Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Zgjidhet trajneri i vitit në Premier Ligën angleze

Sport
Pas çmimit të lojtarit të vitit, edhe çmimi për trajnerin e vitit ka shkuar në Manchester City. Trajneri spanjoll Pep Guardiola është zgjedhur trajneri më i mirë i sezonit 2020/21 në Premier Ligën angleze, pasi që e udhëhoqi Manchester Cityn drejt titullit të Premier Ligës, përcjell KosovaPress. Guardiola tani numëron tre tituj të Premier Ligës në një periudhë prej katër vitesh, duke e konfirmuar përsëri që ende është njëri ndër trajnerët më të mirë aktiv. Edhe pse Guardiola arriti që të shpallet përsëri kampion i Anglisë, dhe të fitoj për të katërtën herë radhazi Kupën e Carabaos, spanjolli dështoi edhe një herë në garat evropiane me Manchester Cityn./KP ...
Komentet te ​Zgjidhet trajneri i vitit në Premier Ligën angleze Janë të Mbyllura

A DUHET NGRËNË BANANE ME STOMAK BOSH?

Kuzhina
Nga të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi është absolutisht më i rëndësishmi. Këshillat e ekspertëve thonë se në mëngjes duhet të hamë sikur të ishim mbretër dhe mbretëresha, në sensin e marrjes së ushqyesve më të rëndësishëm. E megjithatë, këto këshilla shpesh bien në vesh të shurdhër, falë stilit kaotik të jetesës dhe jo vetëm.   Në shumicën e rasteve, njerëzit nuk kanë kohë të ulen në tavolinë e të hanë mëngjes, ndaj mjaftohen me një banane. Ky frut është padyshim mirëbërës për organizmin dhe i vjen në ndihmë zemrës dhe trupit. Banania mirëmban tensionin e gjakut, lufton depresionin, konstipacionin, urthin dhe ulçerën. Ky frut përmban hekur ndaj ...
Komentet te A DUHET NGRËNË BANANE ME STOMAK BOSH? Janë të Mbyllura

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.922 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 78.477 doza të vaksinës. Nga 2.066 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 197 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.908. Në total numri i rasteve aktive është 1.334./DielliNews.info ...
Komentet te Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Janë të Mbyllura

​Shoqata Trojet e Arbrit: MKRS po neglizhon kërkesën për vendosjen e Muranës së Skënderbeut në Prizren

Lajme
Shoqata e Intelektualëve shqiptar “Trojet e Arbrit”, ka njoftuar se kanë kaluar gjashtë muaj që kur kanë dorëzuar të kompletuar projektin për ndërtimin e Muranës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për marrjen e lejës në qëndren historike të Prizrenit dhe vendosjen e Muranës. Sipas shoqatës, projektin e kanë dorëzuar pas përfundimit të një debati një mujor i cili ka qenë shumë interesant dhe mjaftë frytdhënës. “Në këtë debat me këshilla dhe sugjerime patëm mijëra të interesuar që dhanë propozimet e tyre që do të merren parasysh në të ardhmën. Por fatkeqësisht ka gjashtë muaj që edhe ministrja e kaluar Vlora Dumoshi dhe ministri ...
Komentet te ​Shoqata Trojet e Arbrit: MKRS po neglizhon kërkesën për vendosjen e Muranës së Skënderbeut në Prizren Janë të Mbyllura

​Ahmeti: Agjenda e gjelbër bëhet pjesë e BDI-së në zgjedhjet lokale

Lajme
Në ditën e 19-të vjetorit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), kryetari i saj Ali Ahmeti njoftoi se agjenda e gjelbër bëhet pjesë e partisë në zgjedhjet lokale. “Në 19-të vjetorin e BDI-së fillojmë me politikë të re dhe veprim të drejtpërdrejtë, politikë për drejtësi ekologjike dhe jetë cilësore. Agjenda e gjelbër bëhet pjesë e BDI-së”, ka thënë Ahmeti në fillim të fjalimit. Ai apeloi deri tek shoqëria civile dhe grupet e interesit që t’i bashkëngjiten agjendës së tyre të gjelbër me idetë dhe përvojat e tyre të cilat do të përqafohen nga ana e BDI-së. “Një vajze e re, Greta Tunberg, përshkoi botën me alarmin për ndryshimet klimatike e ...
Komentet te ​Ahmeti: Agjenda e gjelbër bëhet pjesë e BDI-së në zgjedhjet lokale Janë të Mbyllura

​Bardhi: 80 mijë të vaksinuar në Kosovë (Video)

Shëndetësi
Vaksinimi i qytetarëve po vazhdon edhe sot në tërë Kosovë. Ndërkohë, vetëm sot janë vaksinuar rreth 1mijë e 300 persona. Personeli i institucioneve shëndetësore, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, më datë 5 maj 2021, janë ftuar me termine për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19. Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, Niman Bardhi tha se deri sot në Kosovë janë aplikuar 80 mijë vaksina. Bardhi: 80 mijë të vaksinuar në Kosovë “Është duke vazhduar procesi i vaksinimit në sallën “1Tetori”, po ashtu edhe në nivel vendi me dozën e parë dhe me dozën e dytë ...
Komentet te ​Bardhi: 80 mijë të vaksinuar në Kosovë (Video) Janë të Mbyllura

​Ndeshjet miqësore mes kombëtareve, programi i ditës së sotme

Sport
Miqësoret mes kombëtareve, para Kampionatit Evropian 2020, janë ende duke vazhduar ku edhe sot do të keni rastin të ndiqni disa përballje tejet interesante. Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sot ndeshje si mysafirë kundër Uellsit, dhe Rusia e pret në shtëpi Kombëtaren e Bullgarisë. Po ashtu, përballje interesante do të jetë edhe ajo mes kombëtareve në grupmoshat U18, ku Portugalia zhvillon ndeshje si vendase kundër Norvegjisë, përcjell KosovaPress. Programin e plotë të ndeshjeve miqësore mes kombëtareve e gjeni më poshtë. 14:00 Portugali U18 – Norvegji U18 16:00 Togo – Guinea 17:00 Rusia – Bullgaria 18:00 Uellsi – Shqipëria 19:00 Gambia – Nigeria 19:00 Bregu i Fildishtë – Burkina Faso 20:45 Mali i Zi – Izraeli ...
Komentet te ​Ndeshjet miqësore mes kombëtareve, programi i ditës së sotme Janë të Mbyllura

​Në Ditën e Mjedisit kërkohet më shumë investim në shtigje për këmbësorë dhe çiklistë

Lajme
Dhjetëra përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore, ndërkombëtare, shoqërisë civile, si dhe qytetarë, kanë marrë pjesë në turneun me biçikleta që u mbajt sot në Mitrovicë, në shënim të Ditës Botërore të Mjedisit. Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka bërë të ditur për KosovaPress, se kjo komunë është e përkushtuar në ndjekjen e politikave të gjelbra, ndërsa ka porositur se e ardhmja e afërt do të jetë shumë më e mirë për biçikleta. Mujka: Ne vërtetë po mendojmë për biçikleta “Ne jemi një komunë e përkushtuar për ndjekjen e politikave të gjelbra, kemi planin e mobilitetit në të cilin parashihet edhe zgjerimi i shtigjeve për biçikleta, zgjidhja e ...
Komentet te ​Në Ditën e Mjedisit kërkohet më shumë investim në shtigje për këmbësorë dhe çiklistë Janë të Mbyllura

​Projektligji për tekstet shkollore brenda vitit miratohet në Kuvend, do të konkurrojnë autorët dhe jo shtëpitë botuese (Video)

Lajme
Qeveria e Kosovës deri në fund të vitit po synon që ta dërgojë në Kuvend për miratim projektligjin për tekstet shkollore. Konkurrimi i autorëve me tekstet e tyre dhe jo i shtëpive botuese do të jetë vetëm një nga ndryshimet që po proklamohet nga pozita. Projektligjin për tekstet shkollore, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka paraparë edhe në agjendën legjislative për këtë vit, derisa njohës të fushës së arsimit po kërkojnë që ky projektligj të jetë prioritet i ekzekutivit. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fitim Uka tregon se çka do të kenë prioritet gjatë hartimit të këtij projektligji Sipas tij, për të pasur tekste cilësore duhet të konkurrojnë ...
Komentet te ​Projektligji për tekstet shkollore brenda vitit miratohet në Kuvend, do të konkurrojnë autorët dhe jo shtëpitë botuese (Video) Janë të Mbyllura

​Aliu paralajmëron hapa konkret në raport me mjedisin

Lajme
Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në Ditën Botërore të Mjedisit, ka deklaruar se lumenjtë, pyjet dhe parqet e Kosovës po dëmtohen dhe nuk po përdorën drejtë, andaj edhe ka paralajmëruar ndërmarrjen e hapa konkret në raport me mjedisin. Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Komunën e Prishtinës, organizata e shoqëri civile, kanë shënuar sot Ditën Botërore të Mjedisit. Ministri i MMPI-së, Liburn Aliu duke u drejtuar fëmijëve të pranishëm në këtë aktivitet, tha se shpreson që kjo gjeneratë do të sjellë ndryshim për të mirë. Aliu shtoi se lumenjtë, pyjet dhe parqet e Kosovës po ...
Komentet te ​Aliu paralajmëron hapa konkret në raport me mjedisin Janë të Mbyllura