Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një videoje të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka prezantuar prioritetet e këtij shteti për misionin historik në OKB, raporton KosovaPress. Këto prioritete janë rrëfyer nga të rinj, të cilët do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për çështjet e rinisë. “Shqipëria beson fort se mënyra më e mirë për të arritur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme është përmes vëmendjes së vazhdueshme në përforcimin e zbatimit të agjendës së Gruas, Paqes dhe Sigurisë”, thotë Fiona Dinollari, e cila është delegate e Shqipërisë në Këshill. Për të mësuar prioritetet e tjera të Shqipërisë në OKB, ju ...
Komentet te Edi Rama prezanton prioritetet e Shqipërisë për misionin historik në OKB (Video) Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, duke marrë shkas nga disa banorë të pandërgjegjshëm të cilët gjatë intervenimeve private ndërhyjnë duke ndalë ujin nga rrjeti i ujësjellësit, i cili është nën menaxhimin e kësaj kompanie, rikujton se ndërhyrjet e tilla janë të kundërligjshme dhe si pasojë janë të dënueshme. K.R.U. “Gjakova” thekson se me synim të mbrojtjes së rrjetit të ujësjellësit, paralajmëron të gjithë qytetarët se ndaj personave të cilët nuk respektojnë këto ndalesa dhe hasim në veprime të tilla, do të pasojnë dënimet e parapara sipas akteve ligjore dhe do të inicohet kallëzim penal. “KRU “Gjakova” apelon tek të gjithë konsumatorët që në rast se vërejnë ndonjë parregullsi të bashkëpunojnë ...
Komentet te KRU Gjakova paralajmëron padi ndaj atyre që ndërhyjnë në rrjetin e Ujësjellësit Janë të Mbyllura
Një rrahje në mes dy familjeve ka ndodhur dje pasdite në Mitrovicë, ku si pasojë një person është goditur me një thikë. Policia në Mitrovicë thotë se nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, janë hasur njolla gjaku dhe dy gëzhoja. “Nga policia janë arrestuar dy persona të dyshuar H.G., 55 vjeçar dhe F.T., 17 vjeçar, ku i dyshuari i parë me mjet të fortë(thikë) ka goditur viktimën. Viktima është trajtuar në spitalin rajonal Mitrovicë dhe për mjekim të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK Prishtinë. Kurse te i dyshuar i dytë i mitur është gjetur një pistoletë dhe një karikator me tre fishek, të cilat nga policia janë konfiskuar ...
Komentet te Rrahje në mes dy familjeve në Mitrovicë Janë të Mbyllura
Më shumë se dy miliardë doza vaksinash kundër COVID-19 janë administruar në të gjithë botën, ndërkohë që disa shtete kanë vendosur të hapin vaksinimin për personat mbi 12 vjeç. Të paktën 2 019 696 022 doza janë injektuar në 215 vende ose territore, më pak se gjashtë muaj pas fillimit të fushatave të para të vaksinimit në dhjetor 2020. Izraeli mbetet vendi me fushatën më të përparuar të vaksinimit, me gati gjashtë në dhjetë izraelitë tashmë të vaksinuar plotësisht. Gjithashtu, në krye të listës së vaksinimit janë vendet, si Kanadaja (59% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë), BM (58,3%), Kili (56,6%) dhe SHBA (51%), ndërsa në BE, 254,98 ...
Komentet te Dy miliardë doza vaksinash anti-Covid të administruara globalisht Janë të Mbyllura
Holanda është në mesin e disa prej shteteve të Bashkimit Evropian që po e pengojnë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, Bo de Koning, në një përgjigje ekskluzive për KosovaPress ka bërë të ditur se argumentet e ofruara nga institucionet e Kosovës për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk kanë qenë mjaft bindëse deri më tani. Koning ka përmendur mbledhjen e fundit të Këshillit të Evropës në të cilën nuk ka pasur përkrahje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën. Përveç Holandës, një gjë të tillë po e vështirësojnë edhe qëndrimet e shteteve, si Franca dhe Belgjika, ...
Komentet te EKSKLUZIVE/Holanda arsyeton mos mbështetjen për liberalizim të vizave: Dënoni të korruptuarit Janë të Mbyllura
Nëntë persona humbën jetën në një aksident hekurudhor në provincën Gansu të Kinës, kur një tren përplasi punëtorët që po punonin për mirëmbajtjen e linjës. Treni i nisur nga Urumqi për Hangzhou, u përplas me punëtorët e hekurudhës rreth orës 05:25 të premten në qytetin Jinchang. Ekipet mjekësore dhe të urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë për shkakun e aksidentit. Megjithatë një zemërim ka shpërthyer tek familjarët e viktimave dhe tek komentuesit online të cilët janë të çuditur se si ka mundësi që në hekurudhë po kryheshin punimet dhe drejtuesit e trenave nuk e dinin këtë gjë./A2/KP ...
Komentet te Vdesin nëntë punëtorë nga goditja e trenit Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në Kosovë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat mund të jenë të përqendruara kryesisht rreze maleve. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen udhëzimet e IKSHP, që prej orës 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s. Java e ardhshme parashihet me reshje!”, thuhet në njoftimin e Institutit ...
Komentet te Moti me diell në Kosovë Janë të Mbyllura
Kombëtarja e Kosovës në hendboll e nisi me fitore turneun kualifikues për Euro 2022. Vashat tona mundën Qipron 30:21, në takimin e luajtur në Prishtinë. “Urime dhe suksese në dy ndeshjet tjera ndaj Luksemburgut dhe Portugalisë’, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës. Pas fitores, Kosova dhe Portugalia kanë nga një fitore në grup, ndërsa Qipro dhe Luksemburgu mbajnë vendin tre dhe katër. Pas Qipros, tani Kosova do të përballet me Portugalinë dhe Luksemburgun./KP ...
Komentet te Vashat e Kosovës e nisin me fitore turneun kualifikues për Euro 2022 Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka arrestuar një person për shmangie nga tatimi. Siç thuhet në komunikatën e lëshuar nga Policia e Kosovës, i dyshuari që është pronar i një firme dyshohet se ka kryer transaksione me fatura fiktive. “Në vazhdën e hetimeve sipas autorizimit të Prokurorisë kompetente, sot me datë 03.06.2021, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me ATK-në, ka arrestuar një person të dyshuar mashkull (viti i lindjes 1967), pronar i një firme. I njëjti dyshohet se ka kryer transaksione me fatura fiktive”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Ndaj personit të dyshuar prokurori kompetent ka nxjerrë aktvendim për ndalim ...
Komentet te Arrestohet një person për shmangie nga tatimi Janë të Mbyllura
Një vetë aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku është përfshirë një motoçikletë. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për KosovaPress se në këtë aksident kanë pësuar lëndime trupore dy persona. “Sot rreth orës 20:10 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor’, ka thënë ajo. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetëaksidenti./KP ...
Komentet te Dy persona të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë Janë të Mbyllura