Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Hiqet ora policore, gastronomia lejohet të punojë deri në ora 23:00

Lajme
Qeveria e Kosovës ka miratuar lehtësimin e masave antiCovid-19. Është hequr ora policore, ndërsa gastronomia do të lejohet të punojë deri në ora 23:00. Po ashtu është lejuar lëvizja pa maska gjatë ecjes për qytetarët që janë vet dhe në ambiente të jashtme. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bëri me dije se sipas raportit të IKSHPK-së, situata epidimiologjike me Covid-19 në Kosovë paraqitet e qëndrueshme me vazhdimin e uljes së numrit të rasteve pozitive. Sipas tij, ulja e rasteve pozitive për dy javët e fundit krahasuar me dy javët paraprake shënon një rënie prej 67.08 për qind. Vitia tha se në një situatë të tillë duke iu referuar të dhënave ...
Komentet te ​Hiqet ora policore, gastronomia lejohet të punojë deri në ora 23:00 Janë të Mbyllura

​Ministria e Drejtësisë diskuton për finalizimin e projektligjit për Gjykatën Komerciale

Lajme
Ministria e Drejtësisë, në kandër të avancimit të reformës në drejtësi, sot ka mbajtur takimin për adresimin e çështjeve të rëndësishme për hartimin e projektligjit për Gjykatën Komerciale, angazhimin e të cilit e ka përshëndetur Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu. Siç thuhet në njoftimin e MD-së, duke folur për rëndësinë e këtij projektligji, Zëvendësministri Sallahu theksoi se Gjykata Komerciale është një ndër prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe si i tillë do të trajtohet me angazhim të shtuar dhe brenda afatit legjislativ do të procedohet tutje. Në takim, ndër të tjera është diskutuar për çështjen e dyshkallshmërisë së Gjykatës Komerciale dhe rolin e saj në shqyrtimin e lëndëve të natyrës ...
Komentet te ​Ministria e Drejtësisë diskuton për finalizimin e projektligjit për Gjykatën Komerciale Janë të Mbyllura

​Rashica dhe Muriqi shëtisin nëpër rrugët e Prishtinës

Sport
Lojtarët e Kombëtares së Kosovës, kanë zbarkuar në Kosovë. Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore më 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë nga ora 18:00, ku do të ballafaqohet me San Marinon. Milot Rashica e Vedat Muriqi janë parë teksa shëtisin me veturën luksoze të tipit Mercedes. Në prag të kësaj sfide, trajneri Bernard Challandes ka folur në një konferencë për media, ku ka folur për prurjet e reja në ekip për të cilët ka thënë se e kanë rastin shumë të mirë për të treguar veten për atë se çfarë mund t’i ofrojnë Kombëtares së Kosovës./KP ...
Komentet te ​Rashica dhe Muriqi shëtisin nëpër rrugët e Prishtinës Janë të Mbyllura

​Haradinaj në përkrahjeve të bizneseve, ka dy kërkesa për Qeverinë

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që ta shtyej afatin e mundësisë së marrëveshjeve për bizneset si masë e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike deri në fund të vitit 2021 si dhe të zgjatet periudha e marrëveshjeve për shlyerje të detyrimeve. “Pandemia e ka vështirësuar afarizmin dhe ia ka pamundësuar pagesën e tatimeve shumë bizneseve, prandaj kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që: -Afatin i cili përfundon më 30 qershor, të përcaktuar me vendim të Qeverisë, si masë e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, ta shtynë deri në fund të vitit 2021; dhe – të zgjatet periudha e marrëveshjeve për shlyerje të detyrimeve”, ka ...
Komentet te ​Haradinaj në përkrahjeve të bizneseve, ka dy kërkesa për Qeverinë Janë të Mbyllura

​Strategjia për Sundimin e Ligjit drejt finalizimit

Lajme
Gjatë kësaj jave Ministria e Drejtësisë ka mbajtur një sërë takimesh me hisedarët kyç të procesit të Rishikimit Funksional për Sundimin e Ligjit. Qëllimi i këtyre takimeve ishte adresimi i komenteve të pranuara gjatë procesit të konsultimeve publike gjatë muajve të kaluar. Takimi i sotëm u mbajt me KGjK-në, në të cilin Ministrja Haxhiu priti Kryesuesin e KGjK-së, Skender Çoçaj dhe ekipin e tij. Java ka filluar me takimin e parë me Zyrën e BE-së në Kosovë. Më pas, janë mbajtur takime me Policinë e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Akademinë e Drejtësisë, për të përfunduar javën me takim me takimin që sot u zhvilluar me KGjK-në. Në këto ...
Komentet te ​Strategjia për Sundimin e Ligjit drejt finalizimit Janë të Mbyllura

​Kërkohej në Kosovë, arrestohet në Zvicër

Lajme
Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 30.10.2020, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar Ilir (Xhemё) Isufi, i cili kërkohej për veprat penale: “Trafikim me njerëz, Grabitje, Shantazh”. Pas shpalljes edhe në kërkim ndërkombëtar, falë bashkëpunimit me shtetin Zviceran, i dyshuari është arrestuar në këtë shtet dhe i njëjti është ekstraduar në Kosovë. I dyshuari i lartcekur është dërguar para Gjyqtarit kompetent në Gjykatën Themelore në Pejë, për procedim të mëtutjeshëm./KP ...
Komentet te ​Kërkohej në Kosovë, arrestohet në Zvicër Janë të Mbyllura

Inaugurohet Oda Ekonomike Zvicërano-Kosovare për forcimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë -Zvicër

Ekonomi
U themelua Oda Ekonomike Zvicërano-Kosovare me iniciativë të sektorit privat dhe mbështetur nga Ambasada e Zvicrës, e cila u vlerësua të jetë ngjarje e rëndësishme në fushën e ekonomisë dhe tregtisë mes Kosovës dhe Zvicrës. President i kësaj ode u zgjodh Fikret Murati, zëvëndëspresident, Granit Vokshi dhe për Thesar, Armend Osaj. Ndërsa në kuvendin tjetër pritet të zgjidhen edhe katër anëtarë të tjerë të bordit drejtues të Odës Ekonomike Zvicërano-Kosovare. Zëvëndësë ambasadorja Zvicërane, Pauline Menthonnexi, e cila e hapi këtë promovim, tha se deri më tani nuk ka pasur një inicitivë të tillë, pranaj ajo pret që kjo odë do t’i mbështet edhe kompanitë kosovare dhe zvicërane në formësimin e ...
Komentet te Inaugurohet Oda Ekonomike Zvicërano-Kosovare për forcimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë -Zvicër Janë të Mbyllura

​Në vitin 2020 pati rënie të pagës mesatare në sektorin privat

Ekonomi
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2020. Ky publikim përmban të dhëna për pagën mesatare bruto dhe neto sipas sektorëve dhe aktiviteteve ekonomike në Sektorin Publik (Administrata), Ndërmarrjet Publike dhe Sektorin Privat në Kosovë. Për shkak të Pandemisë COVID-19 që kishte përfshirë edhe Republikën e Kosovës në vitin 2020 dhe masave të ndërmarra nga Qeveria, ku si pasojë kemi mbylljen dhe reduktimin e aktivitetit të sektorit privat, kemi rënie të pagës mesatare, si bruto ashtu edhe neto në këtë sektor. Pasi që në sektorin privat kemi numrin më të lartë të punësuarve në raport me numrin e përgjithshëm të të punësuarve ...
Komentet te ​Në vitin 2020 pati rënie të pagës mesatare në sektorin privat Janë të Mbyllura

Lajçak të hënën viziton Kosovën

Lajme
Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën më 31 maj dhe 1 qershor 2021. Kështu kanë bërë të ditur nga zyra e BE-së në Kosovë. Gjatë vizitës së tij dy-ditore të punës, ai do të takohet me Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti, Zëvendës Kryeministrin e Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Bislimi, Zëvendës Kryeministren e Dytë dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Gërvalla-Schwarz. Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet Shefave të Misioneve të BE-së. Për vizitën, Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak do t’i bashkohet Zëvendës Ndihmës ...
Komentet te Lajçak të hënën viziton Kosovën Janë të Mbyllura

​Avokati i Gucatit: Pozicioni i ZPS-së po bëhet gjithmonë më i pavërtetë, këtu po na thuhen gënjeshtra (Video)

Lajme
Mbrojtja e dy të akuzuarave nga Gjykata Speciale, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë deklaruar sot në Gjykatën Speciale se nuk janë të gatshëm të publikojnë dosjen e tyre paraprake më 14 qershor, ashtu siç është kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ata kanë thënë se ZPS-në vazhdimësi po sjell dosje të reja, e të cilat duhet kohë për analizim. Derisa thanë se në skenarin më të mirë dosjet paraprake mund t’i dorëzojnë deri më 12 korrik. Avokati i Gucatit, Jonathan Rees në konferencën e pestë rreth ecurisë së çështjes, ka thënë se pozicioni i ZPS-së po bëhet gjithmonë e më i pavërtetë, pasi po thuhen gënjeshtra. Rees: Këtu ...
Komentet te ​Avokati i Gucatit: Pozicioni i ZPS-së po bëhet gjithmonë më i pavërtetë, këtu po na thuhen gënjeshtra (Video) Janë të Mbyllura