Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë, pasi kanë sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajte./KP ...
Komentet te Therje me thikë në Prishtinë, arrestohen dy persona Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 398 tiketa në bazë të ligjit Covid – 19. Policia po ashtu ka shqiptuar 1158 tiketa trafiku. Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur edhe 22 aksident trafiku me të lënduar dhe 41 aksident trafiku me dëme materiale./KP ...
Komentet te 398 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid Janë të Mbyllura
30 maji i çdo viti shënon Ditën Botërore të Sklerozës Multiple. Në vitin 2009 Federata Ndërkombëtare e Sklerozës Multiple e ka filluar shënimin e kësaj date. Falë kampanjave dhe aktiviteteve për nder të kësaj dite janë vetëdijësuar mijëra njerëz anë e mbanë botës. Më shumë se 2.3 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me këtë sëmundje. Skleroza Multiple është sëmundje e sistemit nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, të cilat vijnë kohë pas kohe. Ankesat tipike të kësaj sëmundje janë: ligështimi (dobësimi) në duar apo këmbë, ndjenja e të qenit të pirë (shtangur), dridhjet, artikulimi i paqartë dhe pengesa në shikim. Në Shtetet e Bashkuara të ...
Komentet te Dita Botërore e Sklerozës Multiple Janë të Mbyllura
Më 30 maj të vitit 1989 në Podujevë ishte organizuar një demonstratë kundër regjimit serb. Në atë ditë Kosovën po e vizitonin një grup diplomatësh nga Evropa dhe pikërisht në këtë ditë e ashtuquajtur “Çeta e Llapit” doli me uniforma ushtarake nëpër rrugët e Podujevës. Në një përleshje të armatosur vritet Ali Ajeti ndërkaq plagosen disa tjerë. Ali Ajeti u lind në fshatin Sfeçël të komunës së Podujevës dhe që nga viti 1984-1988 ishte në burg. Pas daljes nga burgu Ali Ajeti dhe disa tjerë vendosën të formojnë grupin që u quajt “Çeta e Llapit”, shkruan KP ...
Komentet te 32 vjet nga vraja e Ali Ajetit Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por që në vende të kufizuara do të ketë intervale të shkurta me diell. Sipas institutit, vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite priten të shoqërohen me reshje shiu. “Reshjet më të përqendruara priten në veriperëndim të vendit, por edhe në pjesë tjera të territorit priten reshje me intensitet të ndryshueshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te Moti sot në Kosovë Janë të Mbyllura
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 3.025 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 28 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (76 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 107.382 raste nga 607.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.652 raste, kurse ...
Komentet te 107.382 persona me Covid-19 që nga rastet e para në Kosovë Janë të Mbyllura
Çmimin kryesor të festivalit ”Kënga Magjike 2021” e rrëmbeu kënga ”Thikat e mia” e kënduar nga Alban Ramosaj.. Këngëtari jo vetëm që ofroi atmosferë të mrekullueshme më këngën, por mori vëmendje edhe me paraqitjen skenike. Ky është edicioni i 22-të i festivalit, i cili u transmetua edhe në ekranin RTV21. /21Media Lexo me shume: https://rtv21.tv/thikat-e-mia-fiton-kengen-magjike/ © RTV21.tv ...
Komentet te ”Thikat e mia” fiton ”Këngën Magjike” Janë të Mbyllura
Patrullat policore po vazhdojnë të jenë aktive në realizim të detyrave dhe përgjegjësive që dalin para uniformave blu. Sipas një njoftimi të policisë, aktivitetet e shtuara policore vërehen në tërë vendin për të mbajtur rendin publik, ofruar siguri për të gjithë dhe zbatuar masat anti COVID-19./KP ...
Komentet te Policia me aktivitete të shtuara për të ofruar siguri Janë të Mbyllura
Në një aeroplan të mërgimtarëve që po vinte për në Kosovë ka ndodhur një rrahje. Kështu ka treguar një lexues i Gazetës Metro që e ka dërguar edhe një video ku shihet qartë një rrahje midis dy personave në një aeroplan. Sipas këtij lexuesi, personat e përfshirë në këtë rrahje ishin familjarë mes vete, më saktësisht rrahja ka ndodhur midis mikut dhe dhëndrit. Disa udhëtarë kanë kërkuar që të ndërprehet përleshja, duke thënë se prezent ka edhe fëmijë. Ky rast ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një nga linjat prej diasporës në Kosovë./Periskopi Video ne link: Kërcasin grushtat në airoplan, ende pa mbërri në Kosovë diaspora fillojnë të rrahen ...
Komentet te Rrahje midis mikut e dhëndrit në aeroplanin që po vinte me mërgimtarë në Kosovë (Video) Janë të Mbyllura
Chelsea është shpallur kampion i Evropës pas triumfit ndaj Manchester Cityt me rezultat minimal 1-0 me golin e Kai Havertz në finalen e Ligës së Kampionëve. Në një ndeshje shumë të luftuar nga fillimit deri në fund, të gjithë lojtarët u angazhuan maksimalisht duke dhënë më të mirën e tyre në këtë ndeshje jetime, por ne fund të takimit, lojtari më i mirë ishte pikërisht Kai Havertz i cili u vlerësua me notën e lartë 8.3. Ky është titulli i dytë për Chelsean pas atij të fituar në sezonin 2011/12./KP ...
Komentet te Zgjidhet lojtari më i mirë i finales së Ligës së Kampionëve Janë të Mbyllura