Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​ShSKUK: 158 pacientë po trajtohen nga COVID-19

Shëndetësi
Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme, po trajtohen 158 pacientë. Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se nga ta, 65 janë të konfirmuar me COVID-19, 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 102 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Raporti i plotë i ShSKUK: Në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë: 4 pacientë janë në gjendje të rënduar 32 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 69 janë me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 28 pacientë, 4 janë në gjendje të rëndë Klinika e Pulmologjisë, 73 pacientë Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 57 pacientë: 33 të konfirmuar pozitivë ...
Komentet te ​ShSKUK: 158 pacientë po trajtohen nga COVID-19 Janë të Mbyllura

​Liverpooli cakton çmimin për Xherdan Shaqirin, është mjaftë befasues

Sport
Sipas raporteve të fundit nga mediat angleze, Liverpooli është i përgatitur të shes anësorin Xherdan Shaqiri për 7 milionë funte këtë verë. Kuqezinjtë shpresojnë të mbledhin fonde përpara se të bëjnë ofertë për Yves Bissouma të Brightonit. Jurgen Klopp tashmë ka transferuar Ibrahima Konate nga RB Leipzig ndërsa ai po përgatit një sezon shumë më të fortë se sa ai që sapo përfundoi. Liverpooli kishte një periudhë katastrofike në mes të sezonin 2020/21 në Premier League, duke përfshirë humbjen e pesë ndeshjeve të njëpasnjëshme në shtëpi., përcjellë KosovaPress. Sipas mediumit turk “Sabah Spor”, gjiganti anglez do të përpiqet ta shes Shaqirin për 7 milionë funte. Sulmuesi zviceran ka bërë vetëm ...
Komentet te ​Liverpooli cakton çmimin për Xherdan Shaqirin, është mjaftë befasues Janë të Mbyllura

​Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet data për seancën e radhës

Lajme
Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të vendoset data për mbajtjen e seancës së radhës. Në rend dite për diskutim janë interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”, si dhe debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë̈ COVID-19. Ndërkohë, pritet t’i përcjellët seancës edhe propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës./KP ...
Komentet te ​Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet data për seancën e radhës Janë të Mbyllura

​Të martën ‘Final 4’ i Ligës së Sportit Shkollor

Sport
Të martën do të mbahet ‘Final 4’ i Ligës së Sportit Shkollor. Garat do të mbahen në Rahovec nga ora 10:00 dhe pritet të jenë shumë interesante. Fillimisht do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në të dyja konkurrencat dhe më pas finalet, po ashtu te vajzat dhe te djemtë, ku do të shpallen kampionët e këtij edicioni. Në këtë edicion janë zhvilluar shtatë xhiro në qytete të ndryshme të Kosovës, ku më pas janë përcaktuar katër skuadrat e para, te vajzat dhe te djemtë, kurse të martën zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe finalet. Kjo ligë organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor në Republikën e ...
Komentet te ​Të martën ‘Final 4’ i Ligës së Sportit Shkollor Janë të Mbyllura

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen

Lajme
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e 54-të. Veseli u lind më 31 maj të vitit 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. Veseli filloi studimet e edukimit në vitin 1990 në fakultetin e agrikulturës dhe shkollën pedagogjike në gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtinës. Veseli dinë të flasë gjuhën angleze, gjuhën gjermane dhe gjuhën serbe. Ai u zgjodh si kryetar i PDK-së pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Veseli është një nga liderët e ri të lëvizjes studentore gjatë viteve 1988-1990, i cili u angazhua për të drejtat e ...
Komentet te Kadri Veseli feston sot ditëlindjen Janë të Mbyllura

​Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kosovës 10 vite në mbrojtje të depozitorëve

Ekonomi
Përvjetori i 10-të i themelimit e gjen Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kosovës të ballafaquar me një situatë të paprecedentë. Si pjesë e rrjetës së sigurisë financiare, COVID-19 ka afektuar edhe Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK), pasi që situatat e tilla vënë në pah rolin dhe rëndësinë e këtyre institucioneve në sigurimin e stabilitetit financiar. FSDK si entitet i vetëm publik në Kosovë që ofron sigurimin e depozitave thekson se gjatë vitit pandemik, ndërmori veprimet e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e mbarëvajtjes së punës dhe për të siguruar këmbimin në kohë të informacionit mbi nivelin e qëndrueshmërisë bankare. “Duke qenë pjesë e rrjetës së sigurisë ...
Komentet te ​Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kosovës 10 vite në mbrojtje të depozitorëve Janë të Mbyllura

​Momenti kur vozitësi i MotoGP Jason Dupasquier humb kontrollin dhe vdes pas plagëve të marra – video

Sport
Jason Dupasquier ishte vozitësi 19 vjeçar i MotoGP i cili dje humbi jetën derisa ishte në prova zyrtare para garës që do të zhvillohej një ditë më pas. Dupasquier humbi kontrollin e motoçikletës së tij nga shpejtësia dhe më pas erdhi edhe përplasja me garues të tjerë që e bënë edhe më të rëndë aksidentin e tij, përcjellë KosovaPress. Ai u dërgua menjeherë në spital por pas disa orësh autoritetet shëndetësore njoftuan se nuk iu përballoi plagëve të shumta dhe vdiq./KP ...
Komentet te ​Momenti kur vozitësi i MotoGP Jason Dupasquier humb kontrollin dhe vdes pas plagëve të marra – video Janë të Mbyllura

​AKK: Sulmet e ministres ndaj kryetarit të komunës janë tentim ndikimi

Lajme
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas debatit në mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, duke e quajtur gjuhën e ministres si kërcënuese. AKK sigurojmë ministren Haxhiu që secili kryetar i Komunës, e edhe Xhafer Tahiri, si kryetar i Komunës së Vushtrrisë janë të gatshëm për bashkëpunim me nivelin qendror duke respektuar ligjin dhe ndarjen e kompetencave e përgjegjësive në mes të nivelit lokal dhe nivelit qendror. “Sulmet në media ndaj kryetarëve të zgjedhur të komunave, pa i shterur të gjitha kanalet e brendshme të komunikimit zyrtarë janë të papranueshme dhe tentim për ushtrim të ndikimit. Prona publike dhe ruajtja e ...
Komentet te ​AKK: Sulmet e ministres ndaj kryetarit të komunës janë tentim ndikimi Janë të Mbyllura

​Mbi 70% e fëmijëve kanë përjetuar dhunë fizike ose psikologjike

Lajme
Në gjendje jo të mirë po i gjen edhe ky 1 Qershor fëmijët në Kosovë. Mbi 70 përqind e fëmijëve kanë qenë viktima të dhunës fizike e psikologjike, ndërsa mbi 20 përqind e tyre jetojnë në varfëri të skajshme. Në gjendje më të rënduar janë fëmijët me aftësi të kufizuara, ku vetëm 10 përqind e tyre përfitojnë shërbime shëndetësore e sociale. Gjendjen e fëmijëve në Kosovë e ka rënduar edhe më shumë pandemia COVID-19, sidomos atyre me aftësi të kufizuara që u përballen me mbyllje të shërbimeve shëndetësore. Në vigjilje të 1 Qershorit, ditës së fëmijëve, drejtoresha e Koalicionit të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve KOMF, Donjeta Kelmendi, thotë se ...
Komentet te ​Mbi 70% e fëmijëve kanë përjetuar dhunë fizike ose psikologjike Janë të Mbyllura

Palmer mbërrin në Kosovë, takohet me ambasadorin amerikan

Lajme
Në mëngjesin e sotëm ka arritur në Kosovë, zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA-së Matthew Palmer i cili do të qëndroj në vizitë tre-ditore. Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar për arritjen e Palmer i cili është pritur nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. Në shkrimin e ambasadës thuhet se Palmer do të takohet me zyrtarët e institucioneve të Kosovës për të diskutuar për sfidat, mundësitë dhe çështjet me të cilat po përballet vendi. “Ambasadori Kosnett ka mirëpritur këtë mëngjes në Ambasadën Amerikane në Prishtinë zëvendësndihmës sekretarin tetarin e shtetit të SHBA-së që do të qëndrojë në një vizitë tre-ditore në Kosovë, për të ...
Komentet te Palmer mbërrin në Kosovë, takohet me ambasadorin amerikan Janë të Mbyllura