Një person derisa punonte si sigurim fizik ka raportuar se kishte dëgjuar një shpërthim në veri të Mitrovicës, megjithatë pas hetimeve del se ai ishte nën ndikimin e alkoolit. Rasti ka ndodhur në orën 21:00 në rrugën “ Kollashinska”. Sipas Policisë, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin ku dyshohej se kishte ndodhë shpërthimi, por nuk kanë vërejte asgjë të dyshuar. “Në makineritë që shërbejnë për kryerjen e punimeve në atë vend nuk është vërejte asnjë lloj dëmi apo gjurme që mundë të jenë shkaktuar. Ankuesi është sjell në stacion policor të cilit iu ka bërë alkotesti dhe ka rezultuar se ai kishte qenë nën ndikim të alkoolit 1.70 promil. ...
Komentet te Raporton për një shpërthim në veri por del se ishte i dehur Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Të dhënat e organizatave që trajtojnë viktimat e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë japin shifra shqetësuese për numrin e vdekjeve të personave të kësaj kategorie, dëshmitë e të cilave mbesin pa u trajtuar nga drejtësia. Katër organizata të ndryshme i thanë KosovaPressit se janë 33 viktima që i kanë identifikuar e që tashmë nuk jetojnë më, por ky numër mund të jetë edhe më i lartë. Shumë dëshmi, rrëfime e përjetime të krimeve të luftës po mbeten të padëgjuara. Bashkë me trupat e tyre, po varrosen edhe dëshmitë e shumë grave e burrave që u dhunuan seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë. Derisa shumë prej tyre ...
Komentet te Të vdesësh pa marrë drejtësinë, dëshmitë e viktimave të dhunës seksuale të padokumentuara (Video) Janë të Mbyllura
Dita e shtunë mbetet me mot të qëndrueshëm dhe të ngrohtë, kur priten intervale më të gjata me diell. Kurse, nga dita e diel pritet mot jostabil mbi vend, ku priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima. Sipas Prishtina Weather, të hënën më freskët e priten edhe shtrëngata me shi. “Nga dita e martë, do të mbajë mot i ndryshueshëm, do të ketë edhe vransira dhe diell, për derisa rreth viseve malore mund të mbeten mundësi për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima. Indeksi i cilësisë së ajrit edhe do të mbetet përreth vlerave të pranueshme gjatë kësaj periudhe. Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera ...
Komentet te Sot mot me diell, nga nesër pritet mot jostabil Janë të Mbyllura
Një mësimdhënës është arrestuar në Malishevë, pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar fizikisht nxënësin e tij. Rasti kishte ndodhur më 2 qershor, ndërsa i dyshuari është arrestuar të nesërmen. Ai pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet./KP ...
Komentet te Mësimdhënësi arrestohet për keqtrajtim të nxënësit Janë të Mbyllura
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuat se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2.915 doza të vaksinës kundër COVID-19. Sipas institutit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 75.553 doza të vaksinës. “Nga 2.295 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 147 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.711. Në total numri i rasteve aktive është 1.511./KP ...
Komentet te 75.553 persona marrin dozën e vaksinës anti-Covid Janë të Mbyllura
Për të shënuar Ditën Botërore të Mjedisit me 5 Qershor 2021, UN Habitat Kosova në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës do të organizojë disa aktivitete që synojnë ndërgjegjësimin e qytetarëve për rolin që ata mund të luajnë në mbrojtjen e mjedisit. Me këtë rast, sot duke filluar nga ora 10:00, tek Restaurant “Ura e Ibrit” do të bëhet prezantimi i udhëzuesit për Plan të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, shefi i zyrës dhe këshilltari teknik i UN Habitati Kosovo, Omar Siddique, si dhe figura tjera të rëndësishme nga institucionet lokale dhe ato qendrore, musafirë nga organizatat lokale dhe ndërkombëtare. Ky ...
Komentet te Mitrovica shënon Ditën Botërore të Mjedisit me disa aktivitete Janë të Mbyllura
Sot është Dita ndërkombëtare e mjedisit, e cila u caktua në vitin 1972 nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së. Qëllimi i kësaj dite është për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim. Kjo datë u zgjodh, sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara. Kjo ditë përcillet me aktivitete të shumta, ku edhe kësaj here aktivitetet kryesore janë organizuar nga Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, komunat, ...
Komentet te Sot Dita e Mjedisit Janë të Mbyllura
Oxfordshire po punon për t’u bërë një zonë krejtësisht pa duhan. Vendi po planifikon të ndalojë pirjen e duhanit edhe në ambiente të jashtme deri në vitin 2025. Nëse gjërat shkojnë sipas planit, Oxfordshire do të bëhet vendi i parë në Angli, por edhe në Evropë, që bën diçka të tillë. Aktualisht, sipas Oxford Mail, 12% e popullsisë së Oksfordit pinë duhan. Por numri i duhanpirësve aktivë duhet të bie në një kuotë 5% ose më pak, në mënyrë që të arrihet qëllimi për një vend pa duhan. Rreth 7 milionë njerëz janë identifikuar si duhanpirës në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019, ndërsa statistikat e fundit tregojnë se ...
Komentet te KY ËSHTË VENDI I PARË QË NDALON CIGAREN NË AMBIENTET E JASHTME Janë të Mbyllura
Në hulumtimin e organizuar javë më parë nga Kolegji “Pjeter Budi”, në pyetjen “A keni njohuri të mjaftueshme kompjuterike dhe aftësi për IT për t’u kyçur në mësimin online?”, del se: 58% e maturantëve mendojnë se kanë aftësi të shkëlqyeshme për t’u kyqur në mësimet e tyre online, 19% e respodentëve mendojnë që kanë aftësi shumë të mira, dhe 19% aftësi të mira per t’u kyqur online, ndersa 3% aftësi të mjaftueshme dhe vetëm 1% kanë aftësi të dobëta per t’u kyqur online. DielliNews.info ...
Komentet te Sa përqind e maturantëve kanë aftësi të shkëlqyeshme për t’u kyçur në mësimet online? Janë të Mbyllura
Britania e Madhe ka miratuar vaksinën antiCOVID-19 Pfizer/BioNTech për përdorim te fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç. Agjencia Rregullatore britanike e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) autorizoi sot përdorimin e vaksinës në grupmoshën më të re pas një rishikimi të sigurisë, cilësisë dhe efikasitetit të saj. Vaksina Pfizer ishte e para që u autorizua për përdorim në BM në fund të vitit të kaluar, raporton ATSh. “Ne kemi rishikuar me kujdes të dhënat e provave klinike te fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç dhe kemi arritur në përfundimin se vaksina antiCOVID-19 Pfizer/BioNTech është e sigurt dhe efikase në këtë grup moshë dhe se përfitimet e ...
Komentet te Britania e Madhe miraton vaksinën Pfizer për 12-15-vjeçarët Janë të Mbyllura