Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Prishtinë

Lajme
Një shtetas i huaj është gjetur i vdekur në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Këtë lajm për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtiëns, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 18:15 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personi (shtetas i huaj) është dërguar në QKUK, nga ku jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo. Ahmeti ka thënë se policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë ...
Komentet te ​Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Prishtinë Janë të Mbyllura

AURELA GAÇE FLET E REVOLTUAR PAS LAJMEVE TË PAVËRTETA PËR SHËNDETIN E SAJ

ShowBiz
Këngëtarja nga Shqipëria, Aurela Gaçe, ka qenë shumë shpesh e përfshirë në fushatat e ndryshme kundër kancerit të gjirit.   Ajo pak vite më parë bëri thirrje që gratë dhe vajzat t’i thonë frikës ‘Stop’ dhe ta parandalojnë çdo problem, duke bërë kontrollet e gjirit. Megjithatë, disa prej medieve shqiptare i janë rikthyer këtij postimi duke deformuar mesazhin e tij. “Aurela Gaçe bën ekon e gjirit dhe përlot me fjalët: “Dua t’i shoh vajzat e mia të rriten dhe unë të jem pranë tyre” – kanë qenë disa prej titujve që e kanë revoltuar artisten e njohur. Këto shkrime po ashtu kanë shqetësuar edhe të afërmit e fansat e këngëtares, ...
Komentet te AURELA GAÇE FLET E REVOLTUAR PAS LAJMEVE TË PAVËRTETA PËR SHËNDETIN E SAJ Janë të Mbyllura

SI TË PËRDORNI XHENXHEFILIN KUNDËR DHIMBJEVE TË REUMATIZMIT

Shëndetësi
Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi në lëvizje.   Ndonëse nuk ka një kurë për këtë sëmundje, pacientët mund të shfrytëzojnë shumë trajtime natyrale të cilat ofrojnë qetësim të përkohshëm, transmeton lajmi.net. Falë menaxhimit të simptomave, njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje mund të kenë një jetë më aktive dhe të shëndetshme pavarësisht diagnozës. AgroWeb.org ju sjell më poshtë kompresën me xhenxhefil si një nga mënyrat më të lehta për të zbutur dhimbjet nga reumatizma. Xhenxhefili Dhe Artriti Xhenxhefili përdoret gjërësisht për të zbutur dhimbjet e artritit, reumatizmues dhe ato muskulare. Konsumi i rregullt i xhenxhefilit zbut dhimbjen që shkakton vështirësia në ...
Komentet te SI TË PËRDORNI XHENXHEFILIN KUNDËR DHIMBJEVE TË REUMATIZMIT Janë të Mbyllura

ELVANA PARALAJMËRON DIÇKA TË RE PËRMES FOTOGRAFIVE ARTISTIKE (VIDEO)

ShowBiz
Elvana erdhi atraktive me fotot nga jahti.   Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka marrë vëmendjen e ndjekësve me anë të imazheve të reja. Së fundi, artistja pozoi e veshur me një fustan elegant blu, të gjatë, teksa realizoi fotografi artistike në jaht. Në ato imazhe, Elvana shfaqet duke kërcyer në det, teksa në foton e fundit shfaqet e shtrirë në ujë. Duket se këto foto, ajo i realizoi gjatë përgatitjes së ndonjë projekti të ri, por nuk preferoi të japë detaje. Kujtojmë se Elvana Gjata aktualisht po shijon suksesin e albumit “Çelu”, me të cilin solli disa këngë të reja. /Rtk   ...
Komentet te ELVANA PARALAJMËRON DIÇKA TË RE PËRMES FOTOGRAFIVE ARTISTIKE (VIDEO) Janë të Mbyllura

BIDEN SHPALL PLANIN E NDARJES SË VAKSINAVE, PËRFITON EDHE KOSOVA

Lajme Rajoni dhe Bota
Presidenti amerikan Joe Biden planifikon të alokojë 75% të vaksinave të COVID-19 përmes programit global të ndarjes së vaksinave COVAX të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, njoftoi Shtëpia e Bardhë të enjten.   Shtëpia e Bardhë zbuloi se do të shpërndahen 25 milionë dozave të para në botë. SHBA ka thënë se ka në plan të ndajë 80 milionë doza vaksinash në mbarë botën deri në fund të qershorit. Administrata thotë se 25% do të mbahen në rezervë për raste emergjente dhe për SHBA për të ndarë me aleatët dhe partnerët. “Për sa kohë që kjo pandemi po zhvillohet kudo në botë, populli amerikan do të jetë ende i prekshëm,” ...
Komentet te BIDEN SHPALL PLANIN E NDARJES SË VAKSINAVE, PËRFITON EDHE KOSOVA Janë të Mbyllura

​Tërhiqet një kandidat për gjyqtar të Kushtetueses

Lajme
Visar Morina, kandidat për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese është tërhequr nga kandidatura për votim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se sot kanë pranuar shkresën e Morinës për tërheqje të kandidaturës. Konjufca: Visar Morina përmes një shkrese ke ka deklaruar tërheqjen e tij nga kandidatura Video: “Kandidati i propozuar nga komisioni i posaçëm, Visar Morina përmes një shkrese ka deklaruar tërheqjen e tij nga kandidatura për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, tha ai. Kandidatët tjerë për pozitën e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese janë Vigan Qorolli, Hilmi Jashari dhe Haxhi Xhemajli. /E.Zeqiri/KP ...
Komentet te ​Tërhiqet një kandidat për gjyqtar të Kushtetueses Janë të Mbyllura

​Kuvendi miraton ndryshimet për gjykimin në mungesë të krimeve të luftës

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot unanimisht Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale që do t’i hapë rrugë hetimit dhe gjykimit të krimeve të luftës në Kosovë. Pro këtyre ndryshimeve u shprehën 68 deputetë pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Që nga mbarimi i luftës, më 1999, krimet e luftës janë hetuar nga gjyqtarë dhe prokurorë të huaj, ndërsa nga viti 2015, këtë rol e kanë marrë institucionet e Kosovës. Prej vitit 2000-2008, UNIMK-u ka qenë autoriteti, i cili ka trajtuar çështjet e krimeve të luftës. Ky mision ka ngritur aktakuza ndaj 3 serbëve, 19 shqiptarëve dhe një malazezi, por për të gjitha këto ...
Komentet te ​Kuvendi miraton ndryshimet për gjykimin në mungesë të krimeve të luftës Janë të Mbyllura

​Kurti: Punësimet familjare nuk janë vlera të qeverisë sonë

Lajme
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka hedhur poshtë akuzat për punësime familjare, duke thënë se ato nuk janë vlera të qeverisë së tyre. Gjatë seancës së sotme plenare, Kurti u pyet nga deputeti i PDK-së, Fadil Nura për nepotizmin në kabinetin qeveritar, por që tha se në asnjë rast nuk ka pasur shkelje të ligjit dhe konflikt të interesit. Derisa kërkoi sqarime, deputeti Nura i përmendi me emra dhe mbiemra kryeministrit Kurti ata që sipas tij janë punësuar familjarisht në qeverinë Kurti, e njëri ndër ta, sipas tij është edhe axha i kryeparlamentarit Glauk Konjufca. Nura: Punësimet familjare në Qeverinë Kurti po shpërfaqen me shpejtësi “Ju deklaruat se nuk duhet ...
Komentet te ​Kurti: Punësimet familjare nuk janë vlera të qeverisë sonë Janë të Mbyllura

​Kurti për dialogun

Lajme
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar se takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq pas disa javësh nuk do të jetë për dialogun e moçëm, por diskutim për formatin e bisedimeve për të ardhmen. Ai gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ka thënë se për këtë arsye nuk mund të flitet ende për dialog dhe hartimin e ndonjë strategjie. Kurti: Takimi i mesit të qershorit nuk është për dialogun e moçëm   “Takimi i mesit të qershorit që është paralajmëruar nuk është i paraparë për të vazhduar dialogun e moçëm apo më të moçëm. Por është diskutim për formatin e bisedimeve në të ardhmen. Pra, nuk është takim i ...
Komentet te ​Kurti për dialogun Janë të Mbyllura

​Xhevdet Smakiqi pas shkarkimit thotë se këtë vendim do ta dërgojë në gjykatë

Lajme
Bordi i përkohshëm ka shkarkuar sot kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi. Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar vet Smakiqi, derisa tha se do të bëjë padi për ta kundërshtuar këtë vendim. “Po e vërtetë është, në mbledhjen e parë ose në takimin e parë të bordit të përkohshëm i cili është emëruar në fund të majit, edhe ende besoj që nuk e ka parë laminatin e Postës”, tha ai. Smakiqi tha se gjykata do ta vërtetojë se zgjedhja e tij në krye të Postës së Kosovës ka qenë e ligjshme, derisa shtoi se kompensimi prej 100 mijë euro ndaj tij do të ndodhë. “Do të bëjë padi ...
Komentet te ​Xhevdet Smakiqi pas shkarkimit thotë se këtë vendim do ta dërgojë në gjykatë Janë të Mbyllura