Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

FSK hap dyert për fëmijët

Lajme
Në kuadër të shënimit të 1 Qershorit –Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, sot Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, organizuan Ditën e Hapur në kazermat e FSK-së me pritjen e nxënësve të disa shkollave fillore të mesme të ulëta të vendit. Pritje u organizua në kazermat e FSK-së në Prishtinë, Prizren, Istog, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj. Në ambientet e kazermës “Adem Jashari” ata i takoi ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Me këtë rast, ministri Mehaj, nxënëseve dhe stafit pedagogjik shoqërues të tyre, u dëshiroi mirëseardhje me urimet më të mira për ditën e tyre duke theksuar se misioni i ...
Komentet te FSK hap dyert për fëmijët Janë të Mbyllura

​Të shtunën do të mbahet për herë të parë konferenca Amerikane DREAMin Kosovo

Lajme
Organizata Ndërkombëtare Leadership Development Association Balkan, dega në Kosovë dhe Trailblazer Community Group Prishtina do të organizojë konferencën prestigjioze amerikane DREAMin Kosovo 2021. CEO i kësaj organizate, njëherit edhe lider i komunitetit Trailblazer për Kosovë, Qëndrim Hoxha tha për KosovPress se ky është viti i parë, që organizata LDA Balkan, ka fituar të drejtën ekskluzive për të sjellë edhe në Kosovë, një prej eventeve me te rëndësishme të botës së teknologjisë dhe inovacionit, kjo falë bashkëpunimit me kompaninë prestigjioze Amerikane Salesforce dhe Trailblazer Community Group. Ai shtoi se konferenca është planifikuar të mbahet me audiencë të kufizuar sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës për parandalim të shpërndarjes së virusit COVID-19, ...
Komentet te ​Të shtunën do të mbahet për herë të parë konferenca Amerikane DREAMin Kosovo Janë të Mbyllura

Kurti: Ka diskutime, por nuk ka presion për rifillim të dialogut

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka presion nga BE-ja e as nga ShBA-ja për të rinisur dialogu në mes Kosovës e Serbisë, derisa konfirmoi se një takim i tillë do të mbahet në mes të qershorit. Kurti nga Prizreni ku po qëndron për vizitë, tha se dialogu do të jetë parimor dhe i drejtë ku Kosova do të jetë palë në bisedime. Kurti: Presion nuk ka, ka diskutime të vazhdueshme “Do të ketë një takim kah mesi i qershorit, sot është 1 qershori nuk është mesi i qershorit…Presion nuk ka, ka diskutime të vazhdueshme, dialogu do të jetë parimor, do të jetë i drejtë, ku Kosova ...
Komentet te Kurti: Ka diskutime, por nuk ka presion për rifillim të dialogut Janë të Mbyllura

​Palmer: Qëllimi përfundimtar i dialogut – njohja reciproke, kompromiset të domosdoshme

Lajme
Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer ka theksuar mbështetjen e fuqishme të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se ShBA vazhdon të besojë se qëllimi përfundimtar i dialogut është njohja reciproke. Megjithatë, emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor tha se palët e përfshira në dialog duhet të identifikojnë kompromiset për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Palmer tha se nuk varet nga ShBA identifikimi i kompromiseve që do të jenë të nevojshme për dialogun Kosovë-Serbi. Palmer: Besojmë që qëllimi përfundimtar i dialogut është njohja reciproke “Nuk varet nga ShBA të identifikojmë kompromiset që do të jenë të nevojshme, apo për parametrat e negociatave. ...
Komentet te ​Palmer: Qëllimi përfundimtar i dialogut – njohja reciproke, kompromiset të domosdoshme Janë të Mbyllura

​Kurti në përvjetorin e Institutit Albanologjik kujton profesor Fetiun

Lajme
Instituti Albanologjik shënon sot 68 vjetorin e themelimit. Me këtë rast kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar profesor Sadri Fetiun, i cili vdiq tri javë më parë, e që kishte dhënë një kontribut të veçantë për mbrojtjen e këtij instituti gjatë kohës së okupimit serb. Përmes një statusi në Facebook, Kurti ka thënë se në këtë datë kujtojnë Sadri Fetiun dhe sakrificën e të gjithë studiuesve për të ruajtur e zhvilluar gjuhën, letërsinë, historinë, folklorin dhe etnologjinë shqiptare. Ky është statusi i tij i plotë: Godina e Institutit Albanologjik të Prishtinës qe rrethuar nga forca të mëdha të policisë serbe, në marsin e ’94-ës. Një mezoburrë, me gjakftohtësi e guxim intelektual, ...
Komentet te ​Kurti në përvjetorin e Institutit Albanologjik kujton profesor Fetiun Janë të Mbyllura

​Komuna e Kamenicës shënon 1 qershorin, ditën ndërkombëtare të fëmijëve

Lajme
Në kuadër të projekti “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës” që financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Qendra për Studime të Avancuara (FIT), si dhe mbështetet nga komuna e Kamenicës, në ambientet e shkollës “Abdullah Krashnica – Presheva” në Koretin, nxënësit e disa shkollave të komunës së Kamenicës realizuan një debat mbi të drejtat e fëmijëve, si dhe mënyrën e parandalimit dhe referimit të rasteve të abuzimit. Nxënësit pjesëmarrës, patën rastin që të bashkëbisedojnë me menaxheren e projektit, bashkëpunëtorët e terrenit nga Qendra për Arsim e Kosovës, si dhe me psikologët e shkollave, rreth preokupimeve të tyre për ...
Komentet te ​Komuna e Kamenicës shënon 1 qershorin, ditën ndërkombëtare të fëmijëve Janë të Mbyllura

GAP: U regjistruan mbi 190 mijë punëkërkues vetëm gjatë periudhës mars-shtator 2020-të

Lajme
“Të papunë në pandemi – analizë e shkurtër mbi numrin dhe profilin e punëkërkuesve gjatë periudhës mars 2020 – shkurt 2021”, është ky raporti i publikuar nga GAP. Sipas raportit thuhet se shtrëngimet që erdhën si shkak i pandemisë COVID-19 prekën dukshëm tregun e punës në Kosovë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e punësimit ra nga 29.1% gjatë tremujorit të parë në 24.1% gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, kurse papunësia pësoi rritje prej 2.2 pikë përqindje prej tremujorit të parë të vitit 2020 (25%) në tremujorin e dytë (27.2%). “Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e punësimit ra nga 29.1% gjatë tremujorit të ...
Komentet te GAP: U regjistruan mbi 190 mijë punëkërkues vetëm gjatë periudhës mars-shtator 2020-të Janë të Mbyllura

Zyrtare, Challandes liron nga grumbullimi katër futbollistët e Prishtinës, kjo është arsyeja

Sport
Zyrtare, Challandes liron nga grumbullimi katër futbollistët e Prishtinës, kjo është arsyeja Me kërkesë të FC Prishtina dhe me qëllim të përkrahjes së klubeve tona për paraqitje sa më të mirë në garat evropiane, përzgjedhësi Bernard Challandes ka vendosur të lirojë nga grumbullimi i paraparë me Kombëtaren katër futbollistët e skuadrës kampione të Kosovës, e cila ka nisur përgatitjet për pjesëmarrje në parakualifikueset e Ligës së Kampionëve. Kërkesa e klubit ka ardhur pas publikimit të listës dhe disa ditë pasi FFK ua ka dërguar ftesat Gledi Micit, Endrit Krasniqit, Leonit Abazit dhe Lumbardh Dellovës, për dy miqësoret që do të zhvillohen në Antali kundër Guinesë dhe Gambisë./KP ...
Komentet te Zyrtare, Challandes liron nga grumbullimi katër futbollistët e Prishtinës, kjo është arsyeja Janë të Mbyllura

​Mbi një mijë të vaksinuar në Kamenicë dhe asnjë rast aktiv me COVID-19

Shëndetësi
Në Komunën e Kamenicës deri më tani janë vaksinuar 1160 persona, ndërkaq në anën tjetër sot janë shënuar zero raste aktive me COVID-19. I pari i komunës, Qëndron Kastrati, këtë e ka konsideruar si një lajm të mirë, por duke kërkuar që kujdesi i qytetarëve të vazhdoj akoma. “Ky është një super lajm! Kamenica tashmë nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19! Por, kjo nuk do të thotë të anashkaloni kujdesin për juve dhe njerëzit rreth jush! Qofshi shëndosh e mirë secili!”, tha Kastrati. Ndërkaq Kastrati tha se edhe të gjithë të vaksinuarit në Kamenicë nuk kanë pasur asnjë problem apo efekt anësor. “1160 vaksina të ekzekutuara në Kamenicë dhe ...
Komentet te ​Mbi një mijë të vaksinuar në Kamenicë dhe asnjë rast aktiv me COVID-19 Janë të Mbyllura

​Ministri Sveçla i siguron fëmijët: Policia është në shërbimin tuaj

Lajme
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, qe e veçantë për të vegjlit e Klinikës së Pediatrisë në Prishtinë. Ata i vizitoi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i shoqëruar nga Policia e Kosovës, me ç’rast edhe morën dhurata nga këta të fundit. Ministri Sveçla në një prononcim për media tha se në këtë mënyrë kanë dashur që të mbështesin sadopak familjarët e fëmijëve të shtrirë në këtë klinikë, ndërsa të vegjëlve t’iu urojnë shërim sa më të shpejtë. Ai vlerësoi lart punën e mjekëve duke shprehur mirënjohje të posaçme sidomos për punën e tyre gjatë pandemisë. Sveçla: Policia e Kosovës është në shërbim të fëmijëve dhe për t’i siguruar ata Video ...
Komentet te ​Ministri Sveçla i siguron fëmijët: Policia është në shërbimin tuaj Janë të Mbyllura