Studiuesit kanë zbuluar një vezë gati të paprekur emu, një zog xhuxh që u zhduk gati 200 vjet më parë, në një ishull të largët afër Australisë. Studimi, i botuar në revistën Biology Letters, vëren se veza ‘unike’ u gjet në King Island. Veza u gjet në fragmente dhe pjesë të saj u gërryen, shtoi studimi. E njohur shkencërisht si Dromaius novaehollandiae minor, emu i zhdukur nga Kign Island është dukshëm më i vogël se emu i Australisë kontinentale, i njohur si Dromaius novaehollandiae. Edhe pse emu i zhdukur është shumë më i vogël se emusi tradicional, veza e tij ka pothuajse të njëjtën madhësi. Autori kryesor i studimit nga ...
Komentet te Veza gati e paprekur e zogut xhuxh zbulohet në një ishullin pranë Australisë Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet në sistemin financiar dhe progresin e arritur në këtë fushë. Vëmendje e veçantë iu kushtua masave të ndërmarra në mbështetje të ekonomisë së vendit gjatë periudhës së pandemisë, masa këto të cilat u treguan efektive në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe makroekonomik. Njëherësh, guvernatori Mehmeti e njoftoi presidenten Osmani lidhur me zbatimin e kërkesave dhe rekomandimeve që dalin nga raportet e institucioneve ndërkombëtare me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sistemit financiar të vendit. Në takim u theksua rëndësia e stabilitetit financiar për zhvillimin dhe ...
Komentet te Osmani takon guvernatorin e BQK-së Janë të Mbyllura
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e kadetëve të ri që do të jenë studentë/kadetë në Akademinë Ushtarake Qendrën e Studimeve Universitare të FSK-së. Po ashtu në këtë konkurs do të përzgjidhen edhe kadetët që do të studiojnë në akademitë e vendeve mike dhe partnere, si në Akademinë Ushtarake të Forcave Tokësore në Turqi, Akademinë Ushtarake në Kroaci -Menaxhimi dhe Udhëheqja ushtarake, si dhe në Akademinë Ushtarake në Maqedoninë Veriore. Konkursi do të jetë i hapur nga data 31 maj 2021 deri më 11 qershor 2021. Aplikimi mund të bëhet online në ueb faqen https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply Kontaktet: www.mod.rks-gov.net; nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00-15:00. /KP ...
Komentet te Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve të ri për vitin akademik 2021/22 Janë të Mbyllura
Instituti Demokratik i Kosovës duke iu referuar një sërë zhvillimeve lidhur me fazën përgatitore para rifillimit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës, ka mbetur në margjinë të këtyre dinamikave. KDI ka përmendur që në kuadër të këtyre zhvillimeve, përfshirë takimet e kryeministrit Kurti në Bruksel, vizitat e lehtësuesve të dialogut nga SHBA-ja dhe BE-ja, por edhe përgatitjet për takimin e paralajmëruar mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë në qershor. “Duke qenë se kuadri kushtetues e përcakton Kuvendin si organin më të lartë mbikëqyrës të politikës së jashtme, e për rrjedhojë edhe të dialogut me Serbinë, KDI konsideron që grupet parlamentare dhe deputët duhet ...
Komentet te KDI: Kuvendi ta ftoj Kurtin në raportim rreth dialogut Kosovë-Serbi Janë të Mbyllura
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) do të fillojë punën në terren për Testin e parë për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë dhe testi do të mbahet gjatë muajit qershor. Qëllimi kryesor i këtij testi është që të testohen dy aktivitete/instrumente të rëndësishme për Regjistrimin e Popullsisë: implementimi i hartave digjitale në tablet dhe kodifikimi elektronik i NACE, ISCED dhe ICSO. Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, konsiderohet me prioritet të lartë në agjendën shtetërore të Kosovës. Regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë i paraprin realizimi i testimit paraprak të proceseve organizative dhe zbatuese. Trajnimet me regjistrues për testin 1 janë kryer nga data ...
Komentet te Testi i parë për regjistrimin e popullsisë mbahet në qershor Janë të Mbyllura
Përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë mbajtur sot një aksion para rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duke kërkuar që në rregulloren për parandalimin dhe mbrojtjen nga ngacmimi seksual, të miratuar nga UP, të përfshijë edhe kërkesat e tyre. Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës ka miratuar rregulloren për parandalimin dhe mbrojtjen e ngacmimi seksual dhe ngacmimit në universitet më 11 maj të këtij viti. Ndërkohë, sot Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, Rrjeti i Grave të Kosovës, Organizata ORCA dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore, si dhe përfaqësues tjerë nga shoqëria civile, kanë organizuar një aksion simbolik, duke lexuar një deklaratë të përbashkët. Sipas deklaratës publike nga shoqëria civile, 52 ...
Komentet te Kërkohet ndryshimi i rregullores për parandalimin e ngacmimeve seksuale në UP Janë të Mbyllura
Në rrugën Ilir Konushevci semaforat nuk punojnë gjë që ka shkaktuar tollovi të madhe në komunikacion. Më poshtë gjeni videon /DielliNews.info ...
Komentet te Tollovi në rrugën Ilir Konushevci Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.007 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 107.410 raste nga 611.357 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.966 raste, kurse ...
Komentet te ASNJË RAST I VDEKJES, 5 RASTE POZITIVE DHE 184 TË SHËRUAR NGA COVID-19! Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili dhe anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu Kodra kanë takuar zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Mathey Palmer dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Phlilip Kosnett. Sipas një komunikate të PDK-së, në këtë takim është biseduar për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, pritjet nga ky proces të PDK-së që duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjelltë, rolin opozitar të partisë në jetën politike të vendit si dhe tema të tjera me interes për vendin. Kryetari Hoxhaj ka sqaruar pozicionin e PDK-së në raport me zhvillimet politike, dhe ka kërkuar një rol më të madh dhe ...
Komentet te Hoxhaj takon Palmer: Ja çfarë kërkon nga ai! Janë të Mbyllura
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen dy herë gjatë kësaj jave. Të enjten do të jetë seanca e parë plenare, ndërsa të premten pritet të jetë interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për faljen e gjobave bizneseve të prekura nga situata me pandeminë Covid-19. Këtë e bëri të ditur iniciuesi i kësaj interpelance, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Tahiri u pyet edhe për qëndrimin treditor në Kosovë të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mettheë Palmer dhe emisarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, me të cilët tha se do të kenë takime bilaterale edhe si ...
Komentet te Kuvendi mban dy seanca në këtë javë (Video) Janë të Mbyllura