Që nga dita e djeshme kur në Kosovë ka nisur edhe shpërndarje e dozës së dytë për profesionistët shëndetësor deri sot me këtë dozë janë imunizuar mbi 2 mijë. Ndërsa, në nivel vendi deri tani janë vaksinuar vetëm me dozën e parë mbi 74 mijë qytetarë të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur menaxheri i qendrës kryesore të vaksinimit në sallën “1 tetori”, Niman Bardhi i cili tha se vetëm sot në këtë sallë janë vaksinuar 450 persona, ndërsa në nivel vendi janë imunizuar rreth 1 mijë e 600. Bardhi: mbi 74 mijë qytetar të vaksinuar në Kosovë “Aktualisht deri në këto qaste që në flasim kemi në sallën “1 ...
Komentet te Mbi 2 mijë mjekë e infermier e marrin dozën e dytë të vaksinës Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Dita e Informimit për Cilësinë e Ajrit në Kosovë u shënua me një sërë aktivitetesh për informimin e publikut mbi rreziqet shëndetësore nga ndotja e ajrit. Këto aktivitete janë organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) dhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe me përkrahjen nga Millenium Foundation Kosovo. Agron Kelmendi nga Milenium Fondation Kosovo tha se tashmë Kosova ka arritur që ta zgjedhë problemin e mungesës së të dhënave për cilësinë e ajrit. Ai tha se përmes një projekti të financuar të MSS është krijuar një sistem informativ për cilësinë e ajrit në Kosovë, derisa është hartuar edhe Portali Shtetëror ...
Komentet te Cilësia e ajrit, Prishtina më e ndotura – ndotësitë më të mëdhenj përdorimi i drunjve dhe thëngjillit për ngrohje Janë të Mbyllura
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në takim, ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, e cila ka theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Nga ana e tij, ministri Mehaj, vlerësoi nivelin e bashkëpunimit të deritashëm duke shprehur interesimin për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit si dy vende fqinj për çështjet me interes të përbashkët në fushën e mbrojtjes./KP ...
Komentet te Mehaj dhe Jusufi diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes Janë të Mbyllura
Është gjetur sot pa shenja jete një 55-vjeçar në Shupkovc të Mitrovicës. 55-vjeçari është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Sot rreth orës 08:00, policia në Mitrovicë ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tije të punës viktima F.O., mashkull i moshës 55 vjeçar, i cili punonte si roje nate në një depo në fshatin Shupkovc të Mitrovicës . Në vendin e ngjarjes kanë dalë ...
Komentet te Gjendet i vdekur një 55-vjeçar në vendin e punës në Mitrovicë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim një delegacion nga Austria, të cilit i prinin deputetët nga Partia Popullore e Austrisë, Martin Engelberg dhe Carmen Jeitler-Cincelli, njëherësh kryetare e Grupit parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë. Deputetët austriakë e uruan kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhje dhe i dëshiruan suksese në qeverisje. Ata u interesuan për situatën me pandeminë dhe ndikimin e saj në ekonomi, dhe shprehën gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën. Kryeministri Kurti u shpreh falënderues për ndihmën që Austria i ka dhënë ndër vite popullit të Kosovës dhe për rëndësinë që ka për vendin intensifikimi i bashkëpunimit sidomos në fushën e arsimit. Ai tha ...
Komentet te Kurti priti në takim një delegacion nga Austria Janë të Mbyllura
Mbi 40 përqind të bizneseve të sektorit të gastronomisë ende nuk i kanë marrë subvencionimin e premtuar nga Ministria e Financave për mbylljen e fundit si masë kundër pandemisë. Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica thotë se gjatë mbylljes 12 ditore shumica e bizneseve nuk kanë operuar me shërbimet si ‘take away’ dhe ‘delivery’, ndërsa shton se mbi 10 milionë euro dëme kanë ndodhur në sektorin e gastronomisë. Vranica në një intervistë për KosovaPress thotë se procesi i subvencionimit po prolongohet, teksa shton nëse nuk përfundon procesi i subvencionimit deri më 12 qershor, do të trokasin sërish në derën e Ministrisë së Financave. Vranica: Mbi 40% të ...
Komentet te Mbi 40% e gastronomëve nuk i kanë marrë subvencionet, janë pro faljes së gjobave të pandemisë Janë të Mbyllura
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka deklaruar se mbi 10 përqind e nxënësve nuk kanë marrë pjesë fare në mësimin në distancë apo mbi 32 mijë nxënës. Ajo tha se Qeveria ka dështuar që të ofrojë mundësi që arsimi të jetë cilësor, derisa shtoi se nxënësit e prindërit kanë pasur vështirësi të shumta gjatë mësimit online. Deliu tha se të njëjtit nuk e kanë pasur mbështetjen e institucioneve të Kosovës qoftë edhe duke iu mundësuar pajisje teknologjike. Deliu: Mbi 10 përqind e nxënësve nuk kanë marrë fare pjesë në mësim në distancë “Mbi 10 përqind e nxënësve nuk kanë marrë fare pjesë në mësim në distancë, këta ...
Komentet te PDK: Kurti refuzoi vaksinat e Shqipërisë për interesat e tij Janë të Mbyllura
Kompania e Ujësjellësit Rajonal “KRU” Prishtina ka lansuar platformën e faturës online. Nga “KRU” Prishtina kanë treguar mënyrën se si të kyçen qytetarët në platformën e faturës online. “Ne kemi lansuar platformën e faturës online, të cilën mund ta keni të gjithë, pa pasur nevojë për pranim fizik të faturës . Brenda kartelës tuaj online, mund të gjeni edhe kodin e faturës, përmes të cilit mund të bëni pagesa me e – banking , shpejtë dhe sigurt. Ju inkurajojmë të kyçeni dhe të regjistroheni si konsumatorë të KRU ” Prishtina ”. Aty mund të shihni kartelën tuaj financiare, shpenzimin e ujit në metër kub, totalin e shpenzimit dhe faturimit, pagesat ...
Komentet te “KRU” Prishtina: Kemi lansuar platformën e faturës online Janë të Mbyllura
Ura e Darëzezës në Fier është shembur, dhe dy makina të tonazhit të rëndë përfundojnë në lumë. Shkak për shembjen e urës është bërë një kamion i tonazhit të rëndë që ka kaluar në urë, e cila kishte një tonazh të përcaktuar. Shembja e urës ndërpret komunikimin e banorëve të fshatit me fshatrat e tjerë të zonës dhe vjen vetëm pak ditë pas çeljes së sezonit turistik. Si pasojë, do të dëmtojë shumë edhe bizneset që ka kjo zonë bregdetare, shkruan A2./KP ...
Komentet te Shembet ura dy makina të tonazhit të rëndë përfundojnë në lumë Janë të Mbyllura
Pas vizitës në Kosovë, i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer do të takohen sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Euronews. Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Palmer deklaroi se nuk ka afat të prerë për dialogun, por sa më shumë që zgjat procesi i tij, aq më i vështirë do të jetë. “Nuk ka afat të prerë për dialogun, por sa më shumë që zgjat procesi i dialogut, aq më i vështirë do të jetë. SHBA dëshiron një marrëveshje që përfundon me njohje të dyanshme. Kështu ka deklaruar zëvendësndihmës sekretari ...
Komentet te Lajçak dhe Palmer takim sot me presidentin Vuçiq Janë të Mbyllura