Kosova është duke avancuar me rezultat 2:0 pas 45 minutave të para në miqësoren kundër San Marinos në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Dy golat e pjesës së parë i realizoi sulmuesi Vedat Muriqi në minutat 28 dhe 45, raporton KosovaPress. “Dardanët” dominuan në fushë duke krijuar edhe raste të tjera për shënim. Vlen të përmendet që Besar Halimi e goditi shtyllën në minutën 40./KP ...
Komentet te Mbyllet pjesa e parë, Kosova në epërsi ndaj San Marinos Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Mbi vendin tonë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./KP ...
Komentet te Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme Janë të Mbyllura
Vizitën në Kosovë të zëvendës ndihmës sekretarit të Shtetit amerikan, Matthew Palmer dhe emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare po e konsiderojnë si sinjal pozitiv të bashkëpunimit transatlantik për arritjen e një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ata për KosovaPress tregojnë tri mesazhet kryesore të vizitës së Palmer dhe Lajçak. Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Afrim Hoti thotë se mesazhet e diplomatëve ndërkombëtarë janë domosdoshmëria për rinisjen e dialogun, arritja e njohjes reciproke dhe gjetja e një kompromisi ndërmjet negocimit të Kosovës dhe Serbisë. Hoti: Janë tri mesazhe kryesore Video “Parimisht janë tri mesazhe kryesore, e para është domosdoshmëria që të riniset ...
Komentet te Këto janë tri mesazhet kryesore të Palmer dhe Lajçak gjatë vizitës në Kosovë Janë të Mbyllura
Ministria e Infrastrukturës njofton se kanë rifilluan punimet me një intensitet të lartë si dhe asfaltimi i shtresës së parë të asfaltit në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, në llotin 4, në fshatin Penuh, të komunës së Podujevës. Me fillimin e vendosjes së kësaj shtrese i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Mjedisit, Ambinetit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Gjatësia e këtij asfaltimi do të jetë 960 metra. Ndërsa, deri më tani në këtë rrugë janë asfaltuar, 2840 metra në të dy korsitë./KP ...
Komentet te Fiillon asfaltimi i shtresës së parë në rrugën Prishtinë-Podujevë Janë të Mbyllura
Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka kaluar më fëmijët në Sos Fshatra dhe ata të Qendrës Burimore “Përparimi”. Aty, Konjufca ka thënë se investimi për fëmijët është investim për një të ardhme më të mirë, për çka ka thënë se ka shumë punë përpara në këtë drejtim. Kryetari i Kuvendit, u ka shpërndarë dhurata fëmijëve në Sos Fshatra, ku ka thënë se të rriturit duhet të jenë të vetëdijesuar për të drejtat e fëmijëve. Kojnufca: Kujdesi ndaj fëmijëve duhet të jetë çdo ditë, jo vetëm më 1 Qershor “Kur e shohim që ka fëmijë që ndoshta nuk e kanë ushqimin e mjaftueshëm, ka ...
Komentet te Kojnufca: Kujdesi ndaj fëmijëve duhet të jetë çdo ditë, jo vetëm më 1 Qershor Janë të Mbyllura
Me qëllim të zhvillimit të turizmit, sot është përuruar projekti për elektrifikimin dhe ndriçimin e fshatit Kabash të Prizrenit. Ky fshat u tha se ka bukuri të jashtëzakonshme natyrore, e nga sot me investimin mbi 200 mijë euro do të zhvillohet edhe turizmi në këtë zonë. Projekti për elektrifikimin dhe ndriçimin e fshatit Kabash është bashkëfinancim i Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe KEDS-it. Në përurim të këtij projekti mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se me këte investim po i kthejnë borxhin këtij fshati që ka dhënë shumë për Kosovën. Kurti: Kësaj natyre kaq të bukur po i bashkëngjitet elektrifikimi edhe ...
Komentet te Përurohet ndriçimi dhe elektrifikimi i fshatit Kabash të Prizrenit Janë të Mbyllura
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër tre të pandehurve me inicialet B.T., G.O dhe H.H. Prokuroria Speciale njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet B.T., për veprën penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, kundër të pandehurit me inicialet G.O. është ngritur aktakuzë për veprën penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet H.H., për veprën penale “Marrëveshjet për ...
Komentet te Aktakuzë ndaj tre zyrtarëve për keqpërdorim të detyrës Janë të Mbyllura
Para se ta përfundojë vizitën e tij dy ditore në Kosovë, emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, për t’i informuar për takimin e radhës që pritet të mbahet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Me anë të një publikimi në “Twitter”, Lajçak është shprehur falënderues për përkrahjen e tyre të fuqishme. “Si praktikë standarde, para se të largohesha nga Kosova i njoftova shefat e misioneve të BE-së për takimin e radhës për dialogun dhe diskutimet që pata në dy ditët e fundit. Mirënjohës për përkrahjen e tyre të fuqishme”, ka shkruar Lajçak, raporton KosovaPress. Diplomati slloven, në ...
Komentet te Lajçak informon shefat e misioneve të BE-së për takimin e ardhshëm në Bruksel Janë të Mbyllura
Komisioni Evropian ka ndarë edhe 50 milionë euro për Kosovën, në kuadër të huasë për asistencë makro-financiare, me qëllim të adresimit të sfidave të shkaktuara nga pandemia dhe rimëkëmbjen sa më të shpejtë. Këtë e ka bërë të ditur shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyou, i cili në një postim në “Twitter” ka shkruar se BE do të vazhdojë mbështetjen për adresimin e sfidave socio-ekonomike të shkaktuara nga CoViD-19 në Kosovë dhe në vendet tjera. “Komisioni Evropian ka ndarë 50 milionë euro për Kosovën, në kuadër të huasë për asistencë makro-financiare. Një shumë tjetër prej 50 milionë eurosh janë ndarë tashmë për Kosovën, duke e dërguar totalin ...
Komentet te Kosova pranon 50 milionë euro nga Komisioni Evropian Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2318 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67.094 doza të vaksinës. Nga 2733 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143. Në total numri i rasteve aktive është 2.043. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën! ...
Komentet te 01 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Janë të Mbyllura