Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka adresuar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës çështjen e subvencioneve për fermerët, duke kërkuar shpjegime shtesë nga ministri Faton Peci lidhur me atë nëse bujqit do të marrin edhe pjesën e dytë të këtyre subvencioneve. Haradinaj ka thënë se fermerët janë të shqetësuar me vonesat, pasi që ka informata se do të ndërhyhet në këto subvencione dhe se do të pakësohen ato. Haradinaj: A do t’i paguani ratën e dytë të subvencioneve? “A do t’i paguani ratën e dytë dhe a do të mund të shpejtoni në kohë ndarjen e subvencioneve të tilla çfarë parasheh ligji apo ka ...
Komentet te Haradinaj pyet për subvencionet për bujqit, ministri thotë se së shpejti do të realizohen Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person 54-vjeçar pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë dhe objektet e saj ndihmëse në Kufc i Epërm të Novobërdës, janë gjetur një sasi armësh. Me këtë rast policia ka konfiskuar një pushkë automatike me pesë karikatorë, njëqind e tetëdhjetë e katër fishekë të kalibrit 7.62 mm, dhe një pistoletë TT, me dhjetë fishekë dhe dy karikatorë kalibri 7.62) Me urdhër të Prokurorisë kompetente i dyshuari dërgohet për 48 orë në mbajtje, për procedura të mëtejme hetimore./KP ...
Komentet te Arrestohet në Gjilan një person për armëmbajtje pa leje Janë të Mbyllura
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot në Beograd me ministrin e Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, raporton KosovaPress. Në një publikim në Twitter, Lajçak ka bërë të ditur se në këtë takim është biseduar për çështjen e dialogut. “Vizitën në Beograd e nisa me ministrin e Jashtëm Selakoviq, të cilin e takova për herë të parë sot. Patëm një diskutim të dobishëm dhe konstruktiv për dialogun dhe rëndësinë e tij për të ardhmen evropiane të Serbisë”, ka shkruar Lajçak. Në takim ishe i pranishëm edhe ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, i cili për herë të parë ka shoqëruar Lajçakun në një ...
Komentet te Lajçak takon ministrin e Jashtëm serb, diskutojnë për dialogun Janë të Mbyllura
Këngëtarja e mirënjohur Shyhrete Behluli në faqen e saj në instagram ka njoftuar se është në përfundim të këngës dhe klipit. ...
Komentet te Shyhrete Behluli së shpejti me projekt të ri Janë të Mbyllura
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Armend Zemaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse janë plotësuar kriteret dhe thirrjet e Lëvizjes Vetëvendosje se nuk do të ketë takim me palën serbe në Bruksel, pa kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin në Kosovë. Më herët është paralajmëruar se një takim i kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq do të mbahet kah mesi i këtij muaji në Bruksel, e që do të ishte takimi i parë i tyre në procesin e dialogut. Zemaj sot në Kuvend ka përkujtuar para deputetëve nëse janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e këtij ...
Komentet te Zemaj ia rikujton Kurtit thirrjet se s’do të ketë takim me Serbinë pa kërkuar falje për krimet e luftës Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa javën e ardhshme parashihet të ketë reshje shiu. Vranësirat mund të jenë të përqendruara kryesisht rreze maleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s. Java e ardhshme parashihet me reshje. Indeksi UV do të jetë i lartë, andaj qytetarët këshillohen të respektojnë udhëzimet e IKSHP që prej orës 9-17 të mos iu ekspozohen rrezeve direkte të diellit. Java e ardhshme parashihet me ...
Komentet te Parashikimi i motit në Kosovë Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) pas debatit që është mbajtur sot në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19. Vetëm 27 vota kanë qenë për miratimin e kësaj rezolute, 50 kundër dhe asnjë abstenim. Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, ka prezantuar rezolutën, ku ndër pikat e propozuara ishte që qysh nga e hëna mësimi të kthehet me orar të plotë dhe të rregullt. Deliu: Nga e hëna mësimi të kthehet me orar të plotë dhe të rregullt “Kuvendi i Kosovës obligon qeverinë e Kosovës që të ndajë buxhet për mbështetje financiare shtesë ...
Komentet te Nuk kalon rezoluta e PDK-së për arsimin Janë të Mbyllura
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se deri më tash 953 tatimpagues kanë aplikuar për të përfituar nga falja e ndëshkimeve në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës me qëllim të lehtësimit të ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, si pasojë e pandemisë COVID-19. Vendimi për heqjen (faljen) e ndëshkimeve ka të bëjë për të gjithë tatimpaguesit, të cilët kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë dhe interesit, ndërsa ndëshkimi i falur është në vlerë 4.05 milionë euro. Ndërsa, tatimi bazë dhe interesi i paguar është në vlerë 14.5 milionë euro. Të drejtë përfitimi nga kjo masë kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, ...
Komentet te 953 tatimpagues aplikojnë për faljen e ndëshkimeve Janë të Mbyllura
Kryeshefi ekzekutiv i Microsoft Satya Nadella njoftoi në konferencën Build se sistemi i ri operativ është testuar muajt e fundit. “Sot ne do të krijojmë më shumë mundësi për çdo zhvillues të Windows dhe do të mirëpresim çdo krijues që kërkon platformën më inovative, të re, të hapur për të ndërtuar dhe shpërndarë dhe fituar para të aplikacioneve,” tha ai. Kjo është ndoshta për shkak të thashethemeve për azhurnimin e Windows Store, gjë që mund ta bëjë më të lehtë për zhvilluesit të përcjellin aplikacionet e tyre te konsumatorët. Njoftimi i ngjarjes pason lajmin se Microsoft ka “vrarë” zhvillimin e Windows 10X, një version i OS që fillimisht ishte menduar ...
Komentet te Microsoft: “Bëhuni gati – Windows i ri arrin në qershor” Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.955 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 72.637 doza të vaksinës. Nga 2.676 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 182 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.564. Në total numri i rasteve aktive është 1.652./DielliNews.info ...
Komentet te 03 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Janë të Mbyllura