Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Nesër mbahet gara automobilistike në Prizren

Sport
Nesër do të mbahet gara e parë në disiplinën e auto sllallomit për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm, garë kjo që organizohet nga “SHAM AK Prizreni” në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK). Kjo garë do të zhvillohet në qytetin e Prizrenit, më saktësisht te transiti i ri, ku do të ketë pjesëmarrës të dy konkurrencave, asaj të femrave dhe të meshkujve, përcjell KosovaPress. Paraqitje për garë do të bëhet nga ora 9:00 deri në 10:30, kurse kontrolli teknik i veturave dhe verifikimi i dokumentacionit do të bëhet nga ora 9:00 deri në 11:00. Me fillim nga ora 11:30 do të zhvillohet takimi i parë ...
Komentet te ​Nesër mbahet gara automobilistike në Prizren Janë të Mbyllura

​Qeveria premton platformë për dialogun, opozita ia kërkon para takimit në Bruksel (Video)

Lajme
Qeveria e Kosovës po premton platformë dhe strategji për dialogun me Serbinë, mirëpo pas takimit të paraparë në mes të qershorit, kur edhe pritet të vendoset kapitulli i ardhshëm i dialogut Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu thotë për KosovaPress se takimi në Bruksel do të mbahet vetëm për përcaktimin e dialogut të ardhshëm, për të cilin thekson se patjetër që do të ketë platformë dhe strategji kur t’i vjen koha. Kryeziu: Për dialogun e ardhshëm, patjetër që do të ketë platformë dhe strategji Video “Sa i përket takimit të mesit të këtij muaji, ky takim nuk është takim i dialogut, por është takim për dialogun e ardhshëm. E për ...
Komentet te ​Qeveria premton platformë për dialogun, opozita ia kërkon para takimit në Bruksel (Video) Janë të Mbyllura

​Kërcënohet inspektorët në Suharekë

Lajme
Dy persona janë arrestuar në fshatin Shirokë të Suharekës, pasi të njëjtit kishin penguar inspektorët të cilët ishin duke rrënuar një objekt të ndërtuar pa leje. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Po në Suharekë, është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti në vendin e tyre të punës kishte kanosur tre inspektorë të cilët po merreshin me një rast të rrënimit të një objekti. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./KP ...
Komentet te ​Kërcënohet inspektorët në Suharekë Janë të Mbyllura

​Reagon FboxK, do të bëhet ankesë për eliminimin e Donjeta Sadikut

Sport
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku është eliminuar mbrëmë nga kampionia e Suedisë Agnes Alexiusson, në fazën e dytë të turneut kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që po zhvillohen në Paris të Francës. Por me fitoren e Alexiusson kundër Sadikut, nuk është pajtuar Federata e Boksit të Kosovës, ku fitores së boksieres suedeze iu adresua si e padrejtë, përcjell KosovaPress. Edhe pse boksierja jonë fitoi dy raunde dhe humbi vetëm një, Sadiku u eliminua me pikë nga gjyqtarët që po ndajnë drejtësinë në kualifikimet e Lojërave Olimpike Tokyo 2020. “Menjëherë pas duelit stafi i FboxK bëri ankesë për dëmtimin e boksieres Sadiku nga gjyqtari nga Uganda ku të tre raundet i dha ...
Komentet te ​Reagon FboxK, do të bëhet ankesë për eliminimin e Donjeta Sadikut Janë të Mbyllura

​Lëndohet në vendin e punës

Lajme
Një punëtor ka pësuar lëndime në rrethana ende të panjohura në fshatin Sojevë të Ferizajt. Aksidenti ka ndodhur dje në mesditë. Viktima pas tretmanit në emergjencë në Ferizaj, nga familjarët është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa gjendja e viktimës sipas mjekëve është stabile. Rasti duke u hetuar./KP ...
Komentet te ​Lëndohet në vendin e punës Janë të Mbyllura

​“Kuq e Zinjtë” zhvillojnë sot miqësoren kundër Uellsit, ja formacionet e mundshme

Sport
Uellsi do të përfundojë sot ndeshjet miqësore para Evropianit 2020, ku sot si vendas në stadiumin “Cardiff City”, do të zhvillojë ndeshje kundër Kombëtares së Shqipërisë. Shqipëria nuk do të jetë prezentë në Kampionatin Evropian 2020, kurse në këtë miqësore rikthehet nga fitorja 2:0 kundër San Marinos, ndërsa Kombëtarja e Uellsit rikthehet nga humbja 3:0 kundër Francës. Të dy kombëtaret janë përballur tre herë mes vete, ku një fitore ka Shqipëria, një Uellsi dhe një herë kanë ndarë pikët e barabarta, përcjell KosovaPress. Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Shqipëria ka formë më të mirë, ku kanë pesë fitore dhe një humbje, në krahasim me Uellsin që ...
Komentet te ​“Kuq e Zinjtë” zhvillojnë sot miqësoren kundër Uellsit, ja formacionet e mundshme Janë të Mbyllura

​Policia konfiskon bimë narkotike në Podujevë

Lajme
Policia ka gjetur dhe konfiskuar asgjësuar në Podujevë, 57-copë bimë narkotike të llojit kanabis, të madhësive të ndryshme 10-60 cm gjatësi. Rasti është raportuar nga qytetarët dje pasdite, ku është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.   /KP ...
Komentet te ​Policia konfiskon bimë narkotike në Podujevë Janë të Mbyllura

​Hoxha: Janë rritur kërkesat për trajtim të pacientëve post-COVID

Shëndetësi
Rënia rasteve pozitive me koronavirus në Kosovës, ka bërë që edhe në Klinikën e Pulmologjisë të bie ndjeshëm numri i të spitalizuarve me këtë virus. Kurse, tash kjo klinikë po ballafaqohet me shtim të kërkesave për hospitalizim të pacientëve që e kanë kaluar COVID-19. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Pulomologjisë, Musa Hoxha në një intervistë për KosovaPress, thotë se pacientët të cilët nga infektimi me koronavirus kanë pasur gjendje të rëndë klinike po rikthehen për të trajtuar pasojat e shkaktuara nga COVID-19. Hoxha thotë se tashmë fal uljes së rasteve të reja të të prekurve me koronavirus kanë nisur trajtimin e pacientëve me patologji të tjera të ...
Komentet te ​Hoxha: Janë rritur kërkesat për trajtim të pacientëve post-COVID Janë të Mbyllura

​Vjedhin para në një qendër tregtare

Lajme
Persona të dyshuar duke depërtuar me forcë përmes një dritareje kanë hyrë në brendi të një qendre tregtare në Prishtinë dhe nga kasa e saj kanë vjedhur një shumë parash. Rasti ka ndodhur dje dhe deri tash nuk raportohet për të arrestuar. Policia njofton se po vazhdon me hetime./KP ...
Komentet te ​Vjedhin para në një qendër tregtare Janë të Mbyllura

​Digjet një fermë e pulave

Lajme
Një fermë e pulave është përfshirë nga zjarri dje pasdite në lagjen “Bajram Curri”, në Prizren. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. “Si pasojë e zjarrit të lënduar nuk ka, ndërsa janë djegur rreth 8,000 zogj të pulave dhe po ashtu është djegur edhe një pjesë e fermës-objektit. Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori lidhur me rastin”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te ​Digjet një fermë e pulave Janë të Mbyllura