Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Parashikimi i motit për pesë ditë

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellur me shi dhe intervale me diell. Sipas institutit, shi parashihet të bie ditën e hënë dhe të marte, për të vazhduar sërish të premten. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s. Indeksi UV do të jetë në vlera mesatare. Kushtet biometeorologjike paraqiten të mira, sikurse edhe cilësia e ajrit e cila mbetet në vlerat e shëndetshme për shkak të prezencës aktive të parametrave meteorologjik”, thuhet ...
Komentet te ​Parashikimi i motit për pesë ditë Janë të Mbyllura

​10 viktima dhe 23 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Maqedoni
Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.755 teste të kryera janë regjistruar 23 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 15 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.191 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 10 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.269 raste, prej të cilëve 148.664 janë shëruar, kurse 5.408 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në Maqedoni të Veriut janë 1.197 raste aktive me virusin korona, 506 prej të cilëve janë vetëm në Shkup./KP ...
Komentet te ​10 viktima dhe 23 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni Janë të Mbyllura

​Durrës, 25-vjeçari gjendet i mbytur në det

Shqipëri
Trupi i një të riu, rreth të 25-ave, është gjetur në basenin ujor të portit detar pak minuta më parë. Ka qenë një telefonatë që ka sinjalizuar policinë kufitare mbi praninë e trupit në ujë dhe efektivët e saj janë vënë në lëvizje duke e nxjerrë nga uji të mbyturin. Dyshohet se është një refugjat nga vendet e Lindjes së Mesme, pasi ka pasur edhe një çantë shpine dhe mund të jetë hedhur në ujë për të arritur me not tek ndonjë traget apo anije peshkimi për t’u larguar nga Durrësi drejt Perëndimit. Në vendngjarje pritet të mbërrije ekspertiza, që do të hapë çantë që djali mban çantën, për të ...
Komentet te ​Durrës, 25-vjeçari gjendet i mbytur në det Janë të Mbyllura

​Nuk ishte trajner, ja çfarë pune bëri Challandes para se të marrë drejtimin e Kosovës

Sport
Kombëtarja e Kosovës në futboll është duke u drejtuar nga trajneri zviceran Bernard Challandes që nga vitit 2018 nën drejtimin e të cilit ekipi kishte ngritje të mëdha por njëkohësisht edhe rënie të mëdha në periudha të ndryshme kohore. Challandes është trajner i cili shumicën e kohës së tij si menaxher e ka kaluar në Zvicer, përcjellë KosovaPress. Karriera e tij si menaxher nisi ne vitin 1978 kur mori drejtimin e Saint-Imier të cilën e drejtoi deri në vitin 1982 duke vazhduar më pas edhe me drejtimin e disa skuadrave të rangut të ulët në Zvicer. Në periudhën 1998/2000, Challandes e drejtoi Kombëtaren e Zvicrës U17 duke vazhduar më pastaj ...
Komentet te ​Nuk ishte trajner, ja çfarë pune bëri Challandes para se të marrë drejtimin e Kosovës Janë të Mbyllura

Trepça, kampione e Kosovës në basketboll për U18

Sport
Trepça është shpallur kampione e Kosovës U18, duke mundur në finale Marigona Hill Prishtinën 62:61 (22:22, 18:13, 16:19, 6:7). Sfida finale ishte shumë interesante. Periudha e parë ishte mjaft e baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 22:22. Në periodën e dytë, skuadra mitrovicase ishte për një nuancë më e mirë, duke e fituar këtë pjesë 18:13, duke shkuar në pushim me shifrat 40:35. Pjesën e dytë, përkatësisht çerekun e tretë më mirë e nisën prishtinasit, duke kaluar në epërsi 47:54, por një seri prej 9:0 e ‘Xehetarëve’ bëri shifrat në semafor pas 30 minutash të jenë 56:54. Në 10 minutat e fundit u zhvillua lojë interesante dhe dramatike deri ...
Komentet te Trepça, kampione e Kosovës në basketboll për U18 Janë të Mbyllura

​Xhaka e pranon së dëshiron t’i bashkohet Mourinhos te Roma

Sport
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka është krenar për interesimin e José Mourinhos dhe sugjeron që ai është i hapur për t’u bashkuar me Romën. “Giallorossët” janë lidhur me nënshkrimin e playmakerit të “Gunners”, i cili ka edhe dy vjet në kontratën e tij aktuale me klubin nga veriu Londrës. Sidoqoftë, 28-vjeçari sugjeroi se ai është i hapur për t’u bashkuar me Romën në verë, përcjellë KosovaPress. “Sigurisht, edhe unë i lexova thashethemet. Por tani unë jam njëqind për qind e përqendruar në ekipin kombëtar. Kjo është më e rëndësishme se Arsenali ose thashethemet tani, ”tha ai për “Blick”. “Kam edhe dy vjet kontratën time në Londër. Dhe në Arsenal, ata ...
Komentet te ​Xhaka e pranon së dëshiron t’i bashkohet Mourinhos te Roma Janë të Mbyllura

​Osmani kujton Beau Biden, djalin e presidentit amerikan

Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Beau Biden, iu bashkua përkujtimeve të familjes Biden për të. Osmani ka shkruar në Facebook se Beau shërbeu në Kosovë, larg familjes dhe vendit të tij, për ta ndihmuar shtetndërtimin në Kosovë dhe funksionimin dhe sundimin e ligjit në vendin tonë. “Prandaj, sot vendosëm lule pranë memorialit dedikuar atij, në përkujtim të shërbimit të kryer prej tij për vendin tonë, si dhe të gjithë atyre burrave e grave që qëndruan pranë nesh në kohë sfiduese, duke i shërbyer paqes e shtetndërtimit në Kosovë”, ka shkruar ajo./KP ...
Komentet te ​Osmani kujton Beau Biden, djalin e presidentit amerikan Janë të Mbyllura

Policia jep detaje për incidentin në Prishtinë në mes të nxënësve

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona lidhur me incidentin e ndodhur ditë më parë në lagjen “Dardania”, në Prishtinës, ku ishin përfshirë disa nxënës. Sipas Policisë, ndaj të dyshuarve gjyqtari i procedurës paraprake iu ka vazhduar masën e paraburgimit prej 30 ditëve. “Në incidentin i cili kishte ndodhur jashtë objektit dhe hapësirave shkollore, njëri prej nxënësve kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor, përderisa Policia e Kosovës është duke vazhduar hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të tjerë të përfshirë në rast. Policia e Kosovës lidhur me këtë rast por edhe rasteve tjera të cilat kryesisht kanë ndodhur jashtë objekteve dhe hapësirave shkollore, e të ...
Komentet te Policia jep detaje për incidentin në Prishtinë në mes të nxënësve Janë të Mbyllura

Tragjike, pas një aksidenti në pistë, humb jetën 19 vjeçari, vozitës i MotoGP

Sport
Vozitësi i Moto3 Jason Dupasquier ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 19 vjeçare pasi u dërgua me urgjencë në spital pas një përplasje me tri biçikleta në kualifikimet në Itali të shtunën. “Ne jemi shumë të pikëlluar për të raportuar humbjen e Jason Dupasquier. Në emër të të gjithë familjes MotoGP, ne i dërgojmë dashurinë tonë ekipit të tij, familjes së tij dhe më të dashurve të tij. Kemi humbur shumë. Paqe për Jasonin”, raportoi MotoGP të dielën. Dupasquier kishte humbur kontrollin e biçikletës së tij, gjë që e bëri atë të binte në tokë para se të goditej nga shoku i garës Ayumu Sasaki i cili nuk mundi të ...
Komentet te Tragjike, pas një aksidenti në pistë, humb jetën 19 vjeçari, vozitës i MotoGP Janë të Mbyllura

ASNJË RAST I VDEKJES, 23 RASTE POZITIVE DHE 130 TË SHËRUAR NGA COVID-19!

Shëndetësi
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.120 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 23 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 107.405 raste nga 609.350 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 130 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.782 raste, kurse ...
Komentet te ASNJË RAST I VDEKJES, 23 RASTE POZITIVE DHE 130 TË SHËRUAR NGA COVID-19! Janë të Mbyllura