Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​MSH me njoftim të ri rreth aplikimit për vaksinim kundër COVID-19

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vendit që të aplikojnë për marrjen e vaksinës përmes platformës elektronike eKosova, ku aplikimi është thjeshtëzuar. Personat me sëmundje kronike janë kategori prioritare në këtë fazë të vaksinimit, andaj u bëhet thirrje këtyre personave, pa dallim moshe (mbi 18-vjeç), që të aplikojnë për vaksinim, duke e plotësuar rubrikën “sëmundje kronike” në aplikacion. Të njëjtit do të kontaktohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe qendrat e vaksinimit nëpër komuna për t’u vaksinuar sipas terminëve që do t’u caktohen. Kjo është procedura e regjistrimit dhe aplikimit për vaksinën kundërCOVID-19 në platformën eKosova: Shërbimi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19” është publikuar kohë më parë në eKosova ...
Komentet te ​MSH me njoftim të ri rreth aplikimit për vaksinim kundër COVID-19 Janë të Mbyllura

Hoxhaj: Qeveria Kurti më anti-UÇK-ja

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se qeveri më anti-UÇK se Qeveria Kurti nuk ka pasur asnjëherë në Kosovë. Ai i quajti skandaloze dhe të paprecedenta deklaratat e zëvendëskryeministres, njëherësh ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, duke thënë se po e godet luftën e UÇK-së. Hoxhaj: Gërvalla në emër të qeverisë po e godet luftën tonë të drejtë “Ajo çfarë po bën zonja Gërvalla, e cila në emër të Qeverisë së Kosovës e po godet luftën tonë të drejtë UÇK-në është̈ e paprecedent. Kur fol ministri u jashtëm fol qeveria. Nëse ky është qëndrimi i Qeverisë në raport ...
Komentet te Hoxhaj: Qeveria Kurti më anti-UÇK-ja Janë të Mbyllura

​Çfarë thotë Kurti para takimit me Vuçiqin

Lajme
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se takimi me presidentit serb Aleksandar Vuçiq është për vendosjen e kapitullit të ardhshëm për dialogun, e jo vazhdim i dialogut të mëhershëm. Kreu i qeverisë tha se para takimit të tij të parë me Vuçiq do të mbajnë një seancë në Kuvendin e Kosovës për diskutimin e marrëveshjeve të kaluara dhe zbatimin e tyre. Kurti: Është takim për dialogun e ardhshëm, s’është vazhdim i dialogut të mëhershëm “Do të kemi edhe një diskutim në Kuvendin e Republikës lidhur me gjendjen e deritanishme të dialogut të kaluar, sepse duhet të shohim ku ndodhim sa i përket marrëveshjeve të dikurshme, zbatimit dhe ndikimit të ...
Komentet te ​Çfarë thotë Kurti para takimit me Vuçiqin Janë të Mbyllura

Çfarë tha Vuçiqi për Kurtin

Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion një-etnik. Në një konferencë për media pas takimit me një delegacion të Republikës Serbe, Vuçiq tha se Kurti “po shantazhon”. “Fakti që Albin Kurti po na shantazhon, unë do ta trajtoj atë si çdo përfaqësues të ‘institucioneve të përkohshme’. Nëse nuk i pëlqen kjo, atëherë le të provoj të bëjë diçka. Nuk do ta këshilloja”, tha Vuçiq. Tutje, Vuçiq komentoi edhe deklaratat se Serbisë po i bëhet presion nga ndërkombëtarët për njohjen e Kosovës. “Kur kam qenë në Shtëpi të Bardhë nuk e kam nënshkruar njohjen. Njerëzit nuk kanë ...
Komentet te Çfarë tha Vuçiqi për Kurtin Janë të Mbyllura

​Lumezi për sekuestrimin e 400 kg kokainë: Rasti është në fazën e hetimeve

Lajme
Javë më parë janë sekuestruar 400 kilogramë drogë të llojit kokainë në Lipjan, për çka Gjykata Themelore ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për shtatë të dyshuarit të përfshirë në këtë rast. Për 400 kg kokainë Lumezi tha se është në fazën e hetimeve dhe nuk mund të jap informata. “Rasti i kokainës është në fazën e hetimeve dhe nuk mund të jap informata, me ç’rast tregon që ka një bashkëpunim të mirë për koordinim të hetimit. Me këtë rast ekskluzivisht është duke u marrë Prokuroria e Kosovës, por jemi duke komunikuar vazhdimisht me Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë”, tha ai. Lumezi paralajmëroi se do të ketë edhe ...
Komentet te ​Lumezi për sekuestrimin e 400 kg kokainë: Rasti është në fazën e hetimeve Janë të Mbyllura

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 69.686 doza të vaksinës.  Nga 2.325 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 239 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.382. Në total numri i rasteve aktive është 1.822./DielliNews.info ...
Komentet te Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Janë të Mbyllura

Fetahu dhe Dushku marrin pjesë në Kongresin Afatmesëm të FIBA-s

Sport
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku të enjten nga ora 11:30 do të marrin pjesë në Kongresin Afatmesëm të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA). “Duke pasur parasysh situatën aktuale me pandeminë COVID-19 në të gjithë botën, dhe sipas dispozitave të veçanta ligjore për takimet e organizatave zvicerane gjatë kësaj periudhe, Kongresi i FIBA-s do të mbahet ‘online’”, ka bërë të ditur FIBA. Në këtë Kongres FIBA do të raportojë para Federatave Nacionale për periudhën 2019-2021 në aspektin sportiv dhe në atë financiar, ndërsa do të votohet edhe për ndryshimet Statutare të FIBA-s, si dhe do të diskutohet për ...
Komentet te Fetahu dhe Dushku marrin pjesë në Kongresin Afatmesëm të FIBA-s Janë të Mbyllura

​Përplasen Kastrati i PDK-së me zëvendëskryeministrin Bislimi, e quan “kukull”

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati është përplasur verbalisht me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në Komisionin për Integrime Evropiane. Ai quajti “kukull” të dytin e qeverisë, e kjo nxiti reagim e tij, ku tha se të njëjtit nuk ia vlen t’i kthejë përgjigje. Për këtë arsye, dy anëtarët e Komisionit nga PDK lëshuan sallën./KP ...
Komentet te ​Përplasen Kastrati i PDK-së me zëvendëskryeministrin Bislimi, e quan “kukull” Janë të Mbyllura

Lajçak mbyll vizitën në Kosovë: Takime produktive, dialogu rinis këtë muaj

Lajme
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka përmbyllur vizitën e tij dy ditore në Kosovë. Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Lajçak, u takua me udhëheqësit e Kosovës për të bërë përgatitjet për takimin e parë të nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë i cili është planifikuar të mbahet në fund të këtij muaji. Ky ishte fokusi i konsultimeve të tij që kishte me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, Zëvendëskryeministrin e Parë për Integrimin Evropian, Zhvillimin dhe Dialogun Bislimi, Zëvendëskryeministren e dytë, Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës Gërvalla. “Vizita ime në Kosovë ishte një vizitë produktive me qëllimin kryesor për të siguruar përgatitjen ...
Komentet te Lajçak mbyll vizitën në Kosovë: Takime produktive, dialogu rinis këtë muaj Janë të Mbyllura

​QKUK kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë terminet në ambulanca specialistike

Shëndetësi
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë terminët në ambulancat specialistike. Nëpërmjet një njoftimi nga ShSKUK thuhet se edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme qytetarët sërish po i’u drejtohen ambulancave pa termine paraprake. “Përkundër thirrjeve të vazhdueshme për respektim e termimeve të caktuara për kontrolle mjekësore në ambulanca specialistike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një numër i madh i pacientëve është drejtuar sërish në ambulanca, pa termine paraprake, duke mbingarkuar hapësirat e këtyre ambulancave specialistike. QKUK kërkon, sërish, nga të gjithë qytetarët të ju përmbahen orareve dhe termineve të caktuara për kontrolle në ambulancat specialistike dhe të mos grumbullohen përnjeherë në mëngjes për të marrë ...
Komentet te ​QKUK kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë terminet në ambulanca specialistike Janë të Mbyllura