Dita ditës vini re se fëmijët tuaj bëhen më të varur drejt teknologjisë. Shumë prindër dorëzohen duke thënë: ‘Nuk kam çfarë t’i bëj’. Nga këtu fillon i gjithë problemi. Krijimi i një qëndrimi më të ekuilibruar ndaj teknologjisë në shtëpinë tuaj nuk do të ndodhë brenda natës, por ka një numër strategjish të qarta që mund të merrni për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Komunikimi me fëmijën – Për ju është e qartë që fëmija juaj është në përdorim të tepërt të telefonit, por ata mund ta mos e shohin atë në këtë mënyrë. Sigurohuni që të flisni me ta për disa, duke përfshirë efektet negative dhe rrezikun që përdorimi ...
Komentet te MËNYRAT MË TË MIRA PËR TË SHPËTUAR FËMIJËT NGA VARËSIA NDAJ TEKNOLOGJISË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Qershori njihet si muaji i qershive, prandaj ato nuk guxojnë të mungojnë në tryezën tuaj. Ato janë shumë të dobishme për shëndetin, sepse përmisojnë gjumin, heqin dhjamin në bark, mbrojnë zemrën dhe kanë përfitime të tjera shëndetësore. Ky frut përbëhet nga 82 përqind ujë, 16 përqind karbohidrate, 1 përqind proteina dhe praktikisht pa yndyrë (0.2 përqind). Përfitimet e qershive bazohen në përmbajtjen e pasur të vitaminave A, B1, B2, C, E, mineraleve (kalcium, hekur, magnez, fosfor, kalium, natrium, jod), si dhe acide organike, sheqerna (fruktoza, glukoza) ), substancat pektike dhe sasi të mëdha të antocianinave – substanca nga grupi flavonoid. Qershitë mbrojnë nga diabeti Qershitë kanë një indeks glikemik ...
Komentet te MUAJI I QERSHIVE: PSE DUHET T’I KONSUMONI ATO SA MË SHUMË Janë të Mbyllura
Temperaturat e larta sjellin edhe shumë probleme për organizmin. Problemi konstant i kësaj periudhe është padyshim dehidratimi i trupit ose quajtur ndryshe mungesa e ujit. Shfaqet si pasojë e një morie arsyesh, por kryesisht për shkak të djersitjes së madhe të trupit nga vapa. Kështu sfida e ditëve të nxehta është të qëndroni të hidratuar sa më shumë. Uji është padyshim zgjedhja e parë që bëhet në këto raste dhe sigurisht edhe më e mira. Gjithsesi njerëzit gjatë ditës konsumojnë edhe pije të tjera. Pije të cilat mund të jenë favorizuese ose jo të hidratimit të mirë të trupit. Me siguri kur mendoni për hidratimin nuk ju shkon mendja ...
Komentet te DY PRODUKTET E THJESHTA QË JU NDIHMOJNË TË HIDRATOHENI GJATË VERËS Janë të Mbyllura
Capital T dhe Kidda po vijnë me këngë të re. Capital T dhe Kidda kanë finalizuar projektin e tyre të ri, i cili pritet të vije plot ritme vere. Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, Capital T bëri të ditur se kënga e tyre publikohet nesër (e shtunë) në orën 17:00. Madje, ai zbuloi përmes një videoje edhe disa sekuenca të kësaj kënge, të cilën fansat e tyre e presin me padurim. “Numërimi nga prapa 24 orë,. NESER ORA 17:00 #MAGJI“, shkruan ai. Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Capital T mbetet “Rrushe”, këngë kjo që u prit mirë në publik. /RTK ...
Komentet te “MAGJIA” E CAPITAL T DHE KIDDËS PUBLIKOHET ME KËTË DATË Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të Gjykatës së Tiranës, ku vjehrri ka ekzekutuar me armë zjarri ish-dhëndrin e tij 30 minuta para seancës gjyqësore. Plumbat kanë plagosur edhe ish-prokurorin dhe avokatin, Adriatik Cama, i cili ishte ulur në kafen pranë gjykatës me viktimën, Kudret Saliaj. Kjo vrasje ka ardhur pas shumë problemesh të ndodhura mes autorit Mexhit Picari, viktimës dhe ish-bashkëshortes së tij, të cilët ishin prej vitesh në proces gjyqësor. Autori i cili arriti të largohej pas ekzekutimit, është kapur pas disa minutash nga “forcat blu”, pasi arriti të largohej me një makinë tip “Hyundai”. Vajza e autorit dhe viktima ishin në proces ...
Komentet te Ngjarje e rëndë vjehrri vret ish-dhëndrin, plagos edhe ish-prokurorin Janë të Mbyllura
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 raste të tjera dhe shtatë viktima nga koronavirusi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 155.379, ndërsa ai i viktimave në 5.442. Po ashtu edhe numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi është rritur në 148.910, me 38 pacientë që fituan betejën kundër virusit brenda ditës së fundit. Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer 807.837 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.109 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ...
Komentet te 7 viktima dhe 16 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore Janë të Mbyllura
Kosova ka arritur të fitojë 2 me 1 miqësoren ndaj Maltës. Golin e parë e shënoi Kosova përmes sulmuesit Milot Rashica në minutën e 19’. Përveç golit të realizuar, futbollistët e Kosovës patën edhe disa raste të mira shënimi, por që nuk arritën ti konkretizojnë Malta u kundërpërgjigj në fund të pjesës së parë kur Shaun Dimech realizoi nga afërsia mes dyshimeve për pozitë jashtë loje. Pas shumë mundësive, Kosova më në fund e riktheu epërsinë në duelin miqësor ndaj Maltës. Milot Rashica shënoi përsëri për avantazhin e Kosovës në minutën e 84-të. “Dardanët” ditë më parë në “Fadi Vokrri” po në një miqësore mposhten me rezultat të thellë 4:1 ...
Komentet te Kosova fiton miqësoren edhe ndaj Maltës Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe tre persona në rastin e kontratës së lidhur në mes Telekomit të Kosovës dhe “Zone Mobile”. Po ashtu ka konfiskuar dokumente të ndryshme dhe mallra në vlerë rreth 30 mijë euro. Të dyshuarit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente. Ky është njoftimi i plotë i Prokurorit të Shtetit: Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në vazhdën e ndërmarrjes së veprimeve hetimore në rastin ...
Komentet te Ndalohen edhe tre persona në rastin e kontratës së lidhur në mes Telekomit dhe “Zone Mobile” Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në zyrën e tij Gjeneral Jörg Rüter, Drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NATO Advisory and Liaison Team – NALT). Gjenerali Rüter uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe përgjegjësinë e re. Kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohjen për rolin e NALT-it në përkrahje të organizatave të sigurisë në Kosovë. Në komunikatën qeveritare thuhet se kryeministri Kurti shprehu rëndësinë e sigurisë dhe paqes në rajon, për mbarëvajtjen e aktiviteteve stërvitëse të përbashkëta të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës me trupat e vendeve aleate në kuadër të “Defender Europe 21” të ...
Komentet te Kurti takon zyrtarin e lartë të NATO-s Janë të Mbyllura
Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar gjatë një aksident trafiku në Gadime të Lipjanit. Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 15:00 në fshatin Gadime të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Rreth orës 17:15, jemi njoftuar nga QKUK, se njëri nga personat e lënduar në aksident nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo.. Policia ka dalë në ...
Komentet te Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në Gadime Janë të Mbyllura