Partitë opozitare në Kosovë, në seancën e Kuvendit të mbajtur të hënën, kanë ngritur shqetësim për mungesën e energjisë elektrike, me të cilën kanë nisur të përballen qytetarët dhe ekonomia në përgjithësi. Kosova, tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hyrë në një krizë energjetike dhe për këtë ai ka kërkuar nga qeveria një strategji, si do t’i qaset këtij problemi. “Si do ta kalojmë këtë dimër, sa i vështirë do të jetë për qytetarët për vendin për ekonominë dhe çfarë strategjie do të ndjekim në të ardhmen?”, pyeti Haradinaj. Ndërprerjet e energjisë ditëve të fundit në Kosovë janë evidente. Reduktimet e herëpashershme paralajmërohen edhe ...
Komentet te KOSOVA PËRBALLË NJË KRIZE ENERGJETIKE Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ka përfunduar për sot seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Në Dhomat e Specializuara në Hagë është dëgjuar dëshmitari i dhjetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe i njëjti do të vazhdojë dëshminë edhe nesër. Dëshmitari i mbrojtur i ZPS-së është dëgjuar në seancë të mbyllur përveç një pjesë të shkurtë ku seanca ka vijuar e hapur për publikun. Aty, dëshmitari me kodin W4674 ka thënë se ka marrë pjesë në zhvarrimin e një personi. Dëshmitari i mbrojtur ka thënë se i ka parë dy trupa të pajetë në një varr por njërin e kanë lënë aty meqë sipas tij ishte person i ...
Komentet te PËRFUNDON SEANCA NË HAGË, DËSHMITARI I DHJETË DO TË DËGJOHET EDHE NESËR Janë të Mbyllura
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 83 vota “për” kanë miratuar Projektligjin për ratifikimin e këmbimit të Notave Diplomatike në lidhje me asistencën e ofruar në formë granti sipas Aktit për ndihmë të jashtme të vitit 1961 dhe Aktit për kontroll të shitjeve të armëve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ani pse pati debat nëse ky projektligj duhej të miratohej në Kuvend, deputetët e të gjitha partive politike i kanë dhënë mbështetje. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, teksa ftoi deputetët që ta përkrahin këtë projektligj tha se niveli i bashkëpunimit mes ShBA-ve, Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së është në nivel të shkëlqyeshëm. “Projektligji ka ...
Komentet te KUVENDI MIRATON KËMBIMIN E NOTAVE DIPLOMATIKE MES KOSOVËS DHE SHBA-VE Janë të Mbyllura
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është përplasur me ministrin e Bujqësisë, pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, për çështjen e anulimit të thirrjes për grante, raporton Express Musliu ka kërkuar nga ministri Peci të tregojë në cilën datë e ka anuluar thirrjen për grante dhe ku e ka publikuar, pasi sipas saj, vendimi nuk është i publikuar në web faqen e ministrisë. “Me datën 25 nëntor kam adresuar çështjen se çfarë po ndodh me thirrjen për grante, që është shpallur në janar të vitit 2021 dhe ka përfunduar në mars të këtij viti, meqë kam marrë shumë pyetje nga qytetarët se nuk e kanë ditur se çka ...
Komentet te “MOS RREJ, GËNJESHTAR, TURP”, GANIMETE MUSLIU PËRPLASET NË KUVEND ME MINISTRIN PECI Janë të Mbyllura
Përfaqësues serbë të rangut të lartë kanë bërë vizita të shpeshta në Rusi në fund të vitit. Mes krizës së thelluar energjetike në Evropë, të ftuarit ballkanikë po reklamojnë Kremlinin për bujarinë e tij në çështjen e gazit dhe duke llogaritur në kontrata të reja fitimprurëse. Moska akuzohet shpesh për përdorimin e gazit si armë në politikën e jashtme, por me Serbinë dhe Republikën Srpska (në Bosnje dhe Hercegovinë), gazi përdoret më shumë si karrotë sesa shkop, me të cilin Kremlini inkurajon miqtë e tij ballkanikë, duke përfshirë pengimin e NATO-s dhe spiunimin e aktivistëve rusë. Së fundi zbritja e fundit e çmimit të gazit për Serbinë ka qenë ...
Komentet te THE INSIDER: GAZI I PUTINIT PO I MBAN NË PUSHTET VUÇIQIN E DODIKUN Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 344 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.733 doza të vaksinës. Deri më sot 772.537 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.496 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.898. Në total numri i rasteve aktive është 323. Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën! ...
Komentet te RAPORTI DITORË I IKSHPK-SË Janë të Mbyllura
RRËSHQITJE TË DHEUT E BLLOKIME, MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS TREGON SE A JANË TË KALUESHME RRUGËT SOT
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve në Kosovë sot është e mirë, raporton Gazeta Express. Sipas kësaj ministrie, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete përveç rrugës rajonale R113, Prizren – Prevallë. Në këtë pjesë mbrëmë pas orës 18.00, ka pasur rrëshqitje të dheut nga ana e sipërme e rrugës, në mes të dy tuneleve, ana e djathë e drejtimit Prizren – Prevallë dhe për pasojë është bërë bllokimi i rrugës. “Ky bllokim vazhdon edhe sot për arsye të rrezikut nga ndonjë rrëshqitje tjetër në vendin e ngjarjes. Për këtë zyrtarët tonë(menaxherët) për të dy Lotet e Regjionit të Prizrenit ...
Komentet te RRËSHQITJE TË DHEUT E BLLOKIME, MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS TREGON SE A JANË TË KALUESHME RRUGËT SOT Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani në një ceremoni të veçantë gradoi kreun e FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën gjenerallejtënant. Në ceremoninë e dekorimit mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj. Presidentja Osmani-Sadriu tha se tashmë gjeneralejtënanti është graduar në gradën më të lartë. “Sot është graduar në gradën më të lartë dhe jam e bindur si presidente dhe qeverinë dhe jam e bindur që do ta udhëhiqni me profesionalizëm dhe nder. Nami i familjes suaj që ranë për lirinë e vendit tonë, besimi juaj në presidencë dhe qeverisë, bëjnë që keni një detyrë të madhe “, shtoi Osmani-Sadriu. Ndërkaq, Jashari ka pranuar detyrën e ...
Komentet te GRADOHET KOMANDANTI I FSK-SË BASHKIM JASHARI Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 257 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga qeveria, përmes të cilave synohet mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së virusit korona. Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, veçanërisht variantit të ri Omicron, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa të reja, të cilat kanë hyrë në fuqi të hënën e javës së kaluar. Në kuadër të këtyre masave, të gjithë personat mbi 12 vjeç do të duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet ...
Komentet te SHQIPTOHEN 257 GJOBA PËR MOSRESPEKTIM TË MASAVE ANTI-COVID Janë të Mbyllura
Detyrimet tatimore për të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat. Administrata Tatimore e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me të ardhurat e gjeneruara nga kriptovalutat për të cilat njoftoi ditë më parë se janë të ardhura të tatueshme. ATK thekson se të gjithë personat fizikë joafarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, bazuar në Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat, të ardhurat që realizohen nga këta persona, si të ardhura të ligjshme apo të paligjshme, për qëllime tatimore janë të ardhura të tatueshme. “Detyrimet tatimore për të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, varen nga ajo se çfarë statusi ka personi i cili ka realizuar të ardhurat, si: Nëse statusi i ...
Komentet te ATK NJOFTON PËR DETYRIMET TATIMORE PËR TË ARDHURAT NGA KRIPTOVALUTAT Janë të Mbyllura