Aktorja Pamela Anderson po shet një shtëpi në Malibu, të cilën e bleu në vitin 2000 për 1.8 milion dollarë, dhe më pas u shndërrua në një vilë luksoze, tani për 14.9 milionë dollarë. Anderson, e cila u bë e famshme për rojën e shpëtimit të Kalifornisë në plazhin në Baywatch, vendosi të hedhë në treg shtëpinë e saj në Kaliforni. Anderson tha se ajo u largua nga Kanadaja në të njëzetat e saj të para për të punuar me Playboy, dhe tani ajo po shet vilën për t’u kthyer në Kanada. Ajo së fundmi u marta me ish-truprojën e saj Dan Hayhurst dhe të dy planifikojnë të jetojnë në ...
Komentet te Pamela Anderson hedh në shitje vilën e saj luksoze për 15 milionë Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli zhvilluan sot një takim virtual me Mahmoud Bah, kryeshef ekzekutiv në detyrë i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe anëtarët e ekipit menaxherial të MCC. Kryeministri Kurti theksoi vizionin e tij për ta bërë Kosovën me energji të pastër, furnizim të sigurt dhe çmime të përballueshme. Ai foli për synimin e Qeverisë për të siguruar konsensus kombëtar mbi politikat e nevojshme energjetike dhe reformat institucionale që do të nevojiten për të arritur këtë vizion. Ndërsa Bah shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë. Gjatë takimit u bisedua edhe për procesin e hartimit të strategjisë së energjisë dhe planit kombëtar për energji ...
Komentet te Kurti takohet me përfaqësues të MCC Janë të Mbyllura
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë emëruar bordin e ri të Autoritetin Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare (ARKEP). Me 61 vota pro, deputetët zgjodhën kryetar të bordit, Nazim Rrahimin, anëtarë, Lule Ahmeti, Shkumbin Hamiti, Rrezarta Duraku-Rizaj dhe Arian Qorolli. Emërimin e këtij bordi e kundërshtuan nga opozita. Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se Kuvendi ka përgjegjësinë e lartë për plotësimin e funksioneve. Kusari-Lila: Është e rëndësishme plotësimi i funksioneve Video: “Konsiderojmë se si institucion me peshë dhe përgjegjësi të lartë është e rëndësishme plotësimi i funksioneve duke marrë parasysh faktin se bordit të kaluar i ka kaluar mandati”, tha ajo. Verifikimin ...
Komentet te Kuvendi emëron bordin e ri të ARKEP-it (Video) Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të premten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Dita e shtune parashihet kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s./KP ...
Komentet te Parashikimi i motit në Kosovë Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se për të dytën ditë radhazi nuk ka ndërruar jetë asnjë person i prekur nga koronavirusi. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë kryer 3137 testime nga të cilat 20 persona kanë rezultuar pozitivë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive./A2/KP ...
Komentet te Shqipëri: Dita e dytë pa humbje jete nga COVID, 43 të shtruar në spital Janë të Mbyllura
Virusi korona na tregoi se morëm shumë mundësi dhe zakone për të dhënë dhe na mësoi se shëndeti është akoma shumë i rëndësishëm. Edhe pse ende nuk është mundur, jeta të paktën pjesërisht po kthehet në normalitet, dhe me këtë vijnë rregulla të reja, domethënë urdhërime Kujdes kë puthni Higjiena personale dhe distanca sociale janë ndër temat kryesore të vitit të kaluar dhe do të mbesin të rëndësishme. Pasi përqafuam dhe puthëm familjen dhe miqtë për vite me radhë pa frikë, tani jemi të detyruar të zvogëlojmë kontaktet në minimum. A është gjithmonë i domosdoshëm një përqafim dhe një puthje, apo mjafton një shtrëngim duarsh? Kush është në kontakt me ...
Komentet te 5 rregulla pas koronavirusit Janë të Mbyllura
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se e di që kryeministri Albin Kurti e lufton korrupsionin, por sipas tij, ai i ka në qejf edhe zarfet. Duke iu referuar një deklarimi të ish deputetit të LVV-së, Florin Krasniqi, Haxhiu në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për raportin vjetor të AKP-së, tha se i njëjti ka akuzuar Kurtin se ka marrë zarf prej devollëve. “Kur u dal në PSD, pastaj ka thënë për një zarf që e ka marrë Albini prej devollëve. Unë e di që ky (Albin Kurti) e lufton korrupsionin, por ngapak zarfet po i kish në qejf. Kështu ka thënë ...
Komentet te Deputeti i PDK-së: Unë e di që Kurti e lufton korrupsionin, por zarfet ngapak i kish në qejf Janë të Mbyllura
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 65 vota pro, dy kundër dhe asnjë abstenim kanë shkarkuar bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Deputetët fillimisht nuk miratuan raportin e punës së AKP-së për vitin 2020, derisa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca konstatoi shkarkimin e bordit të AKP-së. Konjufca: Kuvendi e shkarkoi bordin e AKP-së “Konstatoj se me 65 vota për, dy vota kundër dhe asnjë abstenim kuvendi e shkarkoi bordin e AKP-së”, tha ai. Pas shkarkimit të bordit të AKP-së, Qeveria e Kosovës duhet të propozojë emrat e bordit të ri./E.Zeiqri/KP ...
Komentet te Kuvendi shkarkon bordin e AKP-së Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me qeverisjen e tij nuk do të ketë familjarë të politikanëve që do të favorizohen. Ai në seancën e sotme parlamentare ka thënë se nuk ka kushëri të tij në institucionet e Kosovës. Kurti: Nuk ka kushëri të mi nëpër institucione (Video) “Ajo që është e të gjithëve e bëhet veç e dikujt ajo është hajni, si mos të jetë hajni, një fabrikë, shpejtë e shpejtë vendosin disa njerëz që na qenka barrë për ekonominë e Kosovës dhe duhet të ja japin njërit, e aty kanë qenë ilaket, jo tash nuk ka Kurti në qeveri, asnjë me mbiemrin Kurti nuk ka në ...
Komentet te Kurti: Duam ta ndalim hajninë – nuk ka kushëri të mi nëpër institucione Janë të Mbyllura
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (BZhKE) nënshkruan sot marrëveshjen e amendamentimit numër 1 të marrëveshjes kornizë të kredisë në vlerë 25 milionë euro. Nënshkrimi i marrëveshjes vjen pas aprovimit të këtij projekti në mars të këtij viti brenda BZhKE-së. Ajo bazohet në marrëveshjen bazë të financimit prej 35 milionë euro të nënshkruar në gusht 2020, e cila ka mbuluar një pjesë të shpenzimeve në kuadër të menaxhimit të pandemisë, me një fokus në përkrahjen e ballafaqimit të vështirësive për punonjësit shëndetësorë, blerjen e pajisjeve mjekësore, materialet mbrojtëse dhe ndërtimin e zinxhirit të ftohtë. Marrëveshja e amendamentimit ka për qëllim ofrimin e mbështetjes ...
Komentet te “Reagimi emergjent ndaj COVID-19”, nënshkruhet marrëveshja në vlerë 25 milionë euro Janë të Mbyllura