Nisma Socialdemokrate po mban Kuvendin e II-të zgjedhor të partisë. Në këtë kuvend pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe këshilli kombëtar. Mediet janë lejuar të marrin pjesë në fillim të punimeve të këtij kuvendi. Siç është bërë e ditur kandidati i vetëm për kryetar të këtij subjekti është kryetari i deritanishëm Fatmir Limaj./KP ...
Komentet te Nis Kuvendi Zgjedhor i Nismës, Fatmir Limaj pa kundërkandidat Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, konfirmon se pas analizave të kryera në laboratorin e AUV-it, ka rezultuar se në vendin tonë është prezent “Gripi i Shpezëve tipi H5N8”. Përmes një njoftimi për media Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se mostra e testuar në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë detektuar prezencën e Gripit të shpezëve Influenca Aviane A Subtipizimi H5 dhe N8 ( Gripi i shpezëve H5N8) . AUV siguron se të gjithë veterinarët zyrtar të AUV-së, bashkë me praktikat veterinare private janë mobilizuar dhe po punojnë ne teren për të lokalizuar fermat e prekura tek të cilat kryhen të gjitha shërbimet duke përfshirë edhe asgjësimin e shpezëve të ...
Komentet te AUV: Në vendin tonë është prezent “Gripi i Shpezëve” Janë të Mbyllura
Përparim Rama do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës. Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, kryetari Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se pas autorizimeve që ka marrë nga degët, javën që vjen do t’i propozojë nominimin e tij Kryesisë Qendrore. “Menjëherë më pas do të ndërtojmë e prezantojmë edhe ekipin për qeverisje e për asamble. Nga aty do të ndërtojmë e prezantojmë zgjidhjet më praktike të problemeve më kronike të qytetarëve tanë – një model krejt ndryshe deri më tani. Secili banorë i secilës lagje të kryeqytetit do të gjejë veten në këtë model. Fjalët boshe e zhurmat politike do ...
Komentet te Abdixhiku prezanton kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës Janë të Mbyllura
KEDS po vazhdon të investojë fuqishëm në shtrirjen e rrjetit nëntokë gjithandej vendit. Deri më sot, mbi 28 milionë euro janë investuar në rrjet nëntokë në 7 distrikte të KEDS në kuadër të 140 projekteve. Tashmë shumica e qendrave të qyteteve janë me rrjet nëntokësor, derisa synimi i KEDS-it, është që brenda një të ardhme të shkurtër t’i përfshijë të gjitha në nivel Kosovë. Këto investime po bëhen në bashkëpunim edhe me komunat. Zyrtari për komunikim në KEDS, Adlum Ramadani, tha se këto investime janë duke u rritur në mënyrë që të gjitha qendrat e qyteteve të Kosovës të kenë shtrirje të rrjetit tokësor. Ramadani: Mbi 28 milionë euro janë ...
Komentet te KEDS ka investuar mbi 28 milionë euro në rrjet nëntokësorë gjithandej vendit Janë të Mbyllura
Qarkorja e lëshuar vitin e kaluar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila pamundëson aplikimin e gjitha institucioneve në organizata ndërkombëtare për një periudhë 1 vjeçare, pritet të shfuqizohet nga Qeveria Kurti II. Ani pse nga MPJD nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë, në Lëvizjen Vetëvendosje paralajmërojnë rishikimin e saj. Megjithatë, nuk bëjnë të ditur se a do të aplikojnë para muajit shtator, atëherë kur edhe përfundon moratoriumi 1 vjeçar, sipas marrëveshjes së Uashingtonit. Por, thonë se fillimisht do të përgatiten mirë, e më pas të aplikojnë në organizata ndërkombëtare. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi thotë për KosovaPress se qarkoren e lëshuar vitin e ...
Komentet te Paralajmërohet shfuqizimi i qarkores që pamundëson aplikimin në organizata ndërkombëtare Janë të Mbyllura
Pas uljes së detyruar të një aeroplani pasagjerësh në kryeqytetin bjellorus, Minsk me një gazetar disident në bord, qeveria e SHBA tha se do të rivendoste sanksionet kundër nëntë ndërmarrjeve shtetërore bjelloruse javën e ardhshme. Shtëpia e Bardhë nuk i ka bërë publike emrat e nëntë ndërmarrjet shtetërore të prekura nga sanksionet, të cilat do të sanksionohen duke filluar nga e mërkura. ”Përveç kësaj, SHBA po bën një listë të sanksioneve të synuara kundër anëtarëve kryesorë të regjimit të presidentit Aleksander Lukashenko lidhur me shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe korrupsionin, falsifikimin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe ngjarjet e 23 majit”, deklaroi Jen Psaki, zedhënësja e ...
Komentet te SHBA sanksionon kompanitë shtetërore bjelloruse pas devijimit të avionit Janë të Mbyllura
Në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjithnjë e më shumë po vërehet shtimi i kërkesave të shërbimeve spitalore për pacientët post-COVID. Por sa i përket rasteve klinike me koronavirus gjendja është e qetë dhe stabile. Kështu bën të ditur në një intervistë për KosovaPress, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi i cili thotë se gjendja aktuale në aspektin klinik të pacientëve është e qetë dhe stabile. Ai thotë se në të ardhmen duhet të mendohet për trajtimin e ndërlikimeve te pacientët që e kanë kaluar COVID-19. Krasniqi: Tani po ballafaqohemi me kërkesa spitalore për pacientët post-COVID “Si rezultat i zvogëlimit të rasteve të reja ...
Komentet te Krasniqi: Rriten kërkesat për trajtimin e pacientëve që kanë kaluar COVID-19 Janë të Mbyllura
Pas gjashtë muajve këto ditë ka rifilluar punën Ilir Murtezaj, drejtor i përgjithshëm në Administratën Tatimore pas vendimit të kryeministrit Kurti për rikthimin e tij. Murtezaj vlerëson se u konfirmua e drejta e tij e parashtruar përmes ankimimit bazuar në vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, i cili ka konstatuar se shkarkimi ka qenë i kundërligjshëm. Drejtori Murtezaj thotë se tani i mbetet që të vazhdojë të punojë në drejtim të avancimit të reformave në ATK dhe në drejtim të realizmit të objektivave të parapara nga Qeveria për grumbullim e të hyrave për buxhetin e Kosovës. Murtezaj: U konfirmua e drejta pas largimit të kundërligjshëm ...
Komentet te Drejtori i rikthyer i ATK-së: Në kohën sa nuk isha pati stagnim dhe u ndalen reformat Janë të Mbyllura
E domosdoshme po konsiderohet futja e lëndës së edukimit seksual në shkolla, në mënyrë që kjo temë të mos konsiderohet më tabu dhe të rinjtë të marrin në shkollë informacionet e nevojshme sa i përket kësaj çështje. Një lëndë e tillë, sipas psikologëve dhe sociologëve, do të ndikonte edhe në uljen e rasteve të ngacmimeve seksuale. Aktualisht në shkolla nxënësit marrin mësime në lidhje me edukatën seksuale në disa lëndë të ndryshme, por që shpesh herë ka pasur kritika që të njëjtat janë tejkaluar nga mësimdhënësit. Drejtoresha e koalicionit të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve KOMF, Donjeta Kelmendi, thotë për KosovaPress, se lënda e edukimit seksual do të ndikonte që ...
Komentet te Lënda e edukimit seksual në shkolla po konsiderohet si e domosdoshme Janë të Mbyllura
Një foshnje është sjell pa shenja jete nga prindërit në QKMF. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është cilësuar si i dyshuar. “QKMF-Kaçanik, ka raportuar se nga prindërit, është sjell (në QKMF) pa shenja jete foshnja mashkull. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP ...
Komentet te Vdes një foshnje në Kaçanik Janë të Mbyllura