Në qendrën e vaksinimin në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, po vazhdon vaksinimi me termine për grup moshën mbi 65 vjeç, me fluks më të vogël.Sot deri në orët e mesditës u vaksinuan gjithsej 100 persona, ndërsa në nivel vendi vetëm 800. Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi tha se vaksinimi po vazhdon me terminë. Bardhi: Mbi 64 mijë e 500 të vaksinuar në Kosovë “Sa i përket fluksit edhe qetësisë është në nivelin më të mirë, pasi që secili qytetarë është i telefonuar dhe e ka të ndarë terminin e tij. Aktualisht deri në këto çaste kemi gjithsej 100 persona sot në sallën “1 ...
Komentet te Mbi 64 mijë e 500 të vaksinuar, qytetarët nuk i përgjigjen thirrjes për vaksinim Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se komuna që drejton deri më sot ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të prekur nga Covid për shpenzimet mjekësore. Ahmeti ka shkruar në Facebook, qytetarët nën moshën 65 kanë marrë nga 50 euro. Kurse, pensionistët nga 100 euro. “Rreth 20 mijë qytetarë”, ka shkruar ai./KP ...
Komentet te Komuna e Prishtinës pagoi rreth 1 milion euro për qytetarët e prekur nga Covid Janë të Mbyllura
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, është raportuar se janë në trajtim 150 pacientë, 62 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 103 me oksigjenoterapi dhe 4 në gjendje të rënduar shëndetësore. Klinika e Gjienkologjisë dhe Klinika e Pediatrisë kanë raportuar se nuk kanë asnjë pacientë në repartet e Covid-19. Sipas njoftimit, në QKUK janë të shtrirë 95 pacientë, 32 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 69 me oksigjeno-terapi “Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave. Klinika Infektive, 28 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë. Në spitalet e përgjithshme janë të ...
Komentet te Covid-19, 103 pacientë me oksigjenoterapi, 4 në gjendje të rënduar shëndetësore Janë të Mbyllura
Trëndafilat e kuq dhe një ekskavator i vetëm, janë krejt çfarë kanë mbetur pas më shumë se gjashtë vjetëve gërmime në Kizhevak të Serbisë. Nuk janë lule për një të vdekur, por vendi është varrezë masive. Në Kosovë u vranë, u varrosën, pastaj zhvarrosën dhe i dërguan andej kufirit për t’u fshehur krimi. Familjarët tash e 22 vjet po kërkojnë nga Serbia të paktën një kockë të të afërmeve të tyre. Më 16 nëntor të vitit të kaluar këtu u gjetën mbetjet e para kockore njerëzish që më pas u identifikuan se ishin dy viktima të masakrës së Rezallës. Jo shumë larg qytezës së Rashkës, afër edhe kufirit të Kosovës, javën ...
Komentet te Trëndafilat e kuq dhe ekskavatori i fikur-vështirësitë e gërmimeve në Kizhevak (Video) Janë të Mbyllura
Drejtoria e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, ka njoftuar se nesër me rastin e Ditës Botërore Kundër Duhanit, do të organizojë inspektime në kuadër të respektimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe udhëzimit administrativ për mjediset pa tym duhani dhe vendosjen e shenjave për ndalimin e pirjes së duhanit në hapësirat e mbyllura. DI thekson se ky aktivitet ka për qëllim sensibilizimin e bizneseve dhe qytetarëve për respektimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative në fuqi./KP ...
Komentet te Komuna e Prizrenit i njofton bizneset se do t’i inspektojë kundër duhanit Janë të Mbyllura
Institucioni i Avokatit të Popullit ka shprehur shqetësimin lidhur me videon e publikuar në Prishtinë, ku një fëmijë rrahet brutalisht nga moshatarët e tij dhe videon tjetër në Gjakovë, ku po ashtu një fëmijë rrahet brutalisht. Sipas Avokatit të Popullit, dhuna ndaj dhe në mes të fëmijëve është e patolerueshme. “Të gjitha format e dhunës dhe keqtrajtimit rrezikojnë dhe dëmtojnë integritetin fizik, mental dhe moral të fëmijës si dhe përbëjnë një shkelje të të drejtave themelore të fëmijës, të përcaktuara me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës. Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës obligon institucionet të zhvillojnë dhe zbatojnë politika ...
Komentet te Avokati i Popullit kërkon mobilizim kundër dhunës Janë të Mbyllura
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës po kërkon nga Ministria e Shëndetësisë̈ shtimin edhe të rreth 600 infermierëve në sistemin shëndetësor. Këtë kërkesë̈ e kanë përkrahur komuniteti infermieror derisa nga shoqata që merret me të drejtat e pacientëve kërkohet vlerësim i nevojave të pacientëve karshi shërbimeve mjekësore. Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi thotë se krahas shumë sfidave të tjera për menaxhim të pandemisë,̈ sfidues ka qenë edhe numri i kufizuar i stafit infermieror. Prandaj, ai thotë se së fundmi në Ministrinë̈ e Shëndetësisë̈ kanë adresuar një kërkesë minimale për shtimin e rreth 600 infermierëve në Klinikat dhe Spitalet e Kosovës, me qëllim që të rritet cilësia e shërbimeve mjekësore. Krasniqi: ...
Komentet te ShSKUK kërkon të punësohen edhe rreth 600 infermierë Janë të Mbyllura
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se ka ndodhur një defekt në gypin kryesor në Xërxë. Sipas kompanisë, për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, pa furnizim me ujë mbetet Komuna e Rahovecit, njësia e Prizrenit, si dhe disa fshatra të Komunës së Gjakovës. “Ekipet tona janë duke ndërmarr të gjitha masat e duhura në eliminimin e defektit, mirëpo për shkak të natyrës së vështirë të defektit, si dhe terrenit jo të përshtatshëm, punimet në sanimin e defektit mundë të zgjasin disa orë”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te Rahoveci dhe disa fshatra të Gjakovës pa ujë për disa orë Janë të Mbyllura
Në Mitrovicë do të zhvillohet sot finalja e Superligës U18 në konkurrencën e meshkujve nw basketboll. Trepça dhe Marigona Hill Prishtina do të përballen nga ora 12:00 në Minatori, në garën për titullin e kampionit në këtë kategori të garave. Skuadra mitrovicase ishte më e mirë se Vushtrria Basket, duke e mundur në gjysmëfinale 84:67, për tu kualifikuar në finale. Marigona Hill Prishtina shënoi fitore bindëse ndaj Pejës me shifrat 105:74, duke siguruar finalen. Këto dy skuadra ishin të parat në renditje në garat e rregullta, që kishte vetëm nëntë xhiro për shkak të pandemisë. Marigona Hill ishte e para me tetë fitore dhe një humbje, kurse Trepça e dyta ...
Komentet te Basketboll/ Sot zhvillohet finalja e Superligës U18 në konkurrencën e meshkujve. Janë të Mbyllura
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka kujtuar pilotët e Ushtrisë Amerikane, David Gibbs dhe Kevin Reichert, të cilët vdiqën më 5 maj 1999, kur helikopteri i tyre, Apache, u rrëzua gjatë Operacionit Forca Aleate. Ambasadori Kosnett vizitoi memorialin e tyre në Prizren për të nderuar trimërinë dhe sakrificën e tyre./KP ...
Komentet te Kosnett kujton dy pilotët e Ushtrisë Amerikane Janë të Mbyllura