Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Bashar al-Assad rizgjidhet president i Sirisë me 95.1% të votave

Rajoni dhe Bota
Bashar al-Assad u rizgjodh për të udhëhequr Sirinë edhe për shtatë vjet të tjera, me 95.1% të votave. Njoftimi u bë nga Presidenti i Parlamentit të Damaskut. Votimi u kritikua ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian, të cilët i kishin quajtur zgjedhjet një farsë, për mungesën e kandidatëve të vërtetë të opozitës dhe kontrolleve të pavarura të procesit. Nga ana e tij Assad tha se këto akuza ishin “të pavlefshme”. Të dy kandidatët rivalë, Abdallah Abdallah dhe Mahmud Marei, të cilët nuk kishin asnjë atribut në opozitë, as shikueshmëri në fushatën elektorale, morën përkatësisht 1.5% dhe 3.3% të votave. Duke folur në një konferencë shtypi, ...
Komentet te ​Bashar al-Assad rizgjidhet president i Sirisë me 95.1% të votave Janë të Mbyllura

21 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 4 në gjendje më të rëndë

Shëndetësi
Kosova ka shënuar rënie të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve me COVID-19. Për çka është ulur edhe numri i pacientëve që po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës. Në Spitalin e Pejës, janë duke u trajtuar 21 pacientë me COVID-19. 13 prej tyre janë në oksigjenoterapi, ndërsa katër janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Kështu kanë njoftuar nga Spitali i Pejës. Kurse aktualisht në gjithë vendin, janë 2 mijë e 987 raste aktive. Numri total i rasteve pozitive është 107.336 raste nga 602.319 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i ...
Komentet te 21 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 4 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura

Kina reagon ndaj deklaratave të ShBA për origjinën e virusit: Manipulim politik dhe zhvendosje e fajit

Rajoni dhe Bota
Kina ka denoncuar përpjekjen amerikane për të vijuar hetimet për origjinën e virusit Covid-19, për të vërtetuar nëse është krijuar apo jo në një laborator në Wuhan. Një ditë më parë presidenti amerikan Joe Biden tha se ai pret brenda 90 ditëve një raport të plotë nga agjencitë amerikane të inteligjencës në lidhje me këtë çështje. Ministri i jashtëm kinez akuzoi SHBA-në për manipulim politik dhe zhvendosje të fajit. Edhe njëherë ai refuzoi çdo mundësi të krijimit të virusit vdekjeprurës në një laborator të qytetit kinez Wuhan. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Zhao Lijian tha se kjo tregoi që SHBA “nuk kujdesen për faktet ose të vërtetën dhe kanë zero ...
Komentet te Kina reagon ndaj deklaratave të ShBA për origjinën e virusit: Manipulim politik dhe zhvendosje e fajit Janë të Mbyllura

2 mijë e 987 raste aktive me COVID-19

Shëndetësi
Aktualisht në Kosovë janë 2 mijë e 987 raste aktive me COVID-19. Ndërsa nga 13 marsi i vitit të kaluar e deri më sot në Kosovë janë 107 mijë e 336 qytetarë të cilët janë infektuar me COVID-19. Shkak i infektimit me koronavirus, 2 mijë e 242 persona kanë vdekur. Javëve të fundit, Kosova ka shënuar ulje të rasteve të vdekjes por edhe rasteve pozitive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.460 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në ...
Komentet te 2 mijë e 987 raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura

Edhe sot mot me shi

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe shkarkime rrufesh. Sipas IHMK-s parashihet të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Ndërsa dita e shtune parashihet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. “Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Dita e shtune parashihet kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ...
Komentet te Edhe sot mot me shi Janë të Mbyllura

Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta sot i nënshtrohen testit të arritshmërisë

Lajme
Mbi 26mijë nxënës të klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë. Testi do t’i ketë 100 pyetje nga lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë dhe pyetje nga shkencat shoqërore dhe ato natyrore. Këtë herë nuk do të jetë kriter kalimi por që pikët e mbledhura do t’iu shërbejnë nxënësve që të orientohen për në shkollimin e mesëm. Testi i arritshmërisë do të mbahet në 155 qendra testimi në nivel vendi, e ku për monitorimin e mbarëvajtjes së këtij testi do të jenë të angazhuar mbi 2 mijë administratorë. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka treguar se rezultatet e testit të arritshmërisë pritet të shpallen ...
Komentet te Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta sot i nënshtrohen testit të arritshmërisë Janë të Mbyllura

​Sot seanca e radhës ndaj Haradinajt dhe Gucatit

Lajme
Sot në orën 11:00 do të mbahet konferenca e pestë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Kështu ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs. Më 25 shtator 2020, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Me konfirmimin e aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës. Më 24 dhjetor 2020, gjykatësi i procedurës paraprake vendosi që t’i vazhdohet paraburgimi Haradinajt dhe mohoi kërkesën e tij ...
Komentet te ​Sot seanca e radhës ndaj Haradinajt dhe Gucatit Janë të Mbyllura

​Osmani dhe Kurti vizitojnë ushtarët e FSK-së në “Defender Europe 21”

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, do të vizitojnë ushtarët të cilët po marrin pjesë në Ushtrimin “Defender Europe 21”. Pas përfundimit të ushtrimit “Defender Europe 21”, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti do t’iu adresohen ushtarëve. Ndërsa pas adresimit për ushtarët, Osmani dhe Kurti do të kenë deklarime për media. “Gazetarët duhet të jenë në orën 09:45 në Aeroportin e Gjakovës, ndërsa transporti i gazetarëve nga Aeroporti deri te vend ushtrimi do të bëhet nga transporti i FSK-së”, thuhet në njoftimin e Presidencës./KP ...
Komentet te ​Osmani dhe Kurti vizitojnë ushtarët e FSK-së në “Defender Europe 21” Janë të Mbyllura

​Patrullimet policore po vazhdojnë në çdo pjesë të vendit

Lajme
Të përkushtuar në realizimin e detyrave të parapara, pjesëtarë të policisë po vazhdojnë të jenë shumë aktiv në teren. Policia njofton se me këto aktivitete po synon që të jetë më afër qytetarëve, të ketë qasjes pro aktive në parandalimin dhe luftimin e krimit, të rritë cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve, të rritë ndjenjën e sigurisë dhe të rritë efektivitetin e veprimeve policore karshi nevojave të qytetarëve. Por edhe të zbatojë vendimet (masat) e institucioneve karshi pandemisë./KP ...
Komentet te ​Patrullimet policore po vazhdojnë në çdo pjesë të vendit Janë të Mbyllura

5 DËMET NË SHËNDET QË SHKAKTON KONDICIONERI

Lifestyle
Shumica prej nesh i jemi mirënjohës kondicionerit, sidomos në rastet kur temperaturat janë tepër të larta dhe është e pamundur të mos djersish edhe pas një dushi të ftohtë.   Ajri i ftohtë dhe i thatë i kondicionuar sjell shumë freski në minutat e para, por më pas vëren se të kanë kapur të dridhurat. Në shumicën e dyqaneve, shtëpive apo zyrave temperatura e kondicionerit është tepër e ulët dhe si rrjedhojë e ndien menjëherë që po sëmuresh. Nëse kalon një kohë të gjatë nën presionin e ajrit të kondicionuar ndihesh më i lodhur dhe muskujt janë më të kontraktuar nga ethet e ditës. Ndonëse në ditët përvëluese kondicioneri është ...
Komentet te 5 DËMET NË SHËNDET QË SHKAKTON KONDICIONERI Janë të Mbyllura