Nëse ka një ngjyrë perfekte për të azhurnuar çdo pamje, është ajo e trëndafilit. Kohët e fundit, shumë stilistë, marka dhe personazhe të famshëm si Hailey Bieber dhe Kylie Jenner kanë përfshirë këtë hije të ndritshme në pamjen e tyre. Kjo është një nuancë e ndërmjetme mes nuancës së purpurt dhe të kuqes, që krijon një efekt komod dhe relaksues. Roza e lehtë është një ngjyrë romantike, e preferuara e vajzave që karakterizon feminitetin, butësinë dhe pafajësinë. Për shumë gra, roza mund të jetë një ngjyrë shumë e guximshme, e cila është e vështirë të vishet në jetën e përditshme. Sidoqoftë, nëse ndiheni në këtë mënyrë mund ta integroni ...
Komentet te VIP-AT PËRQAFOJNË NGJYRËN E RE TREND QË DO TË DOMINOJË VERËN Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidenti amerikan, Joe Biden synon të “rikrijojë” ekonominë amerikane, me një propozim të buxhetit të vitit 2022 prej 6 trilionë dollarësh, me shpenzime që do të frynin borxhin e vendit në një nivel të paparë. Edukimi, shëndetësia, infrastruktura, ndryshimi i klimës, këto janë disa nga përparësitë e zbuluara në këtë projektbuxhet të parë të presidentit amerikan, që janë në vazhdën e premtimeve të tij të fushatës dhe linjat kryesore të paraqitura në fillim të prillit, raporton ATSh. “Ne duhet të shfrytëzojmë momentin për të rikrijuar dhe rindërtuar një ekonomi të re amerikane, që investon në premtimin dhe potencialin e çdo amerikani”, tha Biden në një mesazh për Kongresin. COVID-19 e ...
Komentet te Biden synon rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane me një buxhet ambicioz Janë të Mbyllura
Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor – Jugu në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën për përfshirje në tri raste të ndryshme të veprave panele ‘vjedhjeve’, raste këto të raportuara në dy javët e fundit, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin dyqane dhe qendra tregtare në Mitrovicën e Jugut. Siç njofton Policia, si rezultat i hetimeve të zhvilluara mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë me datën 28 maj 2021, në Mitrovicë, kanë arrestuar të dyshuarën F. S., 34 vjeçare (femër), shtetase e Republikës së Kosovës, pasi e njëjta dyshohet që në lokacione ...
Komentet te Arrestohet një femër për disa vjedhje në Mitrovicë Janë të Mbyllura
Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme vendimin me të cilin ajo në pajtim me Përfundimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nr.08-P-16 të datës 17.05.2021, jep mendim lidhur me nismën Legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. E pas këtij vendimi ka reaguar kryeministri Kurti, i cili përmes një statusi në Facebook ka thënë se “filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit”, duke shtuar se “12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare”. “Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit. 12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u ...
Komentet te Kurti: Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit Janë të Mbyllura
Kolegji nuk është vendi ku veq mbahen ligjeratat dhe aty përfundon gjithqka. Kolegji dhe vendi ku studentet edukohen dhe arsimohen, duhet të shkoj edhe me tutje. Pra, institucioni arsimor duhet të ofroj edhe informata shtesë nga tregu i punës dhe biznesi, që studentët pas diplomimit më lehtë të kyqen në tregun e punës. Këtë më së miri po e bënë Kolegji Pjeter Budi, nën udhëheqjen e Rektorit Prof.Ass. Dr. Artan Haziri. Gjatë këtij semestri disa pronarë të bizneseve i sjelli në Kolegj, që studentët të marrin informata parësore. Sot në debat ishte Rektori i Kolegjit “Pjeter Budi” ,me Këshilltarin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Udhëheqësi i Departamentit të Pajtueshmërisë ...
Komentet te Prof.Ass. Dr. Artan Haziri: Për studentët, ligjerime nga shumë udhëheqës të bizneseve! Janë të Mbyllura
Hetuesit policorë të Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Pejë, të mbështetur nga patrulla policore të Stacionit Policor-Pejë dhe Njësisë së Reagimit të Shpejtë, sot në mëngjes kanë ekzekutuar urdhër-kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë-Departamenti për Krime te Rënda. Sipas komunikatws sw lwshuar nga Policia, kontrolli është realizuar në shtëpi banimi në Pejë, nën dyshimin se i dyshuari S.Zh., mashkull kosovar, viti i lindjes 1977, posedonte kartelë të AKI-së dhe të policisë, kishte ekspozuar armë dhe qytetarëve i është prezantuar si person zyrtar. Ndërsa, i dyshuari S.Zh., mashkull kosovar, viti i lindjes 2000, dyshohej se ka në pronësi një shumë të parave të falsifikuara. Gjatë ushtrimit të ...
Komentet te Policia inicion raste kriminale ndaj dy personave në Pejë Janë të Mbyllura
Qeveria ka marrë vendim për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 të cilat hyjnë në fuqi nga data 31 maj. Është hequr ora policore, ndërsa gastronomia do të lejohet të punojë deri në ora 23:00. Po ashtu është lejuar lëvizja pa maska gjatë ecjes për qytetarët që janë vet dhe në ambiente të jashtme. Këto janë të gjitha masat antiCovid-19 të miratuara nga Qeveria: A. [Zbatimi territorial] 1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve të huaj nga Republika e Kosovës] 2. Qytetari i huaj që hyn në Republikën e Kosovës, përfshirë ...
Komentet te Këto janë të gjitha masat e reja antiCovid të miratuara nga Qeveria Janë të Mbyllura
Gjatë dy javëve të fundit, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ishin pjesë e stërvitjes më të madhe shumëkombëshe, të udhëhequr nga Ushtria Amerikane “Defender Europe 21”. Kjo është hera e parë që FSK është nikoqir i stërvitjeve. Ambasada Amerikane përmes një reagimi ka lavdëruar FSK-në për vazhdimin e ndërtimit të gatishmërisë dhe ndërveprimit të tyre përkrah SHBA-ve dhe forcave të tjera ushtarake. “Bravo për FSK-në, për vazhdimin e ndërtimit të gatishmërisë dhe ndërveprimit të tyre përkrah SHBA-ve dhe forcave të tjera ushtarake. Dita e sotme ishte kulmi i këtij angazhimi: Një Ditë e Vizitorëve të Dalluar, ku Nicholas Giacobbe dhe Ushtria Amerikane ‘BG Schaertl’ rishikuan vlerësimin e kompetencave ...
Komentet te Ambasada Amerikane: Bravo për FSK-në Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka marr vendim që t’ kthejë mendim Kuvendit përkitazi me projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për automjete. Në këtë mënyrë i është hapur rruga largimit të homologimit si detyrim për veturat që importohen nga vendet e Bashkimi Evropian. Një vendim tjetër që u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë është edhe themelimi i grupit punues ndërinstitucional për rishikimin e strategjisë së sigurisë së Republikës së Kosovës për vitin 2021-2030”. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, këto vendime krahas atij për lehtësimin e masave antiCovid-19, i vlerësoi si shumë të rëndësishme ...
Komentet te Kryeziu: Po e largojmë homologimin e veturave si detyrim Janë të Mbyllura
Kosova ka nënshkruar kontratën me Pfizer dhe deri në fund të vitit pritet të arrijnë 1.2 milion doza të kësaj vaksine. Ndërsa deri në fund të vitit Kosova synon të vaksinojë 60 për qind të popullatës. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas mbledhjes së Qeverisë ku u mor vendimi për lehtësimin e masave antiCovid-19. Vitia në konferencë për media tha se vaksinimi kundër Covid-19 është prioriteti kryesor i Qeverisë Kurti. Ministri Vitia tha se angazhimi për të siguruar numër sa më të madh të vaksinave dhe për të dinamizuar procesin e vaksinimit ka synim përmbylljen e fazës së parë dhe kalimin në fazën e dytë. ...
Komentet te Vitia: 1.2 milion vaksina Pfizer do të arrijnë në Kosovë Janë të Mbyllura