Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

230 TË SHËRUAR DHE 23 RASTE ME COVID-19!

Shëndetësi
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.460 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 23 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar vetëm 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Ferizaj 1 rast (63 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 107.336 raste nga 602.319 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm ...
Komentet te 230 TË SHËRUAR DHE 23 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura

​Shkencëtarët thonë se kanë zgjidhur misterin e mpiksjes së gjakut pas marrjes së AstraZeneca

Shëndetësi
Shkencëtarët në Gjermani thonë se ata kanë sqaruar shkakun e shfaqjes së rrallë të mpiksjes së gjakut të lidhur me vaksinat e koronavirusit Oxford / AstraZeneca dhe Johnson and Johnson dhe besojnë se vaksinat mund të ndryshohen për të anashkaluar plotësisht një reagim të tillë, shkruan Financial Times. Rolf Marshalek, një profesor në Universitetin Goethe në Frankfurt, i cili ka kryer hulumtime mbi këtë gjendje të rrallë që nga marsi, tha se kërkimi i tij tregoi se problemi ishte në vektorët adenoviralë që të dy vaksinat përdorin për të dhënë thumba të virusit Sars-Cov-2 në trup. Mekanizmi i lindjes nënkupton që vaksinat dërgohen nga të ashtuquajturat proteina ‘biçikletë’ në bërthamën ...
Komentet te ​Shkencëtarët thonë se kanë zgjidhur misterin e mpiksjes së gjakut pas marrjes së AstraZeneca Janë të Mbyllura

​Promovohen dy librat e autorit Ragip Ballata, vlerësohen si të jashtëzakonshëm

Kult
“Mësuesit e Gjakovës pishtarë të Kosovës” dhe “Arsimi shqip në Gjakovë dhe rrethinë”, janë dy librat e autorit Ragip Ballata që u promovuan sot në Prishtinë, e për të cilët u tha se janë libra të jashtëzakonshëm që hedhin dritë mbi punën e shumë brezave të mësimdhënësve ndër vite. Të dy librat përmbajnë mbi 100 dokumente arkivore, si dhe mbi 100 foto autentike, rrëfime veteranësh dhe ngjarje të periudhës së asaj kohë për të cilat flitet në libra. Libri “Mësuesit e Gjakovës pishtarë të Kosovës”, fokusohet në jetën dhe veprimtarinë e 148 mësuesve. Ndërsa libri “Arsimi në Gjakovë e rrethinë”, trajton hapjen e disa shkollave fillore, të ulëta dhe të ...
Komentet te ​Promovohen dy librat e autorit Ragip Ballata, vlerësohen si të jashtëzakonshëm Janë të Mbyllura

​Komuna e Deçanit promovon turizmin në “Bjeshkët e Nemuna”

Lajme
Me qëllim të promovimit të turizmit në “Bjeshkët e Nemuna”, Komuna e Deçanit ka promovuar bukuritë e kësaj ane dhe ka prezantuar projektin ndërkufitar të rajonit mes Malit të Zi dhe Kosovës. Me këtë rast u tha se do të përmirësohet potenciali turistik i kësaj treve duke u treguar edhe shtigjet mes dy shteteve të zonës. Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj ka premtuar mbështetje për njerëzit të cilët punojnë në sektorin e turizmit, duke shtuar se e njëjta veprimtari është shumë e rëndësishme për komunën që ai e drejton. Ramosaj: Deçani ka resurse natyrore (Video) “Dua të përgëzoj dhe motivoj njerëzit që merren sidomos me sektorin e turizmit. Ky qytet ...
Komentet te ​Komuna e Deçanit promovon turizmin në “Bjeshkët e Nemuna” Janë të Mbyllura

​165 pacientë në trajtim nga COVID-19

Shëndetësi
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 165 pacientë, ku prej tyre, 74 janë të konfirmuar me COVID-19, 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 126 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Sipas njoftimit, në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë: 4 pacientë janë në gjendje të rënduar, 81 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 38 janë me oksigjeno-terapi. “Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 32 pacientë, 4 janë në gjendje të rëndë, Klinika e Pulmologjisë, 65 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë. Në spitalet e përgjithshme janë ...
Komentet te ​165 pacientë në trajtim nga COVID-19 Janë të Mbyllura

​Në Itali mbetjet e rrezikshme u shitën si pleh

Rajoni dhe Bota
Një aktakuzë u ngrit kundër 15 personave pasi ata varrosën më shumë se 150,000 tonë mbetje të rrezikshme në tokën bujqësore italiane, e cila rrezikoi shëndetin e qytetarëve dhe shkatërroi mjedisin, shkruan agjencia Agi, me rastin e zbuluar tregtinë e mbetjeve të rrezikshme, drejtuar nga WTE nga Brescia. Në vend të bonifikimit të mbetjeve toksike komunale, siç kërkohet nga ligji, kompania shtoi mbeturina nga bateritë e vjetra në mbeturinat e rrezikshme për fitime më të larta, dhe pastaj ua dha të gjitha pronarëve të pronave bujqësore si “pleh”. Në këtë mënyrë, rreth 3.000 hektarë tokë në rajonet e Lombardisë, Venetos, Piemonte, Emilia-Romagna u ndotën. Rasti u zbulua falë përgjimit telefonik ...
Komentet te ​Në Itali mbetjet e rrezikshme u shitën si pleh Janë të Mbyllura

​Berisha-Muratit: I keni dhënë 21 milionë euro për rrymën në veri por thuaj ‘nuk guxoj me folë’

Lajme
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka ndarë asnjë cent për pagesën e rrymës në veri, mandatin e vitit të kaluar dhe as me marrjen e mandatit sivjet. Sipas Muratit, janë bërë dy pagesa nga Qeveria e Kosovës në drejtim të KOST-it, njëra kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër dhe tjetra vitin e kaluar kur në krye të ekzekutivit ishte Avdullah Hoti. Murati: Qeveria Kurti asnjë cent nuk e ka ndarë për rrymë në veri “Edhe Qeveria Kurti 1 edhe Qeveria Kurti 2 asnjë vendim asnjë cent nuk e ka ndarë për këtë çështje dhe ky është fakti, nëse keni fakte të ...
Komentet te ​Berisha-Muratit: I keni dhënë 21 milionë euro për rrymën në veri por thuaj ‘nuk guxoj me folë’ Janë të Mbyllura

​Angelina Jolie fajëson gjykatësin: Brad Pitt fiton në gjykatë

ShowBiz
Brad Pitt iu dha kujdestaria e përbashkët e fëmijëve të tij me Angelina Jolie pas një beteje të gjatë në gjykatë. Pas muajsh dëshmie nga dëshmitarë dhe ekspertë të shërbimeve të fëmijëve të cilët folën me fëmijët e tyre, gjykatësi John Oderkirk thuhet se bëri të qarta pikëpamjet e tij mbi vendimin. Pitt ka luftuar për gati pesë vjet për të marrë të drejta të barabarta për gjashtë fëmijët që ndan me ish-gruan e tij. “Ai u lehtësua shumë. Qëllimi i tij i vetëm është të kalojë më shumë kohë me fëmijët,” cituan burime mediat e huaja. Jolie dhe Pete janë prindër të gjashtë fëmijëve, pesë prej të cilëve janë ...
Komentet te ​Angelina Jolie fajëson gjykatësin: Brad Pitt fiton në gjykatë Janë të Mbyllura

​Konjufca takohet me Cascone dhe Orlando, diskutojnë raportet Kosovë-Itali

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim drejtorin e Njësisë së Adriatikut dhe Ballkanit në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë, Andrea Cascone dhe ambasadorin italian në Prishtinë, Nicola Orlando. Konjufca shprehu falënderime për kontributin e çmuar që shteti i Italisë ka dhënë për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e saj shtet-formuese, veçmas proceset e integrimit evropian të Kosovës, si dhe për ndihmën në luftën kundër pandemisë COVID-19. Nga ana e tij, Cascone i vlerësoi si shumë të dobishme marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin në baza të vazhdueshme në mes të dy vendeve. Ai po ashtu konfirmoi gatishmërinë e Italisë për ...
Komentet te ​Konjufca takohet me Cascone dhe Orlando, diskutojnë raportet Kosovë-Itali Janë të Mbyllura

​Vitia: Jemi në fazën finale të marrëveshjes për sigurimin e vaksinave

Lajme
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se janë në fazën finale të arritjes së kontratës për sigurimin e vaksinave antiCOVID 19. Ai gjatë seancës së sotme plenare tha se vonesat janë si pasojë e Kosova është vonuar të fillojë inicimin e negociatave për blerjen e vaksinave. Vitia: Jemi në fazën finale të kontratës “Jemi në diskutime të vazhdueshme me prodhuesit dhe jemi në fazën finale të kontratës e cila do të na mundësoj të vazhdojë me procesin e vaksinimit në masë. Sa i përket vonesat, i kemi sqaruar edhe herën e kaluar procesi i negocimit tek ne ka filluar në fund të vitit kur shumica e kontratave janë mbyllur. ...
Komentet te ​Vitia: Jemi në fazën finale të marrëveshjes për sigurimin e vaksinave Janë të Mbyllura