Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Sveçla për konfiskimin e 30 kg drogë: Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale

Lajme
Pas konfiskimit të 30 kilogramëve narkotikëve të llojit marihuanë ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sveçla thotë se ashtu siç janë zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar. Nëpërmjet një reagimi në “Facebook” Sveçla ka thënë se Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale. “Mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë janë konfiskuar 30 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka arrestuar personin nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”. Ashtu siç jemi zotuar, lufta kundër trafikimit ...
Komentet te Sveçla për konfiskimin e 30 kg drogë: Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale Janë të Mbyllura

​Kush janë përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse Ruse që shoqëruan delegacionin e ‘Shtëpisë Ruse’ gjatë vizitës në Kosovë?

Lajme
Një javë më parë, mediet ndërkombëtare publikuan lajmin lidhur meNjë javë më parë, mediet ndërkombëtare publikuan lajmin lidhur me vizitën e delegacionit të së ashtuquajturës “Qendrës Ruse për Kulturë dhe Shkencë” në Beograd, e njohur si “Ruski Dom”. Kjo vizitë ishte realizuar më 18 dhe 19 maj 2021. Pjesë e këtij delegacioni ishin Yevgeny Baranov dhe Vasily Galaktionov. Sipas faqes së tyre në Facebook, kjo vizitë u organizua nga Zyra Ndërlidhëse e Federatës Ruse, e cila gjendet në lagjen Arbëria në Prishtinë. Delegacioni rus realizoi vizita në disa qytete të Kosovës. Ata vizituan Mitrovicën e Veriut, Universitetin paralel në këtë qytet, Manastirin e Graçanicës, Manastirin e Deçanit si dhe Shtëpinë ...
Komentet te ​Kush janë përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse Ruse që shoqëruan delegacionin e ‘Shtëpisë Ruse’ gjatë vizitës në Kosovë? Janë të Mbyllura

​Rozeta Hajdari raporton sot në Komisionin për Ekonomi

Ekonomi
Sot do të mblidhet Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Në këtë komisioni është ftuar edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Ministrja Hajdari para deputetëve anëtarë të këtij komisioni do të raportoj për planin e ministrisë të cilën ajo drejton. Komisioni do të mblidhet në ora 10:00. Ndërkohë që pas raportimit të ministres Hajdari, komisioni do të shqyrtojë edhe raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit-ARRU për vitin 2020. Po ashtu do të bëhet prezantim i Raportit të Implementimit për Kosovën, nga Janez Kopac, Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë, më temë “Rruga e Kosovës drejt integrimit evropian të ...
Komentet te ​Rozeta Hajdari raporton sot në Komisionin për Ekonomi Janë të Mbyllura

​Moti me shi edhe sot

Lajme
Mot me shi e intervale me diell do të mbizotërojë sot në Kosovë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 9 gradë Celsius. Kurse ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë Celsius. “Shi parashihet të bie ditën e hënë dhe të marte, për të vazhduar sërish të premten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s. Indeksi UV do të jetë në vlera mesatare. Kushtet biometeorologjike paraqiten të mira, sikurse edhe cilësia e ajrit e cila mbetet ...
Komentet te ​Moti me shi edhe sot Janë të Mbyllura

​Dita botërore e prindërve

Lajme
Sot në mbarë botën shënohet Dita botërore e prindërve, datë kjo e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 17 shtator 2012. Në një rezolutë të miratuar thuhet se 1 qershori shpallet Dita botërore në nderim të Prindërve në të gjithë botën. Rezoluta fton shtetet anëtare të OKB-së të festojnë Ditën botërore të prindërve në kuadrin e marrëdhënieve të partneritet të gjithanshëm me shoqërinë civile, në veçanti me pjesëmarrjen e të rinjve dhe fëmijëve, për të marrë pjesë në veprimtaritë kushtuar kësaj dite./KP ...
Komentet te ​Dita botërore e prindërve Janë të Mbyllura

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” takim me Kurtin, vlerësohet padia kundër Serbisë për gjenocid

Lajme
Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” ka mbajtur disa takime të rëndësishme në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Gjatë javës që lamë pas, përkatësisht nga 23 deri më 28 maj, delegacioni i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut takuan përfaqësues të institucioneve shtetërore të dy këtyre vendeve. Kryetari i qendrës “Gjencodi i Hapur në Kosovë-Plagë e Hapur” në Kosovë, Bardhyl Mahmuti bashkë me zëvendëskryetarin, Adnan Asllanin u priten në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci. Sipas një komunikate për media nga qendra “Gjenocidi i Hapur në Kosovë-Plagë e Hapur” ...
Komentet te Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” takim me Kurtin, vlerësohet padia kundër Serbisë për gjenocid Janë të Mbyllura

​Kosova me aktivitete të shumta për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Lajme
Dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925. Në të njëjtën ditë, rastisi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas 1 qershori filloi të festohet në të gjithë botën. Kjo ditë sot në Kosovë do të shënohet me një sërë aktivitetesh. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të organizojë punëtorinë “Roli i inspektorëve të pylltarisë në parandalimin dhe eliminimin e punës së rrezikshme të fëmijëve në ...
Komentet te ​Kosova me aktivitete të shumta për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Janë të Mbyllura

​Në Vërmicë kapet një person me rreth 30 kg drogë

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare Vërmicë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një sasi e marihuanës. Shtetasi kosovar me inicialet F.M. (1981) u kap sot derisa nga vinte nga Shqipëria me një veturë të tipit “Fiat Croma”. Bazuar në bashkëpunimin e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik dhe Policisë Kufitare të Kosovës, automjeti i potencuar është përzgjedhur për kontroll të vijës së dytë nën dyshimin e posedimit të substancave narkotike. Asistencë relevante për identifikimin e substancës narkotike ka ofruar edhe Policia Kufitare e Shqipërisë me ç’rast, nën rrotën rezervë në bagazh është detektuar një bunker i dyshuar. Autoritetet kufitare të ...
Komentet te ​Në Vërmicë kapet një person me rreth 30 kg drogë Janë të Mbyllura

​Spanja nuk do të hapë zyrë ndërlidhëse në Kosovë

Lajme
Ministria e Jashtme e Spanjës ka thënë se ky shtet nuk ka në plan të hapë zyrë ndërlidhëse në Prishtinë. “Nuk ka asnjë plan për të hapur një zyrë ndërlidhëse në Prishtinë”, thuhet në përgjigje për Klankosova, pas raportimeve të sotme në media, se një gjë e tillë tashmë është iniciuar. Veç kësaj, thuhet se pozicioni i Spanjës për mosnjohjen e shtetit të Kosovës, nuk ka ndryshuar. “Pozicioni i Spanjës për mosnjohjen e deklaratës së Pavarësisë, i miratuar nga Prishtina në 2008, nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë nëse çështja nuk zgjidhet përmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”. Megjithatë, Spanja e mirëpret si hap pozitiv rinisjen e dialogut ...
Komentet te ​Spanja nuk do të hapë zyrë ndërlidhëse në Kosovë Janë të Mbyllura

​Një gotë qumësht në ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Shëndetësi
Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse ky organ, shumë i rëndësishëm, është në rrezik. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të bëni gjithçka që mundeni për të parandaluar zhvillimin e sëmundjes së zemrës. Ju mund ta arrini këtë duke ndryshuar disa zakone të jetës që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj të zemrës. Një studim i botuar së fundmi zbuloi se pirja e një gote qumësht çdo ditë mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së zemrës. Një studim i botuar në International Journal ...
Komentet te ​Një gotë qumësht në ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës Janë të Mbyllura