Moti me diell do të mbizotëroj edhe gjatë ditës së sotme. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi do të përfshihet edhe nga vranësirat. Ndërsa, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-22 gradë Celsius. “Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /KP ...
Komentet te Edhe sot mot me diell Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Sot në Prishtinë shënohet Dita e Informimit për Cilësinë e Ajrit, me ç’rast do të mbahet një aktivitet në sheshin “Zahir Pajaziti.” Në shesh do të jenë zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës dhe partnerë të tjerë për të dhënë informacione me qëllim të vetëdijësimit mbi rreziqet shëndetësore nga ndotja e ajrit. Aktiviteti “Ditët e Informimit për Cilësinë e Ajrit” – ka për qëllim të informojë publikun lidhur me rreziqet shëndetësore të shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe masat që ata duhet ndërmarrë për të mbrojtur veten, duke ndryshuar sjelljen e tyre dhe duke u përpjekur të ulin nivelin e ndotjes së ajrit. /KP ...
Komentet te Dita e Informimit për Cilësinë e Ajrit Janë të Mbyllura
Një mashkull dhe një femër janë arrestuar dje pasdite në Prizren, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartë cekur. Me vendim të prokurorit, të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /KP ...
Komentet te Dy të arrestuar për prostitucion Janë të Mbyllura
Shkendije Mujaj ka publikuar një video ku shihet duke i shfaqur linjat e trupit. Video : ...
Komentet te Shkendije Mujaj, sërish provokon! (Video) Janë të Mbyllura
Ditëve të fundit kanë qarkulluar disa lajme lidhur me ofertën që kinse Remzie Osmani kërkon 9 mijë euro për pjesëmarrje në dasma. Këtë e ka kundërshtuar këngëtarja me një postim në facebook. /DielliNews.info Më poshtë gjeni postimin e plotë të këngëtares: ...
Komentet te Remzie Osmani: reagim ndaj shpifjeve që janë bërë ndaj meje! Janë të Mbyllura
Dyshja kanë finalizuar bashkëpunimin e tyre. Ishte, Ledri Vula ai i cili publikoi një imazh bashkë me Majkun në rrjete sociale, shkruan lajmi.net. Në profilin e tij zyrtar në Instagram, ndau një fotografi me reperin derisa ka shkruar një rresht nga kënga. “Ja do vdes ja dot MARR”, shkroi Ledri me të cilën la të nënkuptohej se bashkëpunimi i tyre mund të jetë remake e këngës ” O ti djal i pamartue”, megjithatë do presim dhe të shohim. Ndryshe, ky është bashkëpunimi i parë i dyshes për të cilin kanë punuar në fshehtësi duke e ri sjellë si befasi për fansat dhe publikun./RTK ...
Komentet te LEDRI E KONFIRMON BASHKËPUNIMIN ME MAJK Janë të Mbyllura
Kanë përfunduar pjesët e para në miqësoret mes shteteve që janë duke u zhvilluar në kuadër të programit të sotëm, ku në dy përballjet më interesante ende nuk ka gola. Ndeshjet më të mira të programit të sotëm janë ajo mes Anglisë e Austrisë dhe Gjermanisë e Danimarkës, ku momentalisht pas 45’ minutave lojë, në dy ndeshjet rezultati është i barabartë 0:0, përcjell KosovaPress. Në anën tjetër, Franca është duke e zhvilluar miqësoren kundër Uellsit, ku rezultati aktual është në favor të “Gjelave” 1:0. Rezultatet e pjesëve të para i gjeni më poshtë. Holanda – Skocia 1:1 Rumania – Gjeorgjia 0:0 Anglia – Austria 0:0 Gjermania – Danimarka 0:0 Franca – Uellsi 1:0 /KP ...
Komentet te Mbyllen pjesët e para, ja rezultatet e miqësoreve mes shteteve Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perendimor, Linda van Gelder, si dhe, menaxherin e zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci. Siç thuhet në kumtesën e lëshuar nga Presidenca, duke e uruar Osmanin për marrjen e detyrës, Van Gelder theksoi përkushtimin e Bankës Botërore për të punuar ngushtë me institucionet e reja dhe për të mbështetur projektet e planifikuara zhvillimore. Presidentja Osmani i falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për punën e bërë ndër vite, duke theksuar që ka qenë vet dëshmitare e impaktit pozitiv të projekteve të bankës në jetët e qytetarëve. Ajo theksoi që gjatë mandatit të saj, zhvillim i qëndrueshëm ...
Komentet te Osmani priti në takim drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Janë të Mbyllura
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë palë në dialog, por e mbështesin atë fuqishëm. Në një intervistë për Televizionin Publik, Palmer ka thënë se vizita e përbashkët me Lajçakun ka për qëllim theksimin e rëndësisë së angazhimit të Kosovës në dialog. “Porosia themelore e vizitës time është partneriteti i Kosovës me Amerikën. Ne e duam Kosovën të integruar ne BE dhe i mbështesim fuqishëm qëllimet e Qeverisë për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Së bashku me Lajçakun duam të theksojmë rëndësinë e angazhimit të Kosovës në dialog dhe rëndësinë e normalizimit të raporteve mes dy vendeve. ...
Komentet te Çfarë tha Palmer për dialogun dhe kompromiset? Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka përdorur vizitën e tij zyrtare në Moskë për të përçuar edhe një mesazh në raport me Kosovën. Ai gjatë një fjalimi në Duma ruse tha se Beogradi dëshiron kompromis me Kosovën, por “Serbia nuk do të lejojë që zgjidhjet të imponohen dhe të jenë të njëanshme”. “Sot, Rusia është mbrojtësja më e madhe dhe më me ndikim e interesit tonë suprem kombëtar, të cilin ne e mbrojmë në skenën ndërkombëtare, dhe ai është ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë”, deklaroi ai. Daçiq shtoi se Serbia dëshiron hyrjen në BE, por nuk do të pranojë njohjen e Kosovës./KP/DN ...
Komentet te Provokon Daçiq Janë të Mbyllura