Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​13 viktima dhe 53 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Maqedoni
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.691 teste të kryera janë regjistruar 53 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 29 vetëm në Shkup. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 pacientë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 111 pacientë, transmeton Alsat. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.169 raste, prej të cilëve 147.301 janë shëruar, kurse 5.369 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.499 raste aktive me virusin korona, 1000 prej të cilëve janë vetëm në Shkup./KP ...
Komentet te ​13 viktima dhe 53 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore Janë të Mbyllura

​Hoxhaj takon Szunyog, diskutojnë proceset e rëndësishme që e presin Kosovën

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj ka pritur sot në një takim ambasadorin e BE-së, Tomas Szunyog. Hoxhaj dhe Szunyog kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe qëndrimin e PDK-së si lidere e opozitës lidhur me proceset e rëndësishme që e presin Kosovën, me theks të veçantë në mbrojtjen e rendit kushtetues, integritetit territorial dhe orientimit euro-atlantik./KP ...
Komentet te ​Hoxhaj takon Szunyog, diskutojnë proceset e rëndësishme që e presin Kosovën Janë të Mbyllura

​Kadare nderohet me titullin “Nderi i bashkisë Fier”

Kult Shqipëri
Shkrimtari i madh Ismail Kadare është vlerësuar sot me titullin “Nderi i Bashkisë Fier” për kontributin e jashtëzakonshëm në letërsinë shqipe dhe promovimin e saj në nivelet më të larta të kulturës botërore. Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi i dorëzoi titullin shkrimtarit të madh, duke thënë se “ne kemi nderuar të madhin Kadare, por ai na ka nderuar ne me pjesëmarrjen e tij sot këtu, ka nderuar qytetin e Fierit dhe gjithë komunitetin”. Ndërsa Kadare u shpreh i kënaqur dhe shumë i vlerësuar nga ky gjest i Bashkisë Fier dhe mikpritja fierake. “Besojeni se për shkrimtarin, dashuria dhe mirëkuptimi i lexuesve është gjithmonë i shtrenjtë, shumë i shtrenjtë. Ndaj ...
Komentet te ​Kadare nderohet me titullin “Nderi i bashkisë Fier” Janë të Mbyllura

​Gërvalla takon Gudjev, Bullgaria mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka pritur sot në takim ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë Hristo Gudjev, me të cilin ka biseduar mbi prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës dhe zhvillimet politike në vend e rajon. Palët kanë vlerësuar se bashkëpunimi bilateral dhe raportet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe njëkohësisht kanë konsideruar se duhet të rritet edhe më tej bashkëpunimi, me theks të veçantë në rrafshin ekonomik. Çështja e menaxhimit të situatës me pandeminë COVID-19, ishte gjithashtu temë e diskutimit. Ndër të tjera, gjatë këtij takimi ambasadori Gudjev potencoi se shteti i tij përkrah integrimin euro-atlantik të Kosovës dhe gjithashtu anëtarësimin e saj në organizata ...
Komentet te ​Gërvalla takon Gudjev, Bullgaria mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës Janë të Mbyllura

​Renditja e re e FIFA-së: Kosova e 120, Shqipëria në vendin 66

Sport
FIFA ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve, sipas së cilës në vendin e parë vazhdon të mbetet Belgjika, pasuar nga Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia. Kosova mbetet në vendin 120, ndërsa Shqipëria mbesin në vendin e 66-të. Kombëtarja kosovare luan më 1 qershor kundër San Marinos, ndërsa tri ditë më vonë kundër Maltës./KP ...
Komentet te ​Renditja e re e FIFA-së: Kosova e 120, Shqipëria në vendin 66 Janë të Mbyllura

Arrijnë në Kosovë edhe mbi 100 mijë vaksina Pfizer

Lajme Shëndetësi
Sot në Kosovë kanë arritur 100, 620 vaksina Pfizer, falë Aleancës Gavi të COVAX. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e cila ka thënë se që nga arritja e 24, 000 dozave të para të vaksinës, të cilat u pasuan nga 38, 400 doza dy javë më parë, dhe 15, 000 doza, që janë dorëzuar deri më tani nga Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Ballkani Perëndimor, ekipet e vaksinimit në të gjithë vendin kanë vaksinuar grupet prioritare dhe qytetarët me sëmundje kronike siç përcaktohet në Planin shtetëror të Vaksinimit. MSh thotë se vaksinimi është mjeti thelbësor dhe shpresa më e mirë për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19. ...
Komentet te Arrijnë në Kosovë edhe mbi 100 mijë vaksina Pfizer Janë të Mbyllura

​Kujdes: 10 shenja se jeni nën më shumë stres sesa mendoni

Lifestyle
Ne e dimë që stresi është shkak i shumë problemeve, veçanërisht kur është i fshehur. Kjo është arsyeja pse përpiquni të njihni 10 simptoma që tregojnë se jeni nën më shumë stres sesa mendoni më parë. Jeni irrituar nga rrethanat që duhet t’ju bëjnë të lumtur Nëse gjërat që ju ofronin kënaqësi tani ju irritojnë, kjo do të thotë që stresi ka marrë pushtet. Ai di të ngjyrosë çdo ndjenjë, dhe të reflektojë edhe në aspektet pozitive. Ndiheni sikur duhet të mbani gjithçka nën kontroll Në mënyrë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme, por vala e papritur në të cilën nevoja për perfeksionizëm është në qendër të vëmendjes, thotë se në ...
Komentet te ​Kujdes: 10 shenja se jeni nën më shumë stres sesa mendoni Janë të Mbyllura

​Arrestohen tre të dyshuar për pastrim parash në Drenas

Lajme
Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas zhvillimeve të hetimeve paraprake, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot kanë kryer kontrolle në shtëpi banimi në Drenas. Hetimet dhe më pas kontrolli janë kryer mbi dyshimet se personat e dyshuar A.N. mashkull (1992) dhe E.N. femër, (1999) në bashkëveprim gjatë periudhës 27.02.2021-11.03.2021, dyshohet se kanë vënë në qarkullim kartëmonedha me ngjyrë me reagenca kimike në vlerë të përgjithshme 5900 euro. Dy të dyshuarit paratë dyshohet se i kanë vënë në qarkullim duke i deponuar në bankomatet e një banke dhe më pas i kanë tërhequr vlerat e njëjta të parave të cilat kanë qenë të ...
Komentet te ​Arrestohen tre të dyshuar për pastrim parash në Drenas Janë të Mbyllura

​Përfundon seanca, debati për arsimin shtyhet për javën e ardhshme

Lajme
Ka përfunduar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku debati mbi organizimin e arsimit në të gjitha nivelet gjatë pandemisë COVID-19 është shtyrë për javën e ardhshme. Në pikat e fundit të rendit të ditës, deputetët formuan komisionin Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të RTK-së dhe formimin e një komisioni tjetër për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media. Ndërsa, për ndryshimin e emërtimit të Komisionit për Shëndetësi nuk pati kuorum. /E.Zeqiri/KP ...
Komentet te ​Përfundon seanca, debati për arsimin shtyhet për javën e ardhshme Janë të Mbyllura

​“Defender-Europe 21”, Mehaj inspekton njësitë e FSK-së

Lajme
Me qëllim të njohjes nga afër, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj inspektoi sot njësitë e FSK-së të angazhuara prej 10 ditësh në kuadër të Stërvitjes “Defender-Europe 21” në Babaj i Bokës. Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe atasheu amerikan i mbrojtjes, kolonel Stephen Rose u njoftua nga përgjegjësit e stërvitjes për operacionet stërvitore, bashkëpunimin me ushtarakët amerikanë si dhe të arriturat dhe sfidat e identifikuara dhe vlerësuara gjatë stërvitjes. Ministri Mehaj shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për nivelin e planifikimit, organizimit dhe ekzekutimit të stërvitjes duke shprehur besimin e plotë në realizimin e suksesshëm të qëllimit kryesor – validimin e komponentës së parë ushtarake ...
Komentet te ​“Defender-Europe 21”, Mehaj inspekton njësitë e FSK-së Janë të Mbyllura