Malta e ka barazuar rezultatin në ndeshjen miqësore me Kosovën. Goli ka ardhur në fund të pjesës së parë me anë të futbollistit Dimech. Ky ishte edhe rasti i vetëm për Maltën, që u krijua pas një goditje dënimi. /KP ...
Komentet te MALTA BARAZON REZULTATIN ME KOSOVËN Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se Serbia tani po sillet ndaj Malit të Zi, ngjashëm siç ishte sjellur në vitet e 90-ta me vendet tjera fqinje, raporton KosovaPress. Këto deklarata, Gjukanoviq i bëri pas takimit që pati me anëtarët e presidencës së Bosnje Hercegovinës, Zeljko Komsic dhe Sefik Dzaferovic. “Të gjithë e dimë epilogun e atyre sjelljeve. Kam frikë se do të përsëriten gabimet që janë bërë në të kaluarën”, ka thënë Gjukanoviq. Ai deklaroi se pikëpamjet e tij të kohëve të fundit janë keqkuptuar vazhdimisht në Beograd. “Unë kam qenë një nga aktorët politikë të viteve të 90-ta dhe kjo përveç si barrë, është edhe ...
Komentet te Gjukanoviq: Serbia po përsërit gabimet e viteve të 90-ta, të gjithë e dimë epilogun Janë të Mbyllura
“Pema olimpike 2021” është mbjellë sot në oborrin Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), respektivisht tek Klinika e Onkologjisë. Mbjellja e pemës u bë nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me organizatën ta “Pastrojmë Kosovën”, për të shënuar Ditën Botërore të Mjedisit, kjo me qëllimin që të kontribuohet në një ambient më të pastër. Me këtë rast, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi tha se përgjatë 10 viteve të ardhshme do të mbillen gjithsej 1.8 milionë drunjë. Krasniqi: Mbollëm edhe “Pemën Olimpike”, për të përçuar mesazh për mbrojtjen e mjedisit “Jemi mbledhur sot këtu në hapësirën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për të shënuar një ditë të veçantë ...
Komentet te Mbillet “Pema Olimpike” në oborrin e Klinikës së Onkologjisë Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.915 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 75.553 doza të vaksinës. Nga 2.295 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 147 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.711. Në total numri i rasteve aktive është 1.511./ DielliNews.info ...
Komentet te Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Janë të Mbyllura
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një depo municionesh në Serbi, raporton KosovaPress. Kompania “Sloboda”, e cila ndodhet në Çaçak, rreth 140 kilometra larg Beogradit, njoftoi se zjarri kishte kapluar një pjesë të fabrikës, e cila ishte projektuar për ruajtjen e disa produkteve të municionit. Nga raportimet e deritanishme, nuk ka pasur të lënduar nga ky shpërthim, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në fabrikë. Anëtarët e sektorit të emergjencave në Ministrinë e Brendshme të Serbisë kanë thënë se brenda 24 orëve do të arrijnë të zbulojnë shkakun e shpërthimit. Mediat serbe raportojnë se situata tashmë është më e qetë në atë pjesë dhe se ...
Komentet te Shpërthim në një depo municionesh në Serbi Janë të Mbyllura
Bordi i përkohshëm i emëruar ditë më parë nga Qeveria Kurti ka shkarkuar kryeshefin e Ndërmarrjes Publike Qendrore-Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “Infrakos”, Hysen Nikçi. Nikçi për KosovaPress thotë se arsyeja e shkarkimit të tij ka qenë qesharake. Nikqi: Arsyetimi për shkarkimin tim është qesharak “Dje bordi përkohshëm që ka marrë mandatin javën e kaluar ka thirru një mbledhje të jashtëzakonshëm dhe mbrëmë në ora 17:30 ,ma kanë dërguar një vendim për shkarkimin tim. Ndërsa sot ma kanë sjellë në kopje fizike do me thënë vendimin që është procedurë që e kam pranuar, por arsyetimi është qesharak, shkak transparenca e bordit të kaluar që e ka realizuar konkursin nën vitin ...
Komentet te Shkarkohet kryeshefi i “Infrakos”, Hyseni: Ky vendim është qesharak, po bie viktimë pa asnjë faj Janë të Mbyllura
Ish-kryeministri Avudllah Hoti ka kërkuar sot në Kuvend faljen e gjobave për bizneset e ndëshkuara në pandemi. Deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti theksoi se kërkesa nga GP e AAK-së është e legjitime. Hoti: Është një kërkesë krejt legjitime “Po bisedojmë për një çështje që është specifike, kërkesë e një grupi parlamentar për falje të gjobave gjatë pandemisë. Mënyra se si po interpretohet nuk është plotësisht e drejt nga ana e qeverisë dhe e pozitës, duke tentuar me vendos këtë iniciativë dhe propozim të këtij grupi parlamentar në një rrafsh krejt tjetër. Besoj që është një kërkesë krejt legjitime. Personalisht në një situatë që është krejt normale asnjë herë nuk do ...
Komentet te Hoti: Kërkesa për faljen e gjobave është legjitime Janë të Mbyllura
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me Zyrën e UNFPA-së në Kosovë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, kanë lansuar sot doracakët për mësimdhënës lidhur me edukimin gjithëpërfshirës seksual për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë. Në ceremoninë e lansimit u tha se përmes këtyre doracakëve të rinjtë e vendit do të marrin njohuri të bazuara në shkencë se si të mbrojnë shëndetin, mirëqenien dhe dinjitetin e tyre. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se edukimi seksual që nga mosha e hershme është një faktor i rëndësishëm parandalues i sëmundjeve të ndryshme. Nagavci: Të rinjtë tanë në Kosovë kanë të drejtë të ...
Komentet te Lansohen doracakët për mësimdhënës lidhur me edukimin gjithëpërfshirës seksual (Video) Janë të Mbyllura
Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias ka thënë se Greqia përkrah rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në një konferencë të përbashkët për media me ministren e jashtme të Kosovës, Dendias bëri të ditur se Greqia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave. “Duam të zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën. Por jo vetëm, sepse ka edhe fusha të tjera në të cilat do të bashkëpunojmë në të ardhmen. Greqia është e përkushtuar në nismën Ballkani të mbetet lartë në agjendën evropiane. Ne e përkrahim fuqishëm edhe dialogun dhe shpresojmë se ai do të rezultojë me një zgjidhje që do ta stabilizonte rajonin”. Në ...
Komentet te Dendias: Greqia përkrah rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi (Video) Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovë Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Diplomati grek po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pritet të takojë edhe krerë të tjerë institucional. Ndërkohë, takimi i presidentes Osmani me kryediplomatin grek është i mbyllur për medie dhe të njëjtat u lejuan të marrin pamje vetëm në fillim të takimit. Mirëpo, Dendias pati edhe një takim me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pas të cilit takim u deklaruan edhe për media. Në konferencën e përbashkët për media, ministri Dendias ka thënë se Greqia përkrah rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në një konferencë të ...
Komentet te Osmani takohet me kryediplomatin grek Janë të Mbyllura