërkoni Bërnabiqit ...
Komentet te Tahiri-Kurtit: Pse po dilni nga parimet, e harruat mini-shengenin shqiptar Janë të Mbyllura
Propozimi i ushtrueses së detyrës së shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila që të shtojë dy pika për seancën e sotme për raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, shkarkimin e bordit të tanishëm dhe propozimin e emrave të rinj të AKP-së dhe për emërimin e kryetarit dhe bordit të ARKEP-it, ka ngjallur pakënaqësi te opozita e rrjedhimisht edhe debat mes palëve. Madje, në një moment nga gjuha e trupit duket se debati edhe u ashpërsua më shumë se çduhej mes ministrit të Financave, Hekuran Murati, shefit të GP të LDK, Arben Gashi, kryesueses së seancës Saranda Bogujevci dhe u.d. shefes së GP të LVV, Mimoza Kusari ...
Komentet te Diskutime të ashpra në Kuvend, Gashi kapet me Muratin dhe Bogujevcin (Video) Janë të Mbyllura
Pas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për futjen e dy pikave shtesë në rend dite në seancën e sotme, shef i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se nuk e përkrahin propozimin që sot të diskutohet AKP-në dhe për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të ARKEP-it, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se nuk kanë qenë të njoftuar për këto pika dhe është joserioze që tema të tilla të trajtohen në këtë formë derisa deputetët nuk janë të përgatitur dhe të njoftuar për të njëjtat. Gashi: LDK nuk përkrah propozimin për të diskutuar sot për AKP-në dhe ARKEP-in (Video) “Kërkesa për të ...
Komentet te Deputetët fusin në rend të ditës shkarkimin e bordit të AKP-së, kundërshtohet nga opozita (Video) Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e mekanizmave për rritjen e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti theksoi se siguria dhe shëndeti në punë është prioritet i Qeverisë Kurti, andaj sipas tij kjo është edhe në plan qeverisës për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe sigurisë së punëtorëve “Për të parandaluar rreziqet në punë, masat e para janë shtimi i numrit të inspektorëve, ngritja e kapaciteteve për trajtimin e ankesave të punëtorëve dhe ligji për lehonat”, tha ai. Këto komente i bëri ai gjatë publikimit të profilit të shëndetit dhe sigurisë në punë ...
Komentet te Diskriminuese, rreth 7 mijë punëtorë në vend marrin paga nga 80 euro Janë të Mbyllura