Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Lekaj: Falja e gjobave gjatë pandemisë të rregullohet me ligj

Lajme
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj po kërkon që falja e gjobave të shqiptuara ndaj bizneseve dhe qytetarëve gjatë pandemisë COVID-19 duhet të rregullohet me ligj. Lekaj kërkoj që të bëhen të gjithë bashkë dhe t’iu ndihmojnë qytetarëve dhe bizneseve që janë lodhur ekonomikisht gjatë pandemisë Lekaj: Falja e gjobave të bëhet me ligj “ Nuk na duhen shumë llogaritje për premtimet e buxhetet as shumë hamendësime se qytetarët tanë mund të shndërrohen në mos respektues të ligjeve, sot na duhet vullneti i pastër që kalon mbi çdo politik, mbi çdo parti, mbi çdo llogaritje tonën e që përfundon tek qytetarët e Kosovës. Grupi parlamentar i ...
Komentet te ​Lekaj: Falja e gjobave gjatë pandemisë të rregullohet me ligj Janë të Mbyllura

​Mustafa: Gjobat gjatë pandemisë duhet të falen, atyre që i paguan tu rimbursohen

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po vlerëson se ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati në mungesë të guximit pa menduar dy herë po e refuzon faljen e gjobave të shqiptuara gjatë pandemisë COVID-19. Madje nga ky subjekt politik opozitar po kërkohet falje e gjobave e barabartë për të gjithë dhe pa pasur nevojë për aplikim. Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa thotë se në këtë kohë kur tashmë situata pandemike është e qetë nuk kanë më efekt as gjobat. Mustafa këtu ka përmednur edhe pagesën e 11 milionë eurove për energjinë e shpenzuar në veri të vendit. Mustafa: Kjo qeveri pa menduar dy herë po refuzon t’i fal gjobat “Kjo ...
Komentet te ​Mustafa: Gjobat gjatë pandemisë duhet të falen, atyre që i paguan tu rimbursohen Janë të Mbyllura

​Hamza-Muratit: Pse nuk po e zbatoni ligjin (Video)

Lajme
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës theksoi se gjendja në ekonominë e Kosovës vazhdon të jetë e rëndë për dy arsye, e para si rezultat i pandemisë që ka prekur gjithë ekonominë e botës dhe e dyta si rezultat i mosveprimit të duhur dhe në kohë nga qeveritë paraprake. Ish-ministri i Financave, Hamza në interpelancën për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i Financave për moszbatimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike, ka kërkuar nga qeveria që të propozoi masa ligjore për faljen e borxheve ose Kuvendi të merr iniciativë ligjore ...
Komentet te ​Hamza-Muratit: Pse nuk po e zbatoni ligjin (Video) Janë të Mbyllura

Kusari-Lila: Qeveria s’ka qenë agresive ndaj gastronomisë, opozita mos të kërkoj devijim të ligjit

Lajme
Ushtruesja e Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka ritheksuar se falja e gjobave në kohë pandemia nuk do të kontribuojë në bërjen e shtetit të së drejtës. Në lidhje me kërkesën e iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për faljen e gjobave në kohë pandemie, Mimoza Kusari-Lila nga foltorja e Kuvendit të Kosovës tha se një kërkesë e tillë nuk duhet të kultivohet si standard. Këto deklarata Kusari-Lila i bëri në seancën e Kuvendit të Kosovës ku edhe është thirrur në interpelancë ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ku edhe shtoi se qeveria nuk është treguar agresive ndaj sektorit të gastronomisë. Ajo ka shtuar ...
Komentet te Kusari-Lila: Qeveria s’ka qenë agresive ndaj gastronomisë, opozita mos të kërkoj devijim të ligjit Janë të Mbyllura

​Murati:Flet për borxhet dhe ndëshkimet (Video)

Lajme
Ministri i Financave, Punës dhe Transfere, Hekuran Murati ka thënë se ministria që ai drejton nuk e ka në kompetencë faljen e gjobave të shqiptuara ndaj bizneseve për shkak që nuk kanë respektuar masat anti-COVID. Ai thotë se gjobat e shqiptuara nuk mund të falen, pasi shteti nuk mbahet duke falur ndëshkimet. Ministri i Financave deklaroi se falja e gjobave krijon anarki dhe kaos, për çka nuk është e interesuar qeverisja aktuale. Murati: Gjobat e pandemisë nuk janë kompetencë e Ministrisë së Financave Video “Gjobat që janë shpërndarë nga inspektorati e ato që nuk kanë të bëjnë fare me ministrin e Financave sepse ato gjoba janë rregulluar nga ligji i ...
Komentet te ​Murati:Flet për borxhet dhe ndëshkimet (Video) Janë të Mbyllura

​IPK pranon konfirmimin e anëtarësimit në NIAIA të SHBA-së

Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës dje ka pranuar konfirmimin zyrtar për anëtarësimin e plotë në Shoqatën Kombëtare të Hetuesve të Punëve të Brendshme (NAIA – National Internal Affairs Investigators Association) të SHBA-së. IPK thekson se është anëtari i parë nga organizatat mbikëqyrëse policore të Ballkanit dhe Evropës që anëtarësohet në këtë shoqatë. “Anëtarësimi në këtë shoqatë pritet të ndihmojë Inspektoratin Policor në sigurimin e një platforme shtesë për shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës në lidhje me çështjet e mbikëqyrjes policore .Inspektorati Policor i Kosovës falënderon ICITAP-in amerikan për mbështetjen e vazhdueshme që po jep duke përfshirë trajnimet e avancuara në fushën e hetimit , donacionet në pajisje të specializuara dhe përkrahjen ...
Komentet te ​IPK pranon konfirmimin e anëtarësimit në NIAIA të SHBA-së Janë të Mbyllura

​Tahiri: E domosdoshme dhe legjitime falja e borxheve ndaj bizneseve

Lajme
Kryetari i GP të AAK Besnik Tahiri në emër të propozuesit të interpelancës me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”, ka kërkuar faljen e borxheve ndaj bizneseve, pasi sipas tij, shumë prej tyre rrezikojnë të falimentojnë dhe shumë vende të punës t’i mbyllin për shkak të pasojave të shkaktuara nga pandemia Covid-19. Tahiri tha se është e domosdoshme legjitime falja e borxheve. Tahiri: E domosdoshme dhe legjitimi falja e borxheve “për të gjithë ne është shumë e qartë se gjobat e shqiptuara janë ligjshme mbi mandatin dhe nga ligji për menaxhimin e pandemisë, sidoqoftë ...
Komentet te ​Tahiri: E domosdoshme dhe legjitime falja e borxheve ndaj bizneseve Janë të Mbyllura

​Palmer: Kosova dhe Serbia mund të arrijnë marrëveshje këtë vit

Lajme
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka deklaruar se është e mundur që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje gjatë këtij viti, raporton KosovaPress. Në një intervistë për mediumin serb ‘Blic’, Palmer ka inkurajuar palët që të përfshihen aktivisht në dialog dhe të diskutojnë të gjitha çështjet mes dy vendeve. “Kurti dhe Vuçiq janë në pozicione, të cilat u mundësojnë që të përfshihen në dialog, të identifikojnë çështjet për të cilat mund të arrihet marrëveshje dhe ta çojnë të gjithë procesin përpara”, ka thënë Palmer. Ai deklaroi se Kosova nuk është e gatshme që të negociojë për çështjen e ndryshimit të kufijve ...
Komentet te ​Palmer: Kosova dhe Serbia mund të arrijnë marrëveshje këtë vit Janë të Mbyllura

Vdes një femër në vendin e punë

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka vdekur dje në vendin e punës. Sipas Policisë, asaj iu është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka mbetur pa vetëdije. Ekipi mjekësor kanë dalur në vendin ngjarje dhe kanë konstatuar vdekja e saj. Rasti ka ndodhur dje paradite në Fushë Kosovë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./KP ...
Komentet te Vdes një femër në vendin e punë Janë të Mbyllura

Nis seanca plenare për raportimin e ministrit Murati (Video)

Lajme
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës po vazhdon edhe sot, ku fillimisht nuk kishte kuorum për ndryshimin e vendimit për komisionin e shëndetësisë, i cili po kërkon që të ketë kompetenca edhe për çështje sociale. Ndërkohë, ka nis interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen e faljes së gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19. /KP ...
Komentet te Nis seanca plenare për raportimin e ministrit Murati (Video) Janë të Mbyllura