Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Katër raste të dhunës në familje brenda një ditë

Lajme
Dhuna në familjet kosovare vazhdon të jetë prezentë çdo ditë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës në familje. Dy kanë të bëjnë me dhunë ndaj bashkëshortes. Ky është raporti i Policisë përkitazi me dhunën në familje: Podujevë 28.05.2021 – 08:30. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Prishtinë 28.05.2021 – 11:30. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë) dhe viktima femër kosovare, pasi që ...
Komentet te ​Katër raste të dhunës në familje brenda një ditë Janë të Mbyllura

​Grabitje e dhunshme në një shtëpi në Prishtinë

Lajme
Në rrugën “Nazim Qena” në kryeqytet ka ndodhur një grabitje e dhunshme. Raportohet se persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi dhe duke përdorur forcën fizike mbi pronarët, kanë arritur të grabisin 2100 euro. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar. “Viktimat femër dhe mashkull kosovar-e kanë, raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë të tyre dhe ndaj tyre kanë përdorë forcë fizike. Sipas viktimave, ata kanë vjedhur rreth 2100 € para të gatshme. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thueht në raportin e Policisë së Kosovës../KP ...
Komentet te ​Grabitje e dhunshme në një shtëpi në Prishtinë Janë të Mbyllura

​Traktori mbyt një person në Planej të Prizrenit

Lajme
Një person ka humbur jetën në fshatin Planej të Prizrenit, pasi është rrokullisur me traktor teksa ishte duke punuar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. “Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar me traktor, aksidentalisht është rrokullisur dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.  /KP ...
Komentet te ​Traktori mbyt një person në Planej të Prizrenit Janë të Mbyllura

​Sonte finalja e madhe e LK-së, Man City – Chelsea, formacionet e mundshme

Sport
Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e garës më prestigjose evropiane në nivel klubesh, Ligës së Kampionëve ku ballafaqohen dy skuadrat e mëdha angleze, Manchester City dhe Chelsea. Në stadiumin “Dragao” të Portos në Portugali, do të jenë të pranishëm rreth 17.000 tifozë të cilët kampionin e ri të Evropës për edicionin 2020/21, përcjellë KosovaPress. Pep Guardiola nuk do të mund të llogorisë në shërbimet e mesfushorit Ikay Gundogan, kurse Thomas Tuchel e ka skuadrën e kompletuar për këtë ballafaqim. Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme: Manchester City: (4-3-3): Ederson; Ëalker, Stones, Dias, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Silva, Foden Chelsea: (3-4-2-1): Mendy; ...
Komentet te ​Sonte finalja e madhe e LK-së, Man City – Chelsea, formacionet e mundshme Janë të Mbyllura

​Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të OKB-së

Rajoni dhe Bota
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 29 majin si Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të OKB-së. Kjo ditë ka për qëllim të nderojë paqeruajtësit që kanë humbur jetën për kauzën e paqes, si dhe nderimin e gjithë burrave dhe grave që vazhdojnë shërbimin në operacionet e OKB-së, për profesionalizimin e lartë, përkushtimin dhe kurajën. Që nga themelimi i misionit paqeruajtës në vitin 1948, rreth 3 mijë e 200 ushtarë, policë dhe staf civil, kanë humbur jetën në shërbim të paqes, si pasojë e aksidenteve, dhunës, apo sëmundjeve, përcjell KosovaPress. Paqeruajtësit e përdorin këtë ditë për të forcuar lidhjet me popullsinë lokale të cilës i shërbejnë. /KosovaPress/ ...
Komentet te ​Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të OKB-së Janë të Mbyllura

​Nisma Socialdemokrate mban Kuvendin Zgjedhor

Lajme
Nisma Socialdemokrate do të mbajë sot Kuvendin Zgjedhor. Ky Kuvend Zgjedhor, ku do të zgjidhet kryetari i partisë dhe Këshilli Kombëtar, do të mbahet në ambientet e “Hotel Emerald” në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00. Fatmir Limaj ishte zgjedhur kryetar i Nismës Socialdemokrate në vitin 2016. Ai u zgjodh në krye të kësaj force politike pas një votimi të fshehtë të delegatëve të saj. Limaj kishte marrë vetëm 15 vota kundër, nga 520 delegatët që morën pjesë në votim, ndërsa 3 prej këtyre votave ishin të pavlefshme./KP ...
Komentet te ​Nisma Socialdemokrate mban Kuvendin Zgjedhor Janë të Mbyllura

​PDK zyrtarizon sot dy kandidatë për kryetarë komunash

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës, sot zyrtarizon kandidatët për kryetarë të komunave në Prizren dhe Fushë Kosovë. Prezantimin e tyre do të bëjë, kryetari në detyrë i kësaj partie, Enver Hoxhaj. Sipas njoftimit për media nga PDK, konferenca për prezantimin e kandidatit për kryetar të Prizrenit do të mbahet në ora 13:00, për të vazhduar në ora 15:00 me prezantimin e kandidatit për kryetar të Fushë Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës në asnjërën prej këtyre komunave nuk qeverisë. Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në nëntor të këtij viti./KP ...
Komentet te ​PDK zyrtarizon sot dy kandidatë për kryetarë komunash Janë të Mbyllura

SEKRETI IM I BUKURISË? KJO MASKË E THJESHTË ME 2 PËRBËRËS MAGJIKË

Lifestyle
Nëse po kërkoni një maskë fare të thjeshtë, e cila mundëson pastrimin e fytyrës, largimin e lëkurave të vdekura duke funksionuar porsi një scrub i vërtetë, në këtë artikull, në fare pak minuta do t’ju njohim me 2 përbërës aspak të kushtueshëm që na besoni, bëjnë mrekulli.   Përbërësit: Një lugë me kafe turke  (mbushni plot një lugë gjelle) Qumësht Përgatitja: Shtojini kafesë turke dy lugë qumësht. Përziejini përbërësit mirë e mirë dhe nëse e shihni të nevojshme përdorni edhe fare pak qumësht. Vendoseni pastën e krijuar mbi lëkurë dhe prisni disa minuta derisa përbërja të nisë të thahet. Sapo të vini re një ndjesi tërheqjeje mbi lëkurë lajeni fytyrën ...
Komentet te SEKRETI IM I BUKURISË? KJO MASKË E THJESHTË ME 2 PËRBËRËS MAGJIKË Janë të Mbyllura

Kimete Berisha për militantët e VV-së: E di se nuk më vërsulen pa lejen e liderit

Lajme
Publicistja Kimete Berisha e ka quajtur qeverinë e Albin Kurtit arrogante. Ajo ka shkruar se askush nuk e pret kryeministrin Kurti derisa fryhet si pinguin në Antartik. Berisha ka shkruar se është e habitur me qeverinë Kurti dhe padijeninë e saj.“Askush nuk ta duron arrogancën! Sidomos shqiptarët që janë me frymë n’fyt, të padurueshëm, të lodhur nga varfëria dhe nga pabarazia e përjetshme. Me shqiptarët duhet pasur kujdes, sepse janë autorë të idiomës ”Mē shumë e dua sherrin e shpejt se hairin e ngadalshën. Askush nuk të pret ty derisa fryhesh si pinguin në Antartik. Nuk është problemi se ndjehem e zhgënjyer, problemi është se jam krejt e habitur. Si ...
Komentet te Kimete Berisha për militantët e VV-së: E di se nuk më vërsulen pa lejen e liderit Janë të Mbyllura

USHQIMET QË NDIHMOJNË NË ZHVILLIMIN E TRURIT TË FËMIJËS

Lifestyle
Ashtu si trupi, truri thith lëndët ushqyese në ushqimin që fëmija konsumon. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i ushqeni si duhet dhe shëndetshëm që në moshë të vogël. Por ka disa ushqime që konsiderohen veçanërisht të rëndësishme për zhvillimin e trurit të fëmijës.   Perimet Spinaqi dhe lakra përmbajnë lutein dhe vitaminë K, e cila është shumë e rëndësishme për funksionin e trurit. Provoni të përzieni spinaqin me banane, gjalp kokosi dhe quinoa në vaktin e foshnjës. Mollë Mollët përmbajnë quercetin, një pigment bimor që stimulon aktivitetin e shëndetshëm të trurit. Ju mund t’i jepni foshnjës pure molle. Avokado Përmban vitamina dhe minerale, të cilat ndihmojnë në rritjen ...
Komentet te USHQIMET QË NDIHMOJNË NË ZHVILLIMIN E TRURIT TË FËMIJËS Janë të Mbyllura