Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Plani i qeverisë për arsimin konsiderohet i përgjithshëm

Lajme
Edukimi parashkollor, tekstet e reja shkollore, shkollimi profesional, sistemi i bursave, arsimi i lartë pa pagesë dhe themelimi i fondit për hulumtime shkencore, janë gjashtë pika që qeveria Kurti i ka listuar si prioritete në fushën e arsimit. Njohës të fushës së arsimit thonë se plani i qeverisë për arsimin është shumë i përgjithshëm, megjithatë thonë se i adreson disa nga problemet kryesore me të cilat përballet arsimi në vend. Në planin e qeverisë parashihet ndarja e 1 mijë bursave studentore për vajzat, ndërtimi i çerdheve si hap për të përfshirë fëmijët në edukimin e hershëm dhe zëvendësimin e notimit diferencial për klasat 1-4 me vlerësimin formativ. Po ashtu, në ...
Komentet te ​Plani i qeverisë për arsimin konsiderohet i përgjithshëm Janë të Mbyllura

Besnik Bislimi: Qeveria Kurti është Qeveria më pro-UÇK-së

Lajme
Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Bruksel dhe bisedave me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak nuk është folur për asnjë temë për dialogun, por kanë qenë vetëm takim informues. Në këtë proces, i dyti i Qeverisë Kurti tha se kanë transparencë të madhe, ani pse u akuzua për izolim të ekzekutivit në këtë temë. Bislimi, i cili po raporton para Komisionit për Integrime Evropiane tha se ka pasur ngecje në zbatimin e ERA 1. Ai paraqiti argumentet edhe se kush po e pengon liberalizimin e vizave në Bashkimin Evropian. “Brenga ka Ministria e Brendshme të ...
Komentet te Besnik Bislimi: Qeveria Kurti është Qeveria më pro-UÇK-së Janë të Mbyllura

​Tri sfida në ditë, këto janë oraret kur do të zhvillohen ndeshjet e Euro 2020

Sport
Kanë mbetur edhe nëntë ditë deri te fillimi i Kampionatit Evropian Euro 2020. Hapja e këtij evenimenti të madh sportiv do të bëhet më datën 11 qershor dhe do të nis me ndeshjen ndërmjet Italisë dhe Turqisë e cila zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës, përcjellë KosovaPress. Kjo do të jetë ndeshja e vetme e datës 11 qershor dhe pas kësaj, duke filluar nga data 12 qershor, programi parasheh që brenda një dite të zhvillohen tri ndeshje. Ato do të luhen në oraret 15:00, 18:00 dhe 21:00 dhe kjo do të vazhdojë deri në përfundim të fazës së grupeve. Finalja e madhe e Kampionatit Evropian do të ...
Komentet te ​Tri sfida në ditë, këto janë oraret kur do të zhvillohen ndeshjet e Euro 2020 Janë të Mbyllura

​Në Kosovë fillon dhënia e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19

Shëndetësi
Nga sot në Kosovë ka filluar vaksinimi i profesionistëve shëndetësor me dozën e dytë të vaksinës AstraZenenca. Tashmë në sallën “1 Tetori” veçse ka nisur ky proces. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress menaxheri i kësaj qendre të vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi. “Tashmë procesi i vaksinimit me dozë të dytë për profesionistët shëndetësor ka nisur”, tha ai. Vaksinimi i profesionistëve shëndetësor që sot po imunizohen edhe me dozën e dytë të vaksinës, më 29 mars 2021 kishin marrë dozën e parë dozën e parë. Ndërsa, aktualisht në Kosovë është duke vazhduar imunizimi i qytetarëve mbi moshën 65 vjeçare. Ndërsa, javën që shkoi Kosova ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë ...
Komentet te ​Në Kosovë fillon dhënia e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 Janë të Mbyllura

​Plani i ShBA-së për shpërndarjen e 80 milionë vaksinave

Shëndetësi
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë që në dy javët e ardhshme të shpërndajnë 80 milionë vaksina anti-covid, për të ndihmuar disa nga vendet e varfëra në botë në përballje me pandeminë CoViD-19, transmeton KosovaPress. Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Kosta Rikës, Carlos Alvarado, Blinken tha se administrata amerikane do të fokusohet në shpërndarjen e barabartë të këtyre vaksinave, duke lënë anash dallimet politike me këto vende. “Në dy javët e ardhshme do të japim më shumë detaje për procesin, se si do të shpërndahen këto vaksina, në bazë të cilave kritere. Nuk do të bëjmë ...
Komentet te ​Plani i ShBA-së për shpërndarjen e 80 milionë vaksinave Janë të Mbyllura

​Mijëra kandidatë për zgjedhjet lokale do t’i nënshtrohen verifikimit

Lajme
Ndonëse zgjedhjet lokale nuk janë shpallur akoma, partitë politike veçse kanë filluar të prezantojnë kandidatët e tyre për kryetar të Komunave apo për Kuvende Komunale. Mbështetur nga proceset e kaluara zgjedhore, edhe në këto zgjedhje pritet që me mijëra kandidatë të garojnë për pozitën e kryetarit në 38 komuna apo për ndonjë ulëse në ndonjërën nga 38 Kuvendet Komunale. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur për KosovaPress se sa i përket certifikimit të kandidatëve që duan të garojnë në këto zgjedhje do të veprojnë njësoj sikurse bën për zgjedhjet e 14 shkurtit, duke kërkuar verifikimin e kandidatëve në një numër institucionesh. Elezi: KQZ-ja do t’i drejtohet disa institucioneve ...
Komentet te ​Mijëra kandidatë për zgjedhjet lokale do t’i nënshtrohen verifikimit Janë të Mbyllura

Rrahu babain e tij, arrestohet një person në Gjakovë

Lajme
Një person ka rrahur babain e tij në Gjakovë. Policia njofton se personi që sulmoi të atin është arrestuar të martën dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje në familje, i njëjti e kishte sulmuar fizikisht babain e tij. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.  /KP ...
Komentet te Rrahu babain e tij, arrestohet një person në Gjakovë Janë të Mbyllura

Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Integrime Evropiane

Lajme
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi do të raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane. Komisioni ku pritet të raportoj Bislimi do të mblidhet në ora 09:00. Ky është rendi i ditës së komisionit: 1. Miratimi i rendit të ditës; 2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 26.05.2021; 3. Raportim i z.Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog; 4. Te ndryshme. Vendi: N10 Koha: 09:00/KP ...
Komentet te Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Integrime Evropiane Janë të Mbyllura

​Skandali me videot e TikTok, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Kapedani

Shqipëri
Pas skandalit me videot në TikTok të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin nga detyra të kësaj gjyqtareje për shkelje të rënda. Në arsyetimin e kreut të ILD shkruhet se gjyqtarja Kapedani ka diskretituar rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit dhe për këtë arsye duhet të largohet nga detyra. “Kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë krijon bindjen se burimi i informacionit ose ankesa është e besueshme, brenda 3 ditëve nga marrja e ankesës ose nga momenti që ka marrë dijeni për shkeljen e pretenduar, i paraqet Këshillit përkatës raport të arsyetuar, bazuar në faktet dhe provat e ...
Komentet te ​Skandali me videot e TikTok, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Kapedani Janë të Mbyllura

​OBSh tregon strategjinë e re për emërimin e varianteve të koronavirusit

Shëndetësi
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka bërë të ditur se tash e tutje do të përdorë shkronjat greke për emërimin e varianteve të reja të koronavirusit, të cilat janë regjistruar në botë. Deri më tani, OBSh ka treguar se variant britanik i koronavirusit do të njihet si “Alfa”, varianti i Afrikës së Jugut do të identifikohet si “Beta”, ai i Brazilit si “Gamma”, ndërsa varianti me prejardhje nga India do të identifikohet si “Delta”. Kjo është bërë me qëllim që të parandalohet stigma që ishte krijuar me emërimin e këtyre varianteve, duke i identifikuar në bazë të prejardhjes. Kujtojmë se i pari që kishte bërë një gjë të tillë ishte ...
Komentet te ​OBSh tregon strategjinë e re për emërimin e varianteve të koronavirusit Janë të Mbyllura