Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Në Gjilan vetëm pesë pacientë me COVID-19 janë në hospitalizim, 35 raste janë aktive

Lajme
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës gjatë javës. Ismajli bëri të ditur se aktualisht po trajtohen pesë pacientë në Spitalin e Përgjithshëm, deri theksoi se 35 raste janë aktive me COVID-19. Në emër të Komitetit, Ismajli ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat deri në vaksinimin e plotë të popullatës. Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21343 mostra, 6415 kanë rezultuar pozitivë, 6242 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 31 raste janë aktive, të ...
Komentet te Në Gjilan vetëm pesë pacientë me COVID-19 janë në hospitalizim, 35 raste janë aktive Janë të Mbyllura

​Manastirliu: Do të kemi sezon turistik të lehtësuar

Lajme
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të operatorëve turistikë në qendrën shëndetësore “Uji i ftohtë”, në Vlorë, ku shpalli planin e shëndetësisë për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Manastirliu tha se situata aktualisht është e kontrolluar dhe do të vijohet intensivisht me procesin e vaksinimit, për të pasur një sezon turistik më të lehtësuar. “Shumë faleminderit gjithë ekipit të qendrës shëndetësore këtu në Lungomare. Ku kemi parë që vijon vaksinimi edhe në qendra shëndetësore dhe ambulanca. Pra vaksinimi kapilar në të gjitha strukturat e shëndetësisë, aty ku janë detajuar sipas planit që ka hartuar Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik për ...
Komentet te ​Manastirliu: Do të kemi sezon turistik të lehtësuar Janë të Mbyllura

​Mblidhet sot Qeveria e Kosovës

Lajme
Sot do të mblidhet Qeveria e Kosovës. Qeveria në krye me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti do të mblidhet në ora 18:00. Kështu kanë bërë të ditur nga zyra e kryeministrit nëpërmjet një komunikate për media. Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar pritet që të marren masa të reja antiCOVID-19. Të mërkurën ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbajti një takim virtual me kryetarët e Komunave, ku edhe ka aprovuar kërkesën për heqjen e orës policore dhe atë që gastronomisë t’i lejohet të jenë të hapura deri në ora 23:00. Por të martën gastronomët në shenjë pakënaqësie kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës nën moton “Me një vaksinë nuk çel ...
Komentet te ​Mblidhet sot Qeveria e Kosovës Janë të Mbyllura

​Gjermania njeh gjenocidin në Namibi, do të paguajë 1,1 miliardë euro

Rajoni dhe Bota
Gjermania ka njohur sot për herë të parë se ka kryer “gjenocid” kundër popullatave Herero dhe Namas në Namibi gjatë epokës koloniale dhe do të dhurojë 1,1 miliardë euro në ndihmë të zhvillimit për vendin afrikan. “Ne do t’i kualifikojmë zyrtarisht këto ngjarje për ato që janë nga perspektiva e sotme: gjenocidi”, tha ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas në një deklaratë, duke përshëndetur përfundimin e një “marrëveshje” me Namibinë pas më shumë se pesë vitesh negociatash të vështira mbi ngjarjet që u zhvilluan në Afrikën Jugperëndimore të kolonizuar nga Gjermania midis viteve 1884 dhe 1915. Kolonët gjermanë vranë dhjetëra-mijëra Hereros dhe Namas gjatë masakrave të kryera midis viteve 1904 ...
Komentet te ​Gjermania njeh gjenocidin në Namibi, do të paguajë 1,1 miliardë euro Janë të Mbyllura

​Malë Sejfijaj kërkohet nga policia

Lajme
Policia e Kosovës po kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen Malë (Agim) Sejfijaj, i lindur me 01.08.1986 në Gllogjan të Deçanit, të lajmërojë Policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë sqaron se bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për të Malë (Agim) Sejfijaj, pasi dyshohet se ka kryer veprёn penale “Lëndim i rëndë trupor”. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë ...
Komentet te ​Malë Sejfijaj kërkohet nga policia Janë të Mbyllura

​Osmani e Kurti njoftohen me aktivitetet e FSK-së në stërvitjen “Defender Europe 21”

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po qëndrojnë në Aeroportin e Gjakovës, ku po njoftohen prej afër me aktivitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”, ushtrimi më i madh i ushtrisë amerikane që sivjet po mbahet edhe në Republikën e Kosovës. Krerët e institucioneve gjithashtu do t’u adresohen sot ushtarëve në kampin ushtarak, ku prej 10 ditësh po qëndrojnë pjesëtarët e Forcës që janë pjesë e “Defender Europe 21”. Operacionet e FSK-së në kuadër të kësaj stërvitje kanë filluar prej 17 majit dhe po zhvillohen në operacione në Devë e Babaj të Bokës, në Gjakovë. Janë 339 pjesëtarë të Forcës ...
Komentet te ​Osmani e Kurti njoftohen me aktivitetet e FSK-së në stërvitjen “Defender Europe 21” Janë të Mbyllura

​Oficeri korrektues ndalohet me substancë narkotike

Lajme
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e luftimit të dukurive negative brenda institucioneve korrektuese, mbrëmë rreth orës 19:00, në kohën e pranim dorëzimit të detyrës të ndërrimit të natës, gjatë kontrollit, bastisjes së stafit nga ana e oficerëve të sigurimit, në hyrjen kryesore porta zero është parandaluar futja e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit Prishtinë. Sipas një komunikate, gjatë kontrollit, në trupin e oficerit korrektues, V. Q është gjetur lëndë e dyshuar narkotike. “Lidhur me rastin, janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë konfiskuar lëndën e dyshuar narkotike, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në ...
Komentet te ​Oficeri korrektues ndalohet me substancë narkotike Janë të Mbyllura

​Raporti i Facebook-ut mbi kërcënimet në internet: Rusia është përhapësi kryesor i dezinformimit dhe propagandës

Teknologji
Facebook njofton se Rusia është përhapësi kryesor i dezinformimit dhe propagandës në internet. Sipas raportit më të ri të këtij rrjeti social për kërcënimet online, pas Rusisë po ashtu Irani synon të bëjë manipulimin e opinionit publik. Studiuesit e Facebookut shumicën e operacioneve ruse e lidhin me Agjencinë e Kërkimit në Internetit (IRA) që ka qendrën në Shën Petersburg, e cila nga inteligjenca amerikane ishte akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016. “Strategjia e gjerë e sigurisë së Facebookut kundër operacioneve të ndikimit u zhvillua në përgjigje të ndërhyrjeve të huaja nga akterët rusë në vitin 2016”, thuhet në raport. Gjithashtu, ky raport gjen lidhjen e dezinformatave me inteligjencën ...
Komentet te ​Raporti i Facebook-ut mbi kërcënimet në internet: Rusia është përhapësi kryesor i dezinformimit dhe propagandës Janë të Mbyllura

Fillon testi i arrtishmërisë për nxënësit e klasave të nënta

Lajme
Ka nisur testi i arritshmërisë për 26 mijë nxënësit e klasave të nënta. Testi do t’i ketë 100 pyetje dhe i njëjti po administrohet nga mbi 2 mijë administratorë. Deri më tash nuk është raportuar për ndonjë parregullsi. Këtë herë nuk do të jetë kriter kalimi por që pikët e mbledhura do t’iu shërbejnë nxënësve që të orientohen për në shkollimin e mesëm. Testi i arritshmërisë do të mbahet në 155 qendra testimi në nivel vendi. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka treguar se rezultatet e testit të arritshmërisë pritet të shpallen me 7 qershor. Për shkak të pandemisë COVID-19 , forma e organizimit të sistemimit të ...
Komentet te Fillon testi i arrtishmërisë për nxënësit e klasave të nënta Janë të Mbyllura

Rama publikon pamje të tunelit përgjatë rrugës Delvinë-Kardhiq

Shqipëri
Në tunelin Skarficës përgjatë rrugës së re Delvinë-Kardhiq janë duke vijuar punimet. Nga punimet që po bëhen aty, ka publikuar pamje, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “MIRËMËNGJES, dhe me punën që vijon në tunelin Skarficës përgjatë rrugës së re Delvinë – Kardhiq, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./KP <iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=317&href=https://www.facebook.com/edirama.al/videos/281541800346398/&show_text=false&width=560&t=0″ width=”560″ height=”317″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe> ...
Komentet te Rama publikon pamje të tunelit përgjatë rrugës Delvinë-Kardhiq Janë të Mbyllura